Shkodër, gjenden dhe sekuestrohen 15 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

ShkodërDrejtoria Shkoder

Më datë 13.05.2018, nga strukturat e D. V. K. M. Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

G.N 37 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi në PKK Muriqan, në dalje nga  territori i Republikës së Shqipërisë me mjetin tip Benz furgon, nga kontrolli i ushtruar këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 24 pako lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi me peshë 15 kilogramë e 500 gramë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2