Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 14 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, më datë 13.05.2018, u gjet dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.K vjeç 41, banues në Tiranë, i cili ka inskenuar gjithçka, për t’ju shmangur shtetasve, të cilëve i kishte marrë borxhe në euro dhe lekë. Neni 143 i Kodit Penal.

Tiranë
Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në bulevardin “Bajram Curri” ku pati të shtëna me armë zjarri.
Policia shpall në kërkim 2 shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.
Gjithashtu arrestohet një shtetas për përkrahje të autorit në krim.
Specialistët e hetimit të krimeve ndaj jetës dhe pronës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shpallën në kërkim shtetasit :
A. Gj., 22 vjeç, banues në Tiranë
Xh. H., 23 vjeç, banues në Tiranë
Këta dy shtetas, ditën e djeshme rreth orës 21:10, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.B., 25 vjeç, banues në Tiranë, (i cili ka pësuar një gërvishtje të lehtë në kofshën e djathtë) dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel” në përdorim të shtetasit M. Gj.
Gjithashtu u arrestua shtetasi :
M. Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ka ndihmuar dy autorët të largohen nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel”.
Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja të qitura nga armë zjarri e llojit pistoletë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 25 vjeç ( i dëmtuari ), pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe Municionit”, në ngarkim të shtetasve A. Gj., dhe Xh. H., parashkuar nga neni 76/22/25 të Kodit Penal, për veprën penale “ Përkrahje e autorit në krim” në ngarkim të shtetasit M.Gj., parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike” në ngarkim të shtetasit A. B., parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 13.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.Z, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi  në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin K.N, vjeç 28, banues në Kosovë, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Honda”, ka humbur kontrollin, është dëmtuar dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.T vjeç 34, banues në Babrru, pasi në rrugën “Donald Trump”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar fëmijën e mitur M.C, vjeç 9, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.Ç, vjeç 36, banues në Tiranë,  pasi në rrugën “Xhorxh Ë Bush”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka aksidentuar këmbësorin, P.A, vjeç 48, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, në rrugën “Don Bosko”, në kryqëzim me rrugën “Eshref Frashëri”, mjeti tip “Opel”, me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësoren D.N, vjeç 75, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, në rrugën dytësore të fshatit Mihajas, shtetasi H.K, vjeç 52, banues në Paskuqan, duke drejtuar mjetin motokarro tip “Shifeng” dhe pasagjer shtetasin F.L, vjeç 34, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin për pasojë ka dalë nga rruga, ka rënë rreth 70 metra në humnerë, ku ka gjetur vdekjen, kurse pasagjeri F.L, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.R, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në rrugën Librazhd-Pogradec, në fshatin Hotolisht, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.P, vjeç 76, pasi në rrugën dytësore Ujë i Ftohtë-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Punto” është përplasur me automjetin e policisë, ku janë dëmtuar lehtë dy punonjës policie. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Goditet një tjetër rast i trafikut të klandestinëve.
Arrestohen dy shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në
bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Nga ana e Specialistëve të Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me
Specialistët kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, u bë
arrestimi në flagrancë i shtetasve:
S.K 32 vjec, banues në Fier,
K.L 50 vjeç, banues në Fier pasi:
Më datë 13.05.2018, rreth orës 23:30, shtetasi S.K është kapur në flagrancë, në afërsi të lagjes “Cfakë”, duke transportuar tre shtetas të huaj Afganë me mjetin tip
“Mercedes Benz”, ndërsa shtetasi K.L me mjetin tip “Mercedes Benz”, bënte kontrollin e rrugës.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me strukturat policore të D.V.P Lezhë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
SH.S 49 vjeç, banues në Lezhë.
Gjykata e Bolonjës, me vendimin penal të datës 22 dhjetor 2011, e ka dënuar shtetasin SH.S me 22 vite burgim, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike”.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Bulqizë
Policia e Bulqizës ndërhyn dhe parandalon një konflikt në familje
Me datë 13.05 2018, rreth orës 17.00, është marrë njoftim se në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, po ndodhte një konflikt në familje, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku falë  ndërhyrjes së tyre kanë parandaluar përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Shtetasi H.T 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me mjete prerëse shtetasit F.T, 52 vjeç, (vëllai), dhe A.T,  25 vjeç, ( djali i shtetasit F.T), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Gjatë  këtij konflikti  kanë marrë dëmtime të lehta  edhe  shtetaset S.T, dhe A.T, ( nëna dhe  gruaja e shtetasit H.T), të cilat kanë marrë ndihmë  mjekësore nga mjeku  në banesën e tyre.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.
Shtetasi H.T, është kapur nga policia, i cili pasi  ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, është shoqëruar në ambientet e policisë ku po kryhen procedurat për arrestimin e tij, si i dyshuar për kryerjen e   veprës penale "Plagosje e rëndë me dashje".
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Lushnjë
Seksioni për krimet e rënda
Lushnje
Godet me thikë për motive të dobëta një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
G.B, 54 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, për motive të dobëta ka goditur disa herë në trup me një mjet prerës (thikë) shtetasin A.B, 37 vjeç, banues në Lushnje.
Shtetasi A.B ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori ka qëlluar shtetasin A.B.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”  dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 79/22 e 279 të Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit E.D dhe D.L, vjeç 31 e 51, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Ullishtës”, u kapën duke ndërhyrë pa leje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në Shkozë, u kap me një thikë në dorë, duke kanosur qytetarët. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.XH, vjeç 34, banues në Gjirokastër, pasi në rrugën “Agush Gjergjevica”, gjatë kontrollit në çantën sportive, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin N.GJ, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mahmut Daci”, në oborrin e banesës së shtetasit E.T, vjeç 48, ka ndërtuar një objekt pa leje. Punohet për kapjen e N.GJ.Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.N, A.K dhe D.K, vjeç 35, 31 e 31, banues në Tiranë, pasi më datë 13.05.2018, tek Liqeni i Thatë, në mjetin tip “Toyota”, me drejtues A.N dhe pasagjer D.K e A.K u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 13.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.M, vjeç 33, pasi bashkëshorti A.M, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 13.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.Z, vjeç 52 pasi djali, E.Z, vjeç 25, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen A.K vjeç 26. Punohet për kapjen e A.L. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, shtetasi V.P, vjeç 39, banues në Kodër Kamzë, kallëzon se, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, një shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, me preteksin për të blerë një kompjuter. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, shtetasja E.J vjeç 25, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Gjergj Legisi”, i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur E.M, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest shtëpie”, është konstatuar në rrugën “Taulantia”. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, rrugës për në spital, ka vdekur  shtetasi V.N, vjeç 57, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.D, vjeç 37 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit B.H dhe E.P, vjeç 60 e 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Qelqit”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, në rrugën “Idriz Guri”, persona të pa identifikuar, shtetasit F.Q., vjeç 26, banues në Tiranë, i kanë marrë me dhunë portofolin dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit E.K dhe B.K, vjeç 19 e 17, banues në Vorë, pasi gjatë natës, në fshatin Shargë, dyshohet se kanë vjedhur 4 qengja në stanin e shtetasit  S.T, vjeç 64, banues në Vorë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, gjatë natës, në fshatin Shargë, është vjedhur banesa e shtetasit N.T, vjeç 50, banues në Vorë, ku kanë marrë një televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjyaktës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Tiranë
Godet me sende të forta 58 vjeçarin.
Arrestohet në flagrancë nga Policia.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin :
M.SH, 28 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas në fshatin Marikaj/Vorë ka goditur me sende të forta shtetasin P.D., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 13.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, vjeç 18, pasi në rrugën Peqin-Rrogozhinë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”, ka humbur kontrollin, është rrëzuar, dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin F.K, vjeç 45, banues në Kavajë, pasi në Kavajë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues E.SH, vjeç 32, banues në Kavajë, të cilët ndodhen në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit S.K., dhe B.K., vjeç 22 e 27 , banues në fshatin Karpen, pasi për shkak të detyrës kanë goditur shtetasin H. H. Nenet 237 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin A.G, vjeç 48, banues në fshatin Sharrdushk, pasi në Synej, duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, motorin tip “Loncin”, ka humbur kontrollin e për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë  Durrës, për shtetasin e mitur E.D, vjeç 16, banues në Durrës, pasi gjatë natës, në lagjen nr. 17, në banesën e shtetases A.XH, vjeç 33, ka vjedhur një shumë eurosh. Nga veprimet e kryera, rezultoi autor i vjedhjes të banesës së shtetasit I.K, dhe person i shpallur në kërkim për vjedhje nga Komisariati i Policisë Kuçovë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2018, në banesë, në Fushë Krujë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi L.L, vjeç 42,  i cili ndodhet në spitalin “NënëTereza” Tiranë, në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatë së Shkallë së Parë Krujë. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, gjatë natës, në fshatin Jubë, në kasollen e bagëtive të shtetasit G.K, vjeç 60, banues në Jubë, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur dy viça. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin T.S vjeç 48, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 17/1, është kapur duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit D.M dhe K.A, vjeç 25 e 20, banues në Sukth, pasi më datë 13.05.2018, në Sukth, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A.M, vjeç 52, banues në Sukth. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u plotësua kërkesë - padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen XH.M, vjeç 17, pasi bashkëshorti, shtetasi M.B vjeç  21, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006”. Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës Parë Durrës, për shtetasin B.GJ, vjeç 42, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 14, ka goditur me sende të forta shtetasin K.A, vjeç 56. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 13.02.2018, shtetasi O.S, vjeç 35 banues në fshatin Halil, ka bërë kallëzim se më datë 12.05.2018, i është larguar nga banesa bashkëshortja me djalin e mitur, F.H dhe A.S, vjeç 22 e 1. Punohet për gjetjen e tyre.

Më datë 14.05.2018, nga kontrolli i ushtruar në zonën e Krastës, në vendin e quajtur pylli i Krastës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 45 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 13.05.2018, u arrestua në flagrancë  shtetasi I.K vjeç 25, banues në  Shijak, pasi në Shijak, ka kanosur dhe përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, shtetasin G.K, vjeç 43, banues në Shijak. Nenet  84 e 121/a/1 të Kodit Penal.
    
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin S.B, vjeç 32 banues në Elbasan, pasi më datë 12.05.2018, në lagjen “28 Nëntori”, ka goditur me grusht shtetasin A.H, vjeç 44, banues në Elbasan. Punohet për kapjen e S.B. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, në fshatin Balldren, ka rënë zjarr në rafinerinë e përpunimit të naftës të një firme private, me administrator shtetasin H.G, vjeç 65, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera mendohet se shkaku i zjarrit mund të jetë një shkëndijë elektrike në pompën zhytëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin A.SH vjeç 25, banues në fshatin Trebinjë, Pogradec, pasi në fshatin Katjel, ka goditur me mjete të forta shtetasin L.P, vjeç 24, banues në fshatin Proptisht, Pogradec. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, shtetasi A.K, vjeç 43, banues në fshatin Stranik, kallëzon se më datë 12.05.2018, i është larguar nga banesa djali, shtetasi E.K, vjeç 16. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasit S.H, vjeç 52 pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases S.H, vjeç 56. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 13.05.2018,  u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin R.SH, vjeç 53, banues në fshatin Buqezë, pasi në Buqezë, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin E.SH, vjeç 55. Neni 90/2 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogardec, për shtetasit XH.M dhe S.B, vjeç 24 e 26 banuese në fshatin Petrush dhe Vreshtas, Maliq, pasi duke drejtuar respektivisht mjetet tip “Benz”, janë përplasur me njëri–tjetrin. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, S.B dhe pasagjerja e saj shtetasja M.T, vjeç 26, banuese në fshatin Vreshtas, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin B.B, vjeç 30, banues në Berat, pasi në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, ka dëmtuar me sende të forta, mjetin tip “Seat”, të shtetases A.B, vjeç 26, banuese në Berat. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018,  tek “Kthesa e Lapardhasë, shtetasi A.A, vjeç 44, banues në Berat, duke punuar për riparimin e një defekti elektrik, si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik, ka djegie në fytyrë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Kuçovë
Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 25.04.2018, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur
në kërkim policor:
E.D 20 vjeç, banues në lagjen Nr 17, (i dënuar më parë për veprën penale
Vjedhje).
Ndalimi i tij u bë pasi më datë 25.04.2018, në bashkëpunim me shtetasit L.G, S.B dhe
B.O, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B, në fshatin Havaleas, Kuçovë.
Gjithashtu dyshohen dhe si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 08.02.2018, në
lokalin e shtetasit A.Sh, në fshatin Perondi, Kuçovë ku kanë vjedhur disa pajisje
interneti dhe një sasi eurosh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje, e
kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”
parashikuar nga nenet 134/2, 22 të Kodit Penal.

Berat
Godasin me sende të forta 25 vjeçarin.
Arrestohen në flagrancë nga Policia.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit u bë
arrestimi në flagrancë i shtetasve:
M.T, 23 vjeç,
S.T, 19 vjeç, të dy banues në Kuçovë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë për motive të dobëta, kanë
goditur me sende të forta, shtetasin T.A, 25 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po merr
mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e
rëndë me dashje” parashikuar nga nenet 88 dhe 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
K.L 36 vjeç, banues në lagjen “Naftëtari” Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Dukas” Patos, u kap duke vjedhur kabllin e ndriçimit të rrugës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për shtetasin A.V, vjeç 54 banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Fier Shegan, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka goditur shtetasin I.G, vjeç 35, banues në fshatin Gramsh, që ishte duke hipur në mjetin tip “Benz” i parkuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e A.V. Nenet 290/2 e 273 të Kodit Penal.

Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.D 30 vjeç, banues në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës në fshatin Zgjanë Lushnje, ka vjedhur kabujt elektrikë të serave të shtetasve L.A, 51 vjeç dhe P.A, 46 vjeç.
Gjithashtu, ky shtetas në datën 11.05.2018 ka vjedhur edhe 50 metër kabëll elektrik të një kompanie telefonike në Lushnje.
Nga hetimet e kryera, ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në qytetin e Lushnjes për dokumentimin e të cilave po punohet.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Benz” me të cilën dyshohet se është kryer vjedhja dhe 280 metër kabëll.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për shtetasin M.D, vjeç 65, banues në fshatin Kryekuq, pasi në Kryekuq, pranë banesë, i ka vjedhur 9 rosa, shtetasit N.I, vjeç 69, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 13.05.2018, ka ardhur një telefonatë se një person i paidentifikuar ka qëlluar më armë zjarri në ajër. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Nenet 274 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 13.05.2018, në lagjen “Skënderbeg” te Ish-Frutorja Lezhë, në një parcelë toke, me bimësi të ulët, ambient i hapur, pronë private e shtetasit D.D., vjeç 58, u gjetën dhe u bllokuan 1 automatik model 56, 2 krehra me fishekë dhe sende të tjera. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 13.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.M vjeç 57, pasi në banesë, bashkëshorti, shtetasi I.M, vjeç 62, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Përmet. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin S.P, vjeç 58, banues në Mamurras, pasi në banesë, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin H.M, vjeç 42, banues në Shkodër, pasi shtetasi F.M vjeç 75 banues në fshatin Berdicë e Mesme ka bërë kallëzim se e ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin D.K vjeç 32, banues në Shkodër, pasi në vendin e quajtur unaza në lagjen “Partizani”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen” ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një pemë, ku është dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin A.S, vjeç 22 banues në Shkodër, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së banesës të shtetasit S.S, vjeç 58 banues në fshatin Berdicë e Madhe, ku kanë marrë bizhuteri. Neni 134 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 13.05.2018, rreth orës 22:45, në vendin e quajtur Qafa-Laç, Vau Dejës, është qëlluar me armë zjarri, automatik, në drejtim të banesës së shtetasit Z.P. Punohet për identifikim dhe kapjen e autoreve.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 12.05.2017, gjatë natës, në Lagjen e Re, Kukës, është vjedhur banesa e shtetasit M.H vjeç 47, ku kanë marrë, 1 kasafortë metalike.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kukës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M vjeç 41, banues në fshatin Shtiqen, pasi më datë 13.05.2018, në vendin e quajtur “Këndi i Kuq”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip“Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.A, vjeç 33, ku ka vetëm dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tropojë, për shtetasin A.H, vjeç 39, banues në Lekbibaj, pasi bashkëshortja, shtetasja D.H, vjeç 36 ka bërë kallëzim se është larguar më datë 14.02.2018, për në Francë dhe ka braktisur atë dhe fëmijët. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për shtetasin I.I vjeç 45, banues në Peshkopi, pasi më datë 11.05.2018, në afërsi të bashkisë Dibër, u kap me automjetin tip “IFA”, duke transportuar 5 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Me datë 13.05.2018, në fshatin Urakë, shtetasi A.K, vjeç 76, banues në fshatin Urakë, duke udhëtuar si pasagjer në një automjet të paidentifikuar është dëmtuar lehtë nga përplasja e këtij automjeti me  një automjet tjetër të paidentifikuar, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat. Neni 273 Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 13.05.2018, shërbimet e kufirit, kanë kapur 4 shtetas të huaj, lindur në  Siri, imigrantë të paligjshëm, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave kërkuan azil dhe u dërguan në Q K P A Babrru, Tiranë.

Më  datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin F.Gj., vjeç 41, banues në Librazhd, pasi dyshohet se iu gjetën e bllokuan një sasi euro, të pa deklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 13.05.2018, shërbimet e kufirit dhe “Delta”, tek “Ura e Glinës”, kapën 14 shtetas të huaj, lindur në Siri, imigrantë të paligjshëm, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave kërkuan azil dhe u dërguan në Q K P A Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 13.05.2018 shërbimet e kufirit në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Mali Zi, në Muriqan-Sukobinë, në kufirin e gjelbër kanë kapur 3 shtetas të huaj, lindur në Palestinë e Siri, imigrantë të paligjshëm, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave, kërkuan azil dhe dërguan në Q K P A Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin A.S, vjeç 45, banues në Dibër, depërtuar nga Maqedonia, pasi në afërsi të S P K M Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin V.L, vjeç 30, banues në  Bulqizë, depërtuar nga Maqedonia, pasi në afërsi të S P K M Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4