Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 12 Maj 2018


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 41 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 11 drejtues mjetesh.

16 persona për Narkotikët

10 persona në kërkim.

2 persona për veprën penale "Vjedhja"

1 person për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë "

 
Gjithashtu janë sekuestruar:
1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, 
851 lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa,
1 dorezë metalike,

4 predha si dhe 4 gëzhoja.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 67 persona.
 

Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
1- "Precizioni"- Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, falë bashkëpunimit ndërkombëtar me disa agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja është goditur një grup i strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave.
Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër, finalizuan me sukses operacioni ndërkombëtar policor të koduar ‘Precizioni’.
Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale "Arrest me burg", për 18 shtetas.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2