Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 15 Maj 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 43 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 4 drejtues mjetesh.

3 persona për Narkotikët

10 persona në kërkim.


17 persona për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave"

1 person për veprën penale " Përkrahja e autorit të krimit"

1 persona për veprën penale "Vjedhja"

3 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

3 persona për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë"
1 person për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë"
 

Gjithashtu janë sekuestruar:

disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.


Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 53 persona.
 

Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
1- Finalizohet operacioni i përbashkët i Policisë, Prokurorisë dhe SHÇBA i koduar "272".
Gjatë operacioni policor "272" janë arrestuar në Shqipëri 17 shtetas, 1 në kërkim, mes tyre 2 punonjës policie. Trafikantët merrnin deri 20 mijë euro për person të trafikuar, shqiptar ose të huaj.

24 shtetas të tjerë të arrestuar në Dhjetor 2017 në bashkëpunim me Policinë Greke në Greqi.
Sekuestrohen 11 laboratorë që shërbenin për falsifikim dokumentesh, një shumë e madhe parash cash, si dhe pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë finalizuar operacionin e koduar “272”. Gjatë këtij operacioni, të kryer në bashkëpunim edhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere, janë arrestuar 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës policie, si dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2