Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 13 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 12.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.H, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ded Gjo Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Mini Kuper”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ded Gjo Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Daimler Chrysler”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetësia L.N vjeç 24, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.K, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin XH.N, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në Yzberisht, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen N.P, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar fëmijën e mitur vjeç 4, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.G, vjeç 44, banues në Turqi, pasi në fshatin Çiflig, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMV”.  Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M vjeç 53, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.Z, vjeç 19, banues në Sanxhak Kurbin, pasi në rrugën Laç- Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “BMV” është përplasur me motorin tip “Yamaha” të drejtuar nga shtetasi P.V, vjeç 49, banues në Saxhak Kurbin, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Nenet 290/2 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 12.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ, vjeç 34, banues në Velipojë, pasi në banesë, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 86.2 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal. 

Shkodër
Më datë 13.05.2018, nga strukturat e D.V.K.M. Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:
G.N 37 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër
Arrestimi i tij u bë pasi në PKK Muriqan, në dalje nga  territori i Republikës së Shqipërisë  me mjetin tip Benz Furgon, nga kontrolli i ushtruar këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 24 pako lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi me peshë 15 kilogramë e 500 gramë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për shtetasit F.V dhe K.F vjeç 23 e 19, banues në fshatin Pollozhan,(vëllezër) pasi më datë 11.05.2018, tek “Kryqëzimi i Degës Ushtarake‘’, në bashkëpunim, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku udhëtonin shtetasit A.B dhe A.M vjeç 28 e  26, banues në Peshkopi, për pasojë është plagosur A.M i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 3 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm. Në fshatin Luzni u gjet i braktisur dhe u bllokua mjeti tip “Peugeot” i autorëve. Punohet për kapjen e F.V dhe K.F.Nenet 78/2, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 11.05.2018, gjatë natës, në fshatin Mustafa Koç, pranë banesës, shtetasit D.B, vjeç 38, i kanë vjedhur 4 koshere me bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 12.05.2018, rreth orës 10:10, në segmentin rrugor Sauk-rrethrrotullimi Tegut, mjeti me drejtues shtetasi F.P., ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ku për pasojë mjeti është djegur plotësisht.
Paraprakisht dyshohet që të jetë aksidentale nga shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Më datë 11.05.2018, gjatë natës, në Shkozë, në rrugën “Aleksandër Marteli”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.SH, vjeç 31, ku kanë marrë një sasi eurosh, lekesh dhe disa sende personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.P vjeç 35, banuese në Tiranë, pasi ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, duke mos e lejuar të marrë fëmijët (për fundjavë), ish bashkëshortin D.P, vjeç 48. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, në spital, ka vdekur shtetasi XH.M, vjeç 50, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se në banesë, ka konsumuar fotoksinë. Materiale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.R vjeç 33, banues në Tiranë, pasi me anë të telefonit, ka kanosur për jetën, shtetasen M.K, vjeç 47, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e B.R. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëherëshme për shtetasen Z.T, vjeç  39, pasi bashkëshorti, shtetasi E.T, vjeç 46, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.  Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen S.P, vjeç 23, banuese në Tiranë, pasi më datë 11.05.2018, në rrugën “Preng Jakova”, i ka dëmtuar derën e garazhit, shtetasit K.D vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.M, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka goditur me grusht shtetasin E.M, vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H.GJ, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko“, në një lokal ka prishur qetësinë publike, duke lejuar muzikë të lartë. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.D, vjeç 34 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bardhok Biba”, në zyrën e tij, ka kanosur me fjalë shtetasin SH.K, vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, gjatë natës, në rrugën ”Jordan Misja”, kanë vjedhur marketin e shtetases L.N vjeç 31, banuese në Tiranë, ku kanë marrë pije alkoolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.S, vjeç 41, pasi më datë 11.05.2018, ka dhunuar dhe përndjekur ish të dashurën, shtetasen E.M, vjeç 22, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e R.S. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.V vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, në lokal ju gjet e bllokua 1 tavoline pokeri, dhe 1 valixhe me çipsa. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Barikadave”, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, shtetësia M.R, vjeç 58, banuese në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Çamëria”, disa fëmijë i kanë dëmtuar me sende të forta, mjetin tip “Benz”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.G, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases M.I, vjeç 34. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E.M, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi më datë 12.05.2018, në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke lypur së bashku me fëmijën 2 vjeçar. Neni 124/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.C, vjeç 37, banues në fshatin Qerek, Krujë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, në lokal u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.SH, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatit, shtetasit F.GJ, vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin O.T, vjeç 26, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait, shtetasit D.T, vjeç 25. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen XH.B, vjeç 25, pasi bashkëshorti, shtetasi T.P, vjeç 27, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin T.P, vjeç 27, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases XH.B, vjeç 25 të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D.M, vjeç 62, banuese në Kamzë, pasi me anë të telefonit, ka kanosur për jetën shtetasin SH.V, vjeç 67, banues në Kamzë. Punohet për kapjen e shtetases D.M. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.D, vjeç 52 banues në Tiranë, pasi më datë 11.05.2018, me anë të telefonit, ka kanosur me jetë shtetasin F.T, vjeç 61, banues në Kamzë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje”. Punohet për kapjen e P.D.  Neni 275 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 12.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.XH, vjeç 44, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti, shtetasi A.XH, vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.05.2018, shtetësia M.B, vjeç 47 banuese në Tiranë, kallëzon se ish bashkëshorti, shtetasi A.B, vjeç 48 banues në Tiranë, nuk paguan detyrimin ushqimor të fëmijëve të përcaktuar nga Gjykata e Rrethit Kurbin. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjyaktës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.Z, vjeç 26, banues në Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit SH.T vjeç 33, banues në Tiranë, pasi I.Z dhe SH.T, tek një kompani private me administrator E.Ç, vjeç 34, banues në Tiranë, në kohë të ndryshme, kanë marrë dy makina me qera, të cilat SH.T, i ka shitur në pikën e skrapit, të shtetasit I.A, vjeç 53, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se SH.T ka shitur tek persona të ndryshëm 5 makina të marra me qera. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.RR, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi tek Qyteti i Nxënësve, ka goditur me grusht dhe ka kanosur shtetasin F.LL, vjeç 22, banues në Tiranë.Punohet për kapjen e K.RR. Nenet 90 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, shtetasi O.A, vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Qelqit”, në furgonin tip “Benz”, i kanë vjedhur 11 koli me pije. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi më datë 12.05.2018, në rrugën “Mikel Maruli “, në një loto sport, pronë e tij, u konstatuan disa persona duke lozur në një tavolinë pokeri me fisha. Neni 197 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen H.T, vjeç 73, banuese në fshatin Domje, pasi në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 11.05.2018, në Rrogozhinë, kanë tentuar të vjedhin zyrën e një firme private me administrator shtetasin P.T vjeç 48, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134, 22 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 12.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.N, vjeç 42, pasi  ish bashkëshorti, shtetasi O.L, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,  ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin E.K vjeç 29 banues në Krujë, pasi më datë 11.05.2018, në qytet, ka goditur me sende të forta, shtetasin O.A, vjeç 34, banues në Krujë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.M, vjeç 41, banues në fshatin Shetel, per vepren penale “Goditje per shkak te detyres” bazuar ne nenin 237 te Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.K, vjeç 43, banues në Shijak, pasi në Shijak, ka dëmtuar me mjete të forta, mjetin tip “Ford”, të shtetasit I.K, vjeç 25, banues në Shijak. Neni 150 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen S.G, vjeç 68 banuese në Elbasan, pasi në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit XH.M dhe S.E, vjeç 28 e 22, banues në  fshatin Katundi Ri, pasi në këtë fshat, kanë goditur me grusht shtetasin M.P, vjeç 31, banues në  Katundi Ri. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 12.05.2018, shtetasi P.SH ka telefonuar në polici, se ka dyshuar se po i vidhej banesa nga një person i paidentifikuar. Pa verifikimeve te kryera nga Policia rezultoi se nuk kishim të bënim me vjedhje.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin K.U, vjeç 43 banues në fshatin Shkëndi, pasi në këtë fshat, në liqenin “Përroi Zi”, duke gjuajtur peshk, ka dëmtuar pronën e bashkëfshatarit, shtetasit B.U vjeç 57. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për nje shoqeri private, me administrator shtetasin Y.D, pasi në fshatin Stravaj, nga punimet e një kanali ujëmbledhës është krijuar rrëshqitje toke dhe janë dëmtuar muret e banesës të shtetasit B.K, vjeç 45, banues në fshatin Shqiponja.Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin Q.S, vjeç 62, banues në fshatin Pishkash, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjete të forta, shtetasen L.P, vjeç 57. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 12.05.2018,  shtetasi R.B, vjeç 73, banues në Korçë, kallëzon se në banesë një shtetase ende e paidentifikuar, me anë të mashtrimit, i ka vjedhur një shumë eurosh dhe lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Korçë Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen L.Ç, vjeç 26, banues në fshatin Lumalas, pasi në këtë fshat, ka  goditur me sende të forta, bashkëfshataren, shtetasen Z.SH, vjeç 40. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018,  në lagjen nr. 3, në banesë, ka tentuar të vetëvritet me një mjet prerës shtetësia M.C vjeç 39, ( dyshohet e sëmurë mendore) e cila ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë   Korçë.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 13.05.2018,  u ndalua shtetasi në kërkim, E.B, vjeç 34, banues në fshatin Drithas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Mosdhënie e mjeteve për jetesë”. Neni 125 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Në vijim të komunikatës datë 10.05.2018, i cili bënë fjalë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, më datë 12.05.2018 u kap shtetasi K.L vjeç 21, banues në fshatin Trebinjë. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal. 

Më datë 12.05.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë   Pogradec, për shtetasin Z.D, vjeç 60, banues në Pogradec, pasi në Buçimas, ka kositur barin në tokë e shtetasit TH.M,  vjeç 66 , duke pretenduar se është toka e tij. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 12.05.2018, gjatë natës, në Ersekë, në banesë, shtetases M.H vjeç 50, i kanë vjedhur një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin L.L, vjeç 44, banues në fshatin Novaj, pasi në Poliçan, iu bllokua kamioni tip “Benz”, duke transportuar pllaka guri dekorativë të nxjerra në kantierin e gurit të një subjekti privat ndaj të cilit është vendosur ndalimi i ushtrimit të aktivitetit mineral. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.Ç,  vjeç 41, pasi  në banesë,  ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj babait, shtetasit K.Ç, vjeç 73. Neni 130/a,1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin F.Ç, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi në lagjen ”Pavarësia”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Vlorë
Goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohen, fara, fidanë, bimë dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Në zbatim të plan-masave për kontrollin e territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike si dhe të prodhim shitjes së lëndëve narkotike, struktuarat policore të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
A.J, banues në Oshtimë,
L.J banuese në Oshtimë,
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Xh.J., banues në Oshtimë.
Në banesën e shtetasve të lartpërmendur policia ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
• 2800 fara bime narkotike Cannabis Sativa,
• 167 fidanë-bime narkotike Cannabis Sativa,
• 169 bimë narkotike Cannabis Sativa, si dhe
• 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë e të grirë.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi:
A.A banues në Vlorë, (pasi në fshatin Lapardha, në një sipërfaqe toke në pyll kishte kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa).
Policia e Vlorës do të vijojë intesivisht punën dhe kontrollet e vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti kultivimi apo prodhim, shitje të narkotikëve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ''Prodhim, shitja e narkotikëve'' dhe ''Kultivimi bimëve narkotike'', të parashikuara nga nenet 283/1 dhe 284/1 të Kodit Penal.

Vlorë
Identifikohen dhe arrestohen autorët të cilët ditën e djeshme dyshohen se dogjën dy automjetet në fshatin Bunavi.
Policia ka proceduar në gjendje të lirë dhe një tjetër shtetas.
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, falë hetimeve të shpejta hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët e ngjarjes së djeshme në fshatin Bunavi.
Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake është kryer arrestimi i shtetasve:
K.D 32 vjeç, banues në Vlorë
A.A, 25 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.
Shtetasit e mësipërm për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin “Ford-Fugon, në pronësi të shtetasit N.A., (babai A.A) dhe mjetin tip Volksëagen-Golf, në pronësi të shtetases R.D., (nëna e K.D)
Gjithashtu, do të hetohet në gjendje të lirë shtetasi, N.A., 55 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël pasi ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr'', ''Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës'' dhe ''Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore'', të parashikuara nga nenet 151, 301, dhe 305/b të Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin G.H, vjeç 62, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Isa Boletini”, ka ndërtuar një mur me blloqe betoni pa leje përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për vlerësim, për shtetasin J.B, vjeç 35, banues në fshatin Panaja, pasi në Jonufër, në bregun e detit, ka sheshuar me skrep një sipërfaqe rëre pa leje nga Bashkia e Vlorës.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit D.M dhe V.Q, vjeç 32 e 39,  banues në Sarandë, pasi kanë goditur me grusht, shtetasit E.B dhe E.M, vjeç 30 e 29, banues në Sarandë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin G.F, vjeç 33, banues në fshatin Gjashtë, pasi në këtë fshat, ka goditur me pëllëmbë, shtetasen M.Z, vjeç 33. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin L.P, vjeç 32, banues në  Ksamil, pasi më datë 11.05.2018, në Ksamil, i ka marrë në mirëbesim celularin dhe e ka shitur, shtetasit E.M, vjeç 17. Neni  143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 12.05.2018, gjatë natës, në lagjen “Grehot”, kanë vjedhur lokalin e shtetasit M.B, vjeç 39, banues në Gjirokastër, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 11.05.2018, në lagjen “Skënderbeg”, në afërsi të Arkivit Shtetëror, punonjësit e Ndërmarrjes Gjelbërimit, gjatë punimeve për hapjen e një grope për vendosjen e një pompe për vaditje, kanë gjetur disa fragmente kockore, të cilat u dërguan në  magazinën e “Muzeut Historik”, për ti dorëzuar në Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për vlerësim e veprime të mëtejshme.

Më datë 12.05.2018, në fshatin Gocaj, në banesë ka vdekur shtetasi P.P, vjeç 62, i cili vuante nga tuberkulozi. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin Y.K vjeç 33, banues në Lezhë, pasi nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin K.GJ, vjeç 29, banues në Lezhë. Punohet për kapjen e Y.K. Neni 83/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasit A.K dhe S.K vjeç 51 e 22, banues në Mamurras, pasi më datë 11.05.2018, në Mamurras, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta, shtetasit V.M dhe A.M, vjeç 54 e 28, banues në Mamurras. Punohet për kapjen e A.K dhe S.K. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 11.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin GJ.L, vjeç 78, banues në fshatin Orosh, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e GJ.L. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasen T.P, vjeç 78 banues në fshatin Grykë, pasi në banesë ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 12.05.2018, është paraqitur në Komisariatin e Policisë shtetasi P.C, vjeç 38, banues në fshatin Bardhaj, i cili deklaron se motorin tip “Armode”, ja kishte marre në mirëbesim i vëllai, shtetasi N.C, vjeç 41 banues në fshatin Toplan. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin T.RR vjeç 52, banues në fshatin Guri Zi, pasi në fshatin Guri Zi, ka dhënë ndihmë për ndërtimin e një objekti pa leje. Neni 199/b i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin R.U vjeç 59, banues në fshatin Berdicë, pasi në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 11.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen D.V, vjeç 28, pasi ish bashkëshorti, shtetasi A.P, vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë  Mat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 12.05.2018, në D V K M Tiranë, janë paraqitur 3 shtetas iraken, të cilët deklarojnë se më datë 06.05.2018, në afërsi të Kakavijë, kanë hyrë ilegalisht në kufirin shqiptar dhe kërkuan azil. Në përfundim të kryerjes së procedurave u dërguan në Q K P A Babrru, Tiranë.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Italia, D.D, vjeç 48, banues  në Vlorë, pasi më datë 19.03.2018, në afërsi të P K K Morinë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë  Gjykatës  së Shkallës Parë Korçë, për shtetasen O.XH, vjeç 23, banuese në Elbasan, pasi në P K K Kapshticë, nga kontrolli në pasaportë ju gjet një vulë greke e falsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 12.05.2018, në P K K Muriqan, roja kufitare në bashkëpunim me policinë kufitare të Malit të Zi,  në kufirin e gjelbër kapën  shtetasin sirian, M.M, vjeç 30 i cili në përfundim të kryerjes së procedurave u shoqërua në QKPA Babrru Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 12.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kukës, për shtetasin S.H, vjeç 50 banues në Kosovë, pasi në S P K M Morinë, nga kontrolli i mjetit tip “Subaru”, bëri deklarim të rremë për numrin e shasisë. Neni 174 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër ,për shtetasin SH.K, vjeç 52, banues në fshatin Pilafe, Peshkopi, pasi në S P K M Bllatë, në brezin jeshil ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme dhe ka vënë në përdorim pasaportë të falsifikuar. Nenet 189 e 297 të Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin S.S vjeç 41 banues në Ballsh, pasi më datë 09.05.2018, në S P K M Bllatë, në brezin jeshil, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4