Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 14 Maj 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 21 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 4 drejtues mjetesh.

2 në kërkim,

5 persona për Krime ndaj personit,

3 persona për Narkotikët,

2 persona për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”,

2 persona për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës”,

2 persona për veprën penale "Vjedhja”,

1 person për veprën penale "Kanosja”.

Gjithashtu janë sekuestruar:

Një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 2 armë të ftohta (thika) si dhe 3 gëzhoja.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 41 persona.

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3