Policia e Bulqizës ndërhyn dhe parandalon një konflikt në familje.

BulqizëDVP Diber

Policia e Bulqizës ndërhyn dhe parandalon një konflikt në familje.

Me datë 13.05 2018, rreth orës 17.00, është marrë njoftim se në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, po ndodhte një konflikt në familje, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku falë  ndërhyrjes së tyre kanë parandaluar përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Shtetasi H.T, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me mjete prerëse shtetasit F.T, 52 vjeç, (vëllai), dhe A.T,  25 vjeç, ( djali i shtetasit F.T), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Gjatë  këtij konflikti  kanë marrë dëmtime të lehta  edhe  shtetaset S.T, dhe A.T, ( nëna dhe  gruaja e shtetasit H.T), të cilat kanë marrë ndihmë  mjekësore nga mjeku  në banesën e tyre.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.

Shtetasi H.T, është kapur nga policia, i cili pasi  ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, është shoqëruar në ambientet e policisë ku po kryhen procedurat për arrestimin e tij, si i dyshuar për kryerjen e   veprës penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3