Vlorë, arrestohen dy shtetas dhe procedohet një tjetër për veprat penale të parashikuara nga nenet 151, 301, dhe 305/b të Kodit Penal.

VlorëVlore Drejtoria Qarkut

Identifikohen dhe arrestohen autorët të cilët ditën e djeshme dyshohen se dogjën dy automjetet në fshatin Bunavi.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë dhe një tjetër shtetas.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, falë hetimeve të shpejta hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët e ngjarjes së djeshme në fshatin Bunavi.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake është kryer arrestimi i shtetasve:

K.D, 32 vjeç, banues në Vlorë

A.A, 25 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Shtetasit e mësipërm për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin “Ford-Fugon, në pronësi të shtetasit N.A., (babai A.A) dhe mjetin tip Volkswagen-Golf, në pronësi të shtetases R.D., (nëna e K.D).

Gjithashtu, do të hetohet në gjendje të lirë shtetasi, N.A., 55 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël pasi ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr'', ''Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës'' dhe ''Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore'', të parashikuara nga nenet 151, 301, dhe 305/b të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4