Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 12 Maj 2018


DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË
Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, falë bashkëpunimit ndërkombëtar me disa agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja është goditur një grup i strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave.  
Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe  Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër,  finalizuan me sukses operacioni ndërkombëtar policor të koduar ‘Precizioni’.
Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale "Arrest me burg", për 18 shtetas: 
1. M.K., 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).
2. R.D., 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
3. R.S., 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
4. B.Ll., 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).
5. M.M., 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).
6. A.Sh, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
7. A.Gj., 47 vjeç, banues në Rrëshen.
8. I.H., 43 vjeç, banues në Fier.
9. O.I., 40 vjeç, banues në Gjirokastër.
10. A.U., 26 vjeç, banues në Tiranë.
11. K.U., 25 vjeç, banues në Tiranë.
12. F.Xh., 43 vjeç, banues në Korçë.
13. G.J., 33 vjeç, banues në Tiranë.
14. L.Ç., 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
15. K.A., 23 vjeç, banues në Tiranë.
16. N.M., 53  vjeç, banues në Shkodër.
17. A.B., 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
18. B.H., 58 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R., banues në Librazhd. 
Arrestimi i këtyre personave, u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në Shkurt të vitit 2017, ka regjistruar procedimin penal lidhur me veprat penale të ‘’Trafikimit të narkotikëve’’ kryer në bashkëpunim dhe ‘’Grup i strukturuar kriminal’’.
Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lëndëve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.
Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së. 
Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së. 
Në kuadër të veprimeve hetimore, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, është shkëmbyer informacion me autoritetet policore të Greqisë, Turqisë,  Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh policore dhe konkretisht:
Nga kryerja e aktivitetit kriminal të këtij grupi dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet e Hetimit Penal në Rajonin e Atikës në Greqi, më datë 4 prill 2017, është bërë arrestimi i shtetasve shqiptarë;
-E.B., 32 vjeç 
-A.G., 56 vjeç 
-D.L., 31 vjeç  
-L.B., 51 vjeçe
Këtyre shtetasve u janë sekuestruar:
 - 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 
 - 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘ 
 - 5.845 euro. 
- Në datë 21 korrik 2017, në Fier, janë sekuestruar 70 kg lëndë narkotike janë arrestuar 5 shtetas.       
- Në datë 18 dhjetor 2017 në Vlorë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: R.A., ku iu sekuestruan 77 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
- Në datë 26 janar 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore greke u bë sekuestrimi i sasisë prej 1,6 ton kanabis në Greqi, ku u arrestuan 13 shtetas, nga të cilët 9 shtetas shqiptarë dhe 4 shtetas grekë.
Sendet e sekuestruara gjatë operacionit nga autoritetet greke janë:
- 1.586 ton e 700 gram kanabis;
- 2 gomone model YAMAHA HP me fuqi motorike 3x350 dhe 4x350;
- 1 mjet tip “Toyota Avensis” me targë IMX-9454;
- 7710 EURO;
- 1 pistoletë model “Valther PPK-L”, kalibër 7,65 mm;
- 1 pistoletë model “Pietro Berreta Garbone V.T, kalibër 7,65 mm;
- 1 pistoletë bosh model “POHM”, kalibër 9 mm P.A.K;
- 1 pistoletë ajër model “Walther”;
- 61 fishekë kalibër 7,65,32 mm;
- 37 fishekë bosh kalibër 9 mm;
- Telefona celularë.
- Në datë 23 shkurt 2018, në qytetin e Kavajës është bërë kapja në flagrancë e shtetasit H.Gj., të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciator dhe me dorezë plastike të zezë, një qese plastike e bardhë me fishekë.
- Në datë 27 shkurt 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore maqedonase, në shtetin e Maqedonisë u bë kapja në flagrancë e shtetasit M.M., në makinën e tij në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua 85 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Gjithashtu, autoritetet maqedonase sekuestruan:
- Mjetin tip “Iveco Magirus”, 
- 3 telefona.

Në datë 19 mars 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore në shtetin e Turqisë, u bë kapja në flagrancë e 11 shtetasve shqiptarë, nga ku u sekuestrua 1.1 tonë Cannabis Sativa. 
Nga autoritetet policore turke në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 4 shtetas shqiptarë edhe 7 shtetas turq, mes tyre edhe kreu u grupit kriminal shtetasi M.K. 
Këtij grupi të strukturuar kriminal, pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis autoriteteve policore shqiptare me ato turke, gjatë vitit 2017 në 2 operacione të ndryshme në Turqi, u janë sekuestruar edhe 2.1 tonë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe janë arrestuar 7 shtetas turq dhe 4 shqiptarë, si dhe 2 shqiptarë të shpallur në kërkim. 
Në Itali u janë sekuestruar 2.1 tonë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Këtij grupi më datë 20 prill 2018, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë dhe është arrestuar një shtetas si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.
Gjatë ekzekutimit të vendimit të gjykatës për arrestimin e personave të mësipërm, nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- Në banesën e shtetasit T.S., i cili u arrestua në flagrancë  u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 851 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Ky hetim proaktiv prej muajsh është ndjekur nga Njësia e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë. 
Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet Kriminal. 
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe agjenci të tjera po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.D., vjeç 47, banues në Tiranë, bazuar në Nenet 143/2 dhe 135 të Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, shtetësia A.K., vjeçe 30, banuese në Tiranë, kallëzon se i kanë falsifikuar dokumentet, në emër të saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u ndalua shtetasi A.S., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit K.K.,  dhe A.H., vjeç 44 e 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.05.2018, në rrugën ‘Teodor Keko”, K.K., duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Peugeot”, të drejtuar nga A.H., i cili ka përplasur mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga M.B., vjeç 27, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar K.K., dhe A.H., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.K., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.05.2018, në rrugën “Demokracia’, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip “Audi” të drejtuar nga shtetësia S.M., vjeçe 49, banuese në Tiranë, për pasojë është dëmtuar pasagjeri i mjetit tip “Audi”, shtetasi M.P., vjeç 53, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në Kamëz, në bulevardin “Blu’’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.H., vjeç 27, banues në Kamëz, pasi dyshohet se më datë 10.05.2018, në rrugën “Sami Frashri”, duke drejtuar mjetin tip ‘’Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin G.D., vjeç 22 banues në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar G.D., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.D., vjeç  21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.05.2018, në Farkë e Madhe, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A.D., R.H., dhe B.V., vjeç 36, 20 e 23, banues në Tiranë, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital B.V., dhe R.H, janë larguar për në banesë, ndërsa A.D., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.D., vjeç 29, banues Tiranë, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.H., vjeç 37, banues Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.C., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Piaggio”. Neni 291i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Më datë 11.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.G., vjeç 38, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Neni 88/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin P.M., vjeç 50, banues në fshatin Arapaj, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.LL., vjeç 27, banues në Elbasan, pasi më datë 10.05.2018 në lagjen “5 Maji”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Alfa Romeo”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasen A.S., vjeçe 36, banuese në fshatin Veliternë, Maliq, bazuar në nenet 248, 135 dhe 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T., vjeç 39, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasit L.G., dhe E.M., vjeç 27 e 21, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen ‘’Çlirim’’, iu gjetën dhe u bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
                                                                
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.V, vjeç 57, banues në Skrapar, bazuar në nenet 248 e 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin Th.J., vjeç 42, banues në  fshatin Fierz, Belësh, Elbasan, pasi dyshohet se tek Dogana, Berat, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar motoçiklistin shtetasin E.H., vjeç 24, banues në  Berat, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin O.Gj., vjeç 30, banues në  fshatin Otllak Berat, pasi dyshohet se në lagjen “30 Vjetori”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar këmbësoren A.V., vjeçe 15, banuese në Berat, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S.K., 20 vjeç, banues në Ura Vajgurore, Berat.
Arrestim i tij u bë pasi në rrugën automobilistike Ura Vajgurore - Berat, pranë karburant “Bregu”, duke drejtuar mjetin tip 'Seat' është përplasur me motoçikletën tip “Honda” me drejtues shtetasin E.M, 61 vjeç, banues në Ura Vajgurore.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Drejtimi mjetit në mënyrë të parregullt", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Shkodër
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi
Më datë 11.05.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar u bë kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar i shtetasit:
A.A., 37 vjeç, banues në Barbullush, Vau i Dejës.
 Ndalimi i shtetasit A.A., u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, e cila e ka shpallur person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Itali, kjo pasi Gjykata e Apelit Torino/Itali, me vendim nr. SIEP 515/2009, datë 11.11.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burg për veprat penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” të parashikuara nga nenet 110, 385 të Kodit Penal Italian.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Vau i Dejës, Shkodër
Identifikohen autorët e ngjarjes së djeshme ku ka mbetur i plagosur shtetasi E. S., 43 vjeç, banues në Laç-Vau i Dejës
Më datë 11.05.2018, nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
A. B. 26 vjeç, T. B. 24 vjeç, K. B. 19 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, pasi për motive të dobëta, në një servis automjetesh në Laç, Vau i Dejës, kanë plagosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin, E. S., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, model 54, kalibër 7.62 mm dhe 4 predha.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim” e “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 78-22 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Z.H., vjeç 33, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Skenderbeg”, duke drejtuar  mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar motoçiklistin Gj.N., vjeç 50, banues në  fshatin Juban, Shkodër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen E.M., vjeçe 31, banuese në fshatin Berdicë e Mesme, pasi dyshohet se në lagjen “Liria”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar biçiklistin R.K., vjeç 74, banues në Shkodër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin D.H., vjeç 79, banuese në fshatin Stajka, Vau i Dejës, pasi dyshohet se në Stajka, Vau i Dejës, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, pa targë, është përplasur me mjetin tip “Daimler Chrysler” me drejtues shtetasin F.D., vjeç 23, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit D.H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin F.G., vjeç 51, banues në Kosovë, pasi dyshohet se u kap me mjetin tip “Benz”, duke kryer transport udhëtarësh pa bileta, në pronësi të një subjekti. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasen E.K., vjeçe 27, banuese në Kukës, pasi dyshohet se për t’u pajisur me kartë identiteti, ka aplikuar me të dhënat personale të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A.T., vjeç 26, banues në fshatin Rrilë Lezhë , pasi dyshohet se në rrugën Kukës-Ura e Drinit të Zi , duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerët, shtetasit M.T., dhe F.B., vjeç 27 e 26, banues në Rrilë Lezhë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër, për shtetasit M.B., e G.Xh., vjeç 62 e 54, banues në Fushë Bulqizë, ish-kryetar i komisionit të ndarjes së tokave dhe ish-kryetari i komunës Fushë Bulqizë, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, në fshatin Fushë Bulqizë, i kanë regjistruar një sipërfaqe tokë shtetases N.D., vjeçe 56, banuese në këtë fshat. Neni 248 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet ekonomik e financiar
Më datë 11.05.2018, shtetasi D.Ç., vjeç 47, banues në Kavajë, kallëzon se i kanë prishur një mur pa dijeninë e tij, të cilin pretendon se e kishte me leje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë.

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.V., vjeç 36, banues në Sarandë, pasi në lagjen nr. 2, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Heroinë dhe 1 dozë lëndë narkotike llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim F.S., vjeç 19, banues në Tiranë. Neni 88 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Q., vjeç 22, banues në Tiranë, bazuar në nenin 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 11.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.J., vjeçe 25, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se babai Sh.J., vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.H., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 07.05.2018, në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, ka goditur me grusht, shtetasen M.M., vjeçe 82, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin  B.B., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Perlat Rexhepi”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin  P.V., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Frnag Bardhi”, ka kanosur shtetasin B.Gj., vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 11.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.P., vjeç 43, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.M., vjeç 38, banues në Tiranë, (me probleme mendore), pasi dyshohet se më datë 11.05.2018, tek një parkim, ka vjedhur një kapele, në mjetin tip “Ford Fokus“, në pronësi të shtetasit F.K., vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.P., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes A.P., vjeçe 25, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit K.D., dhe K.D., vjeç 29 e 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Siri Kodra”, për konflikt pronësie, janë kanosur me fjalë me njëri- tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, në rrugën “Ali Begeja”, në banesë, është vetëvarur shtetasi E.T., vjeç 39. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 12.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.N., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi më datë 11.05.2018, në rrugën “Njazi Meka”, ka vjedhur karburant në mjetin tip “Ford”, i cili është larguar me mjetin tip “Renault”. Në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti tip “Renault”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 11.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.M., vjeçe 35, pasi dyshohet se bashkëshorti P.M., vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen I.K., vjeçe 38, pasi dyshohet se bashkëshorti D.K., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.K., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.H., vjeç 26 e 25, banues në Laknas, pasi më datë 10.05.2018, në Laknas, L.K., iu gjet e bllokua 7 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, A.H., nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Punohet për kapjen e A.H. Nenet 283 dhe 242 të Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.B., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Iliria”, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, shtetasi A.P., vjeç 47, banues në Kamëz, kallëzon se më datë 09.05.2018, i ka humbur telefoni. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Sh.D., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 07.05.2018, në rrugën “Siri Kodra”, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases V.D., vjeçe 35, banuese në Kamëz. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.V., vjeç 24, banues në Kamëz, pasi dyshohet se më datë 10.05.2018, në Kombinat, në lokalin e një karburanti, ka goditur me grusht dhe dorezë hekuri, shtetasin E.Z., vjeç 38, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës u bllokua doreza e hekurit. Nenet 90 dhe 279 të Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, shtetasja A.K., vjeçe 25, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 10.05.2018, në banesë, në gjendje të dehur, njerku R.T., vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, shtetasit K.S., e D.V., vjeç 67 e 45, banues në Tiranë, kallëzojnë ndaj njëri tjetrit se, në rrugën “Egnatia”, pranë një kompanie, D.V., duke bërë punime ka hedhur inerte mbi kolektorin kullues dhe ka cenuar pronën e K.S., kurse K.S, i ka bllokuar rrugën duke u bërë pengesë për të vazhduar punimet. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.M., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Amsterdami”, u konstatua duke lëvizur me motorin tip “Lifan”, të cilin ia ka blerë shtetasit G.B., vjeç 51, banues në Kamëz, targa të cilat rezultojnë të vjedhura. Neni 287/b i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 11.05.2018, në një lokal tek “Qyteti i nxënëseve”, dy persona kanë goditur me sende të forta shtetasin M.D., vjeç 23, ku i kanë marrë varësen dhe janë larguar, M.D., ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 11.05.2018, shtetasi E.M., vjeç 42, banues në Lushnje, me profesion punonjës i policisë së burgut pranë IEVP Rrogozhinë, kallëzon se i ka humbur arma e shërbimit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për vlerësim.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin H.M., vjeç 57, banues në Kavajë, pasi dyshohet se më datë 06.05.2018, në fshatin Hajdaraj, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases F.K., vjeçe 60, banuese në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.Gj., vjeç 64, banues në Kavajë, pasi në Golem, duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Sprintco”, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në asfalt, ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.S., vjeç 46, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka përvetësuar kredinë e shtetasit K.A., vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, shtetasi N.C., vjeç 50, banues në Peqin, kallëzon se më datë 09.05.2018, i është larguar nga banesa vajza Z.S., vjeçe 22, me probleme mendore. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.I.,  vjeç 26, banues në Durrës, pasi në lagjen 13, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, në lagjen 17, është tentuar të vidhet banesa e shtetases B.Ç, vjeçe 30. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin M.V., vjeç 33, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 01.05. 2018, në lagjen 17, dyshohet së ka vjedhur biçikletën e shtetasit T.H., vjeç 25, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K.H., vjeç 44, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen 13, Plazh, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit P.Sh., vjeç 48, banues në Durrës. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin P.S., vjeç 36, banues në Krujë, pasi dyshohet se në fshatin Krastë, nga inspektorët e mjedisit, u konstatua duke djegur një furrë gëlqere, duke ndotur ambientin. Neni 201 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin J.B vjeç 20, banues në fshatin Zall, pasi në fshatin Krastë, Bashkia Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në territor të pyllëzuar, të rrethuar nga shpate të thepisura, janë gjetur të mbjella 180 bimë,  e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, 10 bimë u morën në cilësinë e provës materiale. Punohet për kapjen e  J.B. Neni 284 Kodit Penal

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 11.05.2018, në fshatin Bilalaj, në banesë, u gjet i vdekur pa shenja dhune,  shtetasi R.Gj., vjeç 64, i cili jetonte i vetëm. Nga veprimet e kryera rezulton se ka qenë përdorues alkooli dhe vuante nga zemra. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 11.05.2018, shtetasit S.K., R.M., F.B., Sh.H., Sh.K., dhe E.K., vjeç 37, 60, 52, 48, 52 e 30, banues në fshatin Seferan e Belsh, pasi dyshohet se në Seferan, u kapën duke kryer riparime në një objekt. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.M, vjeç 16, banues në Gramsh, pasi dyshohet se në Gramsh, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen B.D, vjeçe 67, banuese në Gramsh, e cila pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë. Nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 11.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, N.H., vjeç 52, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 10 ditë burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 11.05.2018, gjatë natës, në fshatin Shqitas, në oborrin e banesës, shtetasit A.Sh., vjeç 40, i kanë vjedhur motorin tip “Yinxiang”, pa targë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 10.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K.Z., vjeçe 38, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti G.Z., vjeç 39, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Th.V., vjeç 39, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 4, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 45 litra naftë kontrabandë. Neni 178 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec dhe punohet për kapjen e shtetasit K.L., vjeç 21, banues në fshatin Trebinjë, pasi dyshohet se në fshatin Vërdovë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Nissan”, është përplasur me mjetet e parkuara tip “Benz”, në pronësi të shtetasit T.F., dhe “Volksvagen”, në pronësi të një banke, duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas është larguar. Nenet 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin P.P., vjeç 77, banues në Ersekë, pasi dyshohet se tek ish-parku i mallrave në Ersekë, u kap duke ndërtuar pa leje, një mur ndarës me blloqe betoni. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasen B.V., vjeçe 59, banuese në Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në banesë, nusja e djalit, shtetësia H.V., vjeçe 22, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, e cila si rezultat i kësaj dhune ka pirë medikamente dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.H., vjeç 22, banues në fshatin Kuman, Roskovec, pasi në Marinëz, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Peugeot”, pa targë, është përplasur me mjetin tip “Man”, me drejtues shtetasin F.Ç., vjeç 54, banues në fshatin Jagodin, Roskovec, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit K.H., i cili mori mjekim në spital, pa probleme për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 11.05.2018, gjatë natës, në lagjen “18 Tetori”, kanë vjedhur 50 metër kabull telefonik të një kompanie. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 11.05.2018, gjatë natës, në Divjakë, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Th.L., vjeç 70, emigrant në Itali, për momentin nuk është përcaktuar se çfarë është marrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin L.Rr., vjeç 45, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e gjykatës, i mban në mënyrë të padrejtë fëmijët dhe nuk i lejon të takojnë nënën, (ish bashkëshortja) M.D. Nenet 127, 321 dhe 277 të Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin Sh.K., vjeç 29, banues në fshatin Sevaster, për vepra të turpshme. Neni 108 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin P.Q., vjeç 71, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Dhërmi, pranë një hoteli, në pronën  e tij, ka ndërtuar një shtesë objekti, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin A.M., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Dhërmi, brenda një kompleksi turistik, në pronën  e tij, ka ndërtuar një shtesë objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin A.Gj., vjeç 50, banues në Dhërmi, pasi dyshohet se në fshatin Dhërmi, në vazhdim të hotelit, pronë e tij, ka ndërtuar një shtesë objekti pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., vjeç 36, banues në fshatin Panaja, pasi më datë 11.05.2018,  në banesë, në prani të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetues së tij, shtetases E.K., vjeçe 26. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 11.05.02018, gjatë natës, në lagjen nr.1, në banesën e shtetasit L.L., vjeç 50, banues në Sarandë, i kanë vjedhur disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin O.Ll., vjeç 19, banues në fshatin Shënkoll, pasi dyshohet se më datë 10.05.2018, në lagjen “Kodërmarlekaj”, ka goditur me sende të forta, shtetasin E.P., vjeç 19, banues në Lezhë. Punohet për kapjen e O.Ll. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.T., vjeç 53, banues në fshatin Bulshare, pasi dyshohet se në rrugën e fshatit, u kap me kamionin tip “Benz” duke transportuar 9m3 lëndë drusore, pa dokumente. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 11.05.2018, në fshatin Bardhaj, Shkodër, në banesë, pas konsumimit të frutave (qershi) të cilat kanë qenë të spërkatura me ilaç kundra insekteve, është vetëhelmuar shtetësia E.D., vjeçe 21, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin V.M., vjeç 31, banues në Gomsiqe Velipojë, pasi dyshohet se në plazh Velipojë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M.N., vjeç 25, banues në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se në fshatin Plazh Velipojë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.L., vjeç 16, banues në fshatin Mali Kolaj, pasi dyshohet se në Mali Kolaj, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, një armë  sportive, pa leje.  Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin R.M., vjeç  53, banues në fshatin Luarzë Velipojë, pasi dyshohet se në Gomsiqe Velipojë, i ka pushtuar tokën, shtetasit Gj.C., vjeç 74, banues në Gomsiqe Velipojë. Neni 200 i Kodit Penal. 

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.K., vjeç 60, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pasi dyshohet se në në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 27, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, u kap duke vjedhur biçikletën e shtetases H.N., vjeçe 20, banuese në Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 11.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin, A.H, vjeç 17, banues në Tropojë, pasi dyshohet se babai A.H., vjeç 39, banues në Tropojë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe tentative për ushtrim të dhunës fizike, ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit  Gjyqësorë Tropojë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006,“Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin M.M., vjeç 52, banues në fshatin Aste, pasi dyshohet se në Aste, ka goditur me grusht dhe mjete të forta, shtetasin A.H.,  vjeç 41, banues në Aste. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër, për shtetasit M.Z., E.R., dhe S.K., vjeç 16, 15 e 16, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se kanë goditur me grusht, shtetasin A.N., vjeç 16, banues në Peshkopi. Neni 90 i Kodit Penal.

Dibër
Informacion paraprak
Më datë 11.05.2018, rreth orës 23:10, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në qytetin e Peshkopisë, është plagosur me armë zjarri një shtetas me iniciale A.M., rreth 24 vjeç, banues në Peshkopi.
I dëmtuari është dërguar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga ekspertë të policisë së Dibrës, është arritur të identifikohet aurori i dyshuar i kësaj ngjarje, ku për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhënat e tij.
Po krihet zona për kapjen e tij, si dhe po hetohet intensivisht nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbadhjen e shkaqeve të ngjarjes, si dhe po mblidhet dhe sekuestrohet çdo provë që mund të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Bulqizë
Informacion paraprak
Rreth orës 10.15, salla operative e Komisariatit të Bulqizës, është njoftuar se në minierën e kromit në zonën D, Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar duke humbur jetën shtetasi  M.H, rreth 62 vjeç, banues në Bulqizë, (minator).
Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi M.H, duke kontrolluar frontin, është shembur një masiv shkëmbor ku dhe i ka shkaktuar vdekjen.
Vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 10.05.2018, në fshatin Plan i Bardhë, nga shkarkesat atmosferike (rrufeja) është djegur banesa e pa banueshme e shtetasit Xh.K., vjeç 56. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë  Gjykatës së Shkallës Parë Mat, si ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 11.05.2018, në PKK Rinas, u ekstradua për në Kroaci, shtetasi në kërkim ndërkombëtar F.Z., vjeç 68, banues në Prishtinë Kosovë, pasi dyshohet se Gjykata  Kroate, e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 229 i Kodit Penal Kroat.

Më datë 11.05.2018, në PKK Rinas, u ekstradua për në Slloveni, shtetasi në kërkim ndërkombëtar E.M., vjeç  33, banues në Jablanicë Kosovë, pasi dyshohet se Gjykata Sllovene, ka lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar për veprën penale “Kërcënimi”. Neni 286 i Kodit Penal Slloven.

Më datë 11.05.2018,  pranë DVKM Tiranë, u paraqitën 4 shtetas sirian, të cilët më datë 09.05.2018, në afërsi të Kakavijes kanë hyrë ilegalisht në kufirin shqiptar. Në përfundim të kryerjes së procedurave u vendos të dërgohen në QKPA Babrru Tiranë.  

Më datë 11.05.2018, në SPK Rinas,  u kap shtetësia M.N., vjeçe 19, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Më datë 11.05.2018, në PKK Rinas, u ekstradua nga Portugalia për në Shqipëri, shtetasi I.R., vjeç 30, banues në Laç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, ka vendosur për njohjen e vendimit të Gjykatës së Lisbonës Veriore, Portugali, e cila e ka dënuar me 6 vjet burg, për veprën penale ''Vjedhja me dhunë".

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Gj.Gj., vjeç 35, banues në Pukë, pasi dyshohet se më datë 20.01.2018, në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më  datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin E.Sh., vjeç 32, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se më datë 27.04.2018, në afërsi të Leskovikut, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni  297 i Kodit Penal. 

Më datë 10.05.2018, në fshatin Devoll, shërbimet e rendit kapën 5 shtetas të huaj, 3 sirianë dhe 2 palestinezë, të  cilët kanë kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të kryerjes së procedurave, u vendos largim vullnetar.

Më datë 11.05.2018, në PKK Kapshticë, nga kontrolli në kamionin me targë turke, të ngarkuar me perime, të drejtuar nga shtetasi F.Y., vjeç 41, banues Turqi, u gjetën të fshehur 3 shtetas afgan dhe 1 iranian, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave u vendos largim vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin N.G., vjeç 30, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në PKK Port, Vlorë, nga verifikimi në sistemin TIMS, rezulton se nuk ka vula dalje nga territori i RSH, por dyshohet se e ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 11.05.2018, në PKK Morinë, u kap shtetësia D.T., vjeçe 31, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.

 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2