Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 15 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Operacioni i përbashkët i Policisë, Prokurorisë dhe SHÇBA
Operacioni policor "272" - Arrestohen në Shqipëri 17 shtetas, 1 në kërkim, mes tyre 2 punonjës policie. Trafikantët merrnin deri 20 mijë euro për person të trafikuar, shqiptar ose të huaj.
24 shtetas të tjerë të arrestuar në Dhjetor 2017 në bashkëpunim me Policinë Greke në Greqi.
Sekuestrohen 11 laboratorë që shërbenin për falsifikim dokumentesh, një shumë e madhe parash cash, si dhe pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) finalizuan me sukses operacionin e koduar “272”.
Gjatë këtij operacioni, të kryer në bashkëpunim edhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere, janë arrestuar 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës policie, si dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Ndërkohë u zbuluan dhe sekuestruan 7 laboratorë në Greqi dhe 4 në Shqipëri për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash cash, pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara.
Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u krye ndalimi i shtetasve të mëposhtëm për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Trafikimi i narkotikëve" dhe “Grupi i strukturuar kriminal”:
1. I.M., 60 vjeç, nga Tirana
2. A.M., 54 vjeç, nga Tirana
3. M.M., 29 vjeç, nga Tirana
4. A.Xh., 57 vjeç, nga Tirana
5. G.S., 37 vjeç, nga Tirana
6. F.H., 53 vjeç, nga Shkodra
7. E.Ç., 43 vjeçe, nga Tirana, punonjëse policie
8. A.U., 39 vjeç, nga Tirana, punonjës policie
9. K.B., 48 vjeç, nga Tirana
10. A.K., 54 vjeç, nga Tirana
11. I.A., 47 vjeç, nga Tirana
12. Y.G., 63 vjeç, nga Shkodra
13. A.L., 61 vjeç, nga Tirana
14. Sh.M., 46 vjeç, nga Tirana
15. Q.H., 60 vjeç, nga Tirana
16. R.H., 22 vjeçe, nga Shkodra
17. V.M., 27 vjeç, nga Shkodra
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L.S., 26 vjeç, nga Gjirokastra.
Policia e Shtetit në nëntor 2016, në bazë të informacioneve të siguruara kishte regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda procedimin penal për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Nisur nga informacionet e mbledhura dhe të administruara është dokumentuar me prova se shtetasit A.M., M.M., A.Xh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin falsifikime të dokumenteve si letërnjoftime, pasaporta, viza, duke pajisur persona të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material. Nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, ky grup transportonte njerëz në shtete të ndryshme, kryesisht: SHBA, Kanada dhe Mbretëri e Bashkuar.
Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se shtetasit I.M., A.M., M.M., A.Xh., G.S., F.H., E.Ç., K.B., A.K., I.A., Y.G., A.L., Sh.M., Q.H., në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e përshkruara më sipër, shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Pasi i pajisnin me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.
Në funksion të këtij hetimi janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm, kanë falsifikuar dokumenteve të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit disa shtetasve.
Në këmbim për këtë aktivitet të paligjshëm ata merrnin nga personat e trafikuar shuma të konsiderueshme të vlerave monetare që shkonin deri në 20 mijë euro për person.
Në bashkëpunim me disa agjenci ligjzbatuese partnere të huaja, veçanërisht me autoritetet policore greke, në dhjetor 2017 është bërë i mundur arrestimi i 24 personave anëtarë të këtij grupi kriminal me aktivitet në Greqi, kryesisht shtetas shqiptarë dhe grekë, por edhe të kombësive të tjera, të cilëve u janë sekuestruar 7 laboratorë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Shtetasit G.S., dhe A.M., ishin ndërlidhësit mes dy pjesëve të grupit që vepronte në Shqipëri dhe Greqi. Ndërsa shtetasi M.M., ishte në rolin e korrierit mes tyre.
Në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e dy punonjësve të policisë, E.Ç., dhe A.U., të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal për zhvillimin e aktivitetit kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës si punonjës policie.
Gjatë operacionit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.
Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., vjeç 41, banues në Tiranë, punonjës në një kompani, pasi dyshohet se në Vaqarr, duke shpërdoruar detyrën, i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme lekësh, administratores S.S., vjeçe 56, banuese në Tiranë. Neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, shtetasi A.S., vjeç 47, banues në Tiranë, kallëzon se, në vitin 2011, një person, me anë të falsifikimit është pajisur me pasaportë dhe kartë identiteti në emër të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 189  i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u ndalua shtetasi E.A., vjeç, 34, banues në Tiranë, ish punonjës i një kompanie, (funitor), pasi dyshohet se në këtë kompani, duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet, i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme lekësh, administratorit të kësaj kompanie, shtetasit A.G., vjeç 43, banues në Tiranë. Nenet 135 e 186 të Kodit Penal.

Më datë 14.05.201, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.N., vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, shtetasit A.L., vjeç 27, banues në fshatin Arapaj Durrës, i ka marrë një sasi euro. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u ndaluan shtetasit në kërkim A.Gj. dhe A.Gj., vjeç 63 e 37, banues në Bathore, të dënuar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale ”Mashtrimi”. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Në vijim të komunikatës që bën fjalë, për veprat penale vrasje me dashje e mbetur në tentative, në bashkëpunim të shtetasit A.B., më datë 15.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Gj., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 23 e 25, banues në Tiranë, të dënuar më parë. Nenet 302 e 283 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 20.03.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.A., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Tufinë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Lifan”, me drejtues E.M., vjeç 22, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.L., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi pranë një qendre tregtare, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.K., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke udhëtuar me biçikletë, ka goditur nga pas biçiklistin A.A., vjeç 22, banues në Tiranë, i cili është dëmtuar, e pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër pastrimit të parave
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R.R., vjeç 60, banues në Tiranë, përfaqësues i një firme ndërtimi, pasi dyshohet se në vitin 2013, me anë mashtrimit, shtetasit Q.A., vjeç 74, banues në fshatin Manzë, i ka vjedhur një sasi euro. Neni 143 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.B., vjeç 19, banues në fshatin Çekin Gramsh, pasi dyshohet se në fshatin Çekin, duke drejtuar mjetin tip “Opel” është përplasur me mjetin tip “Land Rover”, të drejtuar nga shtetasi R.S., vjeç 41, banues në Gramsh, për pasojë është dëmtuar E.B., e pasagjeri K.P., vjeç 17, banues në Gramsh, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.05.2018, nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.P., 53 vjeç, banues në Tapi, Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën automobilistike Urë Vajgurore-Berat duke drejtuar motoçikletën ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar lehtë.
Nga testi i alkoolit që u ushtrua me aparatin Drager, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur në masën 1.35 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt", "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin G.M., vjeç 39, banues në Shkodër, me detyrë administrator në një ShPSF, pasi dyshohet se në vitin 2017, për një periudhë 11 mujore, nuk i ka paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe taksat e tatimet, shtetasit A.S., vjeç 61, banues në Lezhë, ish-punonjës në këtë shoqëri. Nenet 180 e 181 të Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim B.C., vjeç 37, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendimin me nr. 86 datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Nenet 248 e 25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim, për shtetasin E.Gj., vjeç 17, banues në fshatin Vukatanë, Shkodër, pasi dyshohet se në Vukatanë, duke lëvizur me biçikletë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në një pustë e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Sarandë
Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë për kultivim të bimëve narkotike, shtetasit:
Th.C., 53 vjeç, banues në Xarë,
R.A., 40 vjeç, banues në Xarë,
(pasi të dy shtetasit në një sipërfaqe toke në Xarë të marrë me qira prej tyre kanë kultivuar bimë narkotike Cannabis Sativa).
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Gj., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, ka goditur me grushte shtetasin H.L., vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.J., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi iu gjet e bllokua 25 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen I.L., vjeçe 26, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Grigor Sina”, në banesën e saj, ka goditur me grushte shtetasen M.L., vjeçe 46. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.B., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mihal Grameno”, në banesë, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.S., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, në gjendje të dehur, ka kanosur me fjalë shtetasin M.Y., vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen R.K., vjeçe 50, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti Sh.J., vjeç 52, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.Sh., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Rugova”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.S., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Urani Pano”, te stacioni i autobusit ka goditur me grushte shtetasin K.T., vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për përndjekjen e shtetases E.M., më datë 14.05.2018, u ndalua shtetasi R.S., vjeç 41, banues në fshatin Kashar, i dënuar më parë për veprën penale “Përndjekja”. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, në rrugën “Mine Peza“, në një lokal, shtetasi D.O., vjeç, 50, banues në Tiranë, u kap duke vendosur një tendë, i cili posedonte lejen nr. L-9777/1, datë 30.04.2018, lëshuar nga Bashkia Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Tiranë, për vlerësim.

Më datë 14.05.2018, në rrugën “Petrela“, shtetasi E.B., vjeç 39, banues në Tiranë, u kap duke ndërtuar një objekt, i cili nga verifikimi i kryer rezultoi se ky objekt ishte në poces legalizimi, i ndërtuar në vitin 2014. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.T., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Panorama”, pranë një hoteli, ka kanosur dhe goditur me grushte shtetasin Sh.B., vjeç 28, banues në Tiranë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.S., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Arkitekt Kasëmi”, në banesë, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e Dorjanit. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.H., vjeçe 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Arkitekt Kasëmi”, në banesë, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim e shtetasit A.T., më datë 14.05.2018, u ndalua shtetasi E.K., vjeç 31, banues në Tiranë. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, gjatë rrugës për në spital, ka vdekur shtetësia L.D., vjeçe 63, banuese në Sarandë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 14.05.2018, gjatë natës, në rrugën “Ferit Xhajko”, pranë banesës, shtetasit A.M., vjeç 22, i kanë vjedhur motorin tip “Zongshen”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.Gj., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 13.05.2018, në rrugën “Musa Agolli”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj babait A.Gj., vjeç 70. Punohet për kapjen e E.Gj. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.Z., vjeç 44, banues në Bathore, pasi dyshohet se në rrugën “Demokracia”, ka goditur me grushte kunatin, E.V., vjeç 29, banues në Bathore. Punohet për kapjen e V.Z. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, shtetasi A.D., vjeç 54, banues në Tiranë, kallëzon se, në kryqëzimin e rrugës “Besëlidhja” me rrugën ”Mësonjtorja”, duke drejtuar autobusin e linjës Kamëz-Bathore-Insitut, tip “Iveco”, është thyer një xham i autobusit. Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xh.K., vjeç 57, banues në fshatin Berxullë, pasi dyshohet se në rrugën dytësorë Vorë-Tiranë, në lokalin e tij bar kafe, është konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e biçikletës së shtetasit J.Ç., më datë 14.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.L., vjeç 34, banues në Kavajë, i dënuar. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 14.05.2018, gjatë natës në lagjen nr. 6, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në një godinë të spitalit. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, në lagjen nr. 11, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në lokalin e shtetasit E.K., vjeç 38, banues në Durrës, ku ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, si ngjarje aksidentale.

Më datë 14.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.Z., vjeç 34, banues në fshatin Rrazhbull, pasi në Rrazhbull, në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait S.Z., vjeç 65. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për  shtetasin Y.Sh., vjeç 47, banues në fshatin Katund i Ri, pasi dyshohet se në Prill 2018, në fshatin Jubë, në  breg të lumit Erzen, i ka vjedhur rrjetën e peshkimit shtetasit M.L., vjeç 58, banues në fshatin Rrushkull. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës së  Shkallës  së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit M.B., vjeç 21, banues në Durrës, pasi dyshohet se  ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses shtetases J.M, vjeçe 17, banuese në Durrës. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.A., vjeçe 38, pasi dyshohet se bashkëshorti  P.A., vjeç  50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006”. Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 14.05.2018, gjatë natës, në fshatin Bupq, në kasollen pranë banesës, shtetasve  S.B., dhe B.V.,, vjeç 53 e 36, ju kanë vjedhur dy viça. Punohet për identifikimin dhe kapjen  e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 14.05.2018, në Shijak, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit F.R., vjeç 49, banues në Fushë Krujë, ku kanë marrë disa steka cigare, të cilët janë larguar me mjetin tip “Benz”, i cili rezulton i vjedhur më datë 30.04.2018, në Kurbin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 14.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.Ç., vjeçe 38, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi J.Sh., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.Ç., vjeç 29, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në lokal, nëpërmjet muzikës, ka prishur rendin e qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Elbasan
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  u arrestua në flagrancë shtetasi:
Sh.D., 28 vjeç, banues në lagjen "Haxhias", Elbasan.
Shtetasi i lartpërmendur  në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases S.D., 22 vjeçe. 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprën penale “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar, ose për të lidhur apo zgjidhur martesë”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 14.05.2018, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik,  u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vepra të turpshme”, për shtetasin E.F, 20 vjeç, banues në Cërrik, pasi në rrugë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalë, shtetasen e mitur me iniciale K.Ç.,12 vjeçe, banuese në Cërrik.

Më datë 14.05.2018 nga Specialistët për Hetimin e Krimit  në Komisariatin e Policisë Elbasan, u ndalua me iniciativë shtetasi:
M.C., 63 vjeç, banues në lagjen "Skënderbej" , Elbasan.
Shtetasi M.C.,  në janar 2018 në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj, me shtetasen A.I., 18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, vepër kjo e parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 14.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen P.A., vjeçe 27, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi Th.A., vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.M., vjeçe 30, banuese në Librazhd, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi L.M., vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin I.F., vjeç 46, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 9, ka kanosur me fjalë shtetasin Dh.M., vjeç 22, banuese në Korçë. Neni 84 i Kodit Penal.

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E.F., 27 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 14.05.2018, ky shtetas në lagjen nr. 17 në Korçë, i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases F.L., 60 vjeçe, banuese në Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 3, Korçë, është vjedhur magazina, pronë e shtetasit B.Sh., vjeç 59, banues në Korçë, ku kanë marrë 5000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Korçë
Më datë 14.05.2018, në fshatin Boboshticë, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Th.M., 58 vjeç, ku persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë marrë një shumë prej 2 000 000 lekë të reja dhe disa bizhuteri.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale, si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.Ll., 47 vjeç, banues në Laprakë, pasi ky shtetas për motive pronësie është konfliktuar fizikisht me shtetasin Gj.R., 65 vjeç, banues në Lekas.
Si edhe për shtetasit E.M., 29 vjeç, E.R., 30 vjeç, M.L., 36 vjeç, të tre banues në fshatin Lekas, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë këtij konflikti kanë goditur shtetasit A.Ll., dhe E.M., 30 vjeç dhe kanë dhunuar banesën e këtij të fundit. Nenet 112/2, 90 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Th.F., dhe shtetasen A.F., vjeç 55 e 54, banues në Korçë, pasi dyshohet se djali dhe vëllai M.F., vjeç 31, banues në Korçë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin F.Sh., vjeç 41, banues në fshatin Trestenik, pasi dyshohet se më datë 14.05.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses Xh.Xh., vjeçe 33. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.K., 49 vjeç, banues në fshatin Rrëmenj.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 1 në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Yamaha”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin D.Sh., vjeç 19, banues në Pogradec, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen nr. 3, ka vjedhur dy bateri të markës “Topla” në kamionin tip “Benz” në pronësi të shtetasit F.K., vjeç 54, banues në Pogradec. Punohet për kapjen e D.Sh. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.J., vjeçe 72, pasi dyshohet se nusja e djalit, shtetësia M.J., vjeçe 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Pogradec
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec për shtetasit:
P.B., 47 vjeç, banues në Buçimas, me detyrë administrator i njësisë administrative Buçmas.
S.L., 53 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Vërdovë.
A.Xh., 40 vjeç dhe V.M., 42 vjeç, të tre banues në Vërdovë.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, shtetasit e mësipërm, dyshohet se kanë organizuar një protestë në fshatin Vërdovë, për të penguar kalimin e mjeteve të transportit të një firme (të tonazhit të rëndë), e cila ndërton rrugën në Qafë-Plloçë, me pretendimin se kalimi i këtyre të fundit, ka dëmtuar rrugën e fshatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Berat
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.P., 17 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka goditur me mjete të forta babain e tij, shtetasin S.P., 44 vjeç, banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasit A.N., dhe H.H., vjeç 28 e 23, banues në Berat e Uznovë, pasi dyshohet se në Uznovë, në lokalin e shtetasit H.H., kanë goditur me grushte me njëri-tjetrin, prishur rendin e qetësinë publike. Nenet 90 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
R.T., 22 vjeç
J.D., 24 vjeç
M.Ç., 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Heqje e paligjshme e lirisë" dhe "Marrëdhënie seksuale me të mitur" e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.
Më datë 14.05.2018, shtetasja E.H., vjeçe 41, banuese në fshatin Patos Fshat, kallëzon se, gjatë natës, në fshatin Patos Fshat, i kanë vjedhur banesën, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-E.J., 35 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit” Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, nën ndikimin e pijeve alkoolike në masën 1.10 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.C., vjeçe 68, banuese në Roskovec, pasi dyshohet se djali I.C., vjeç 45, banues në Roskovec, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkalles së Parë Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Fier
Informacion paraprak
Më datë 15.05.2018, rreth orës 02:30, në rrugën Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit", shtetasi E.Ç., 26 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip "Benz" në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi A.Sh., 52 vjeç, banues në Patos.
Gjithashtu kanë marrë dëmtime dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi M.Sh., 25 vjeç, banues në Patos.
Nga testi i alkoolit, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg/l.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 14.05.2018, në fshatin Çukas, në banesën e shtetasit B.B., vjeç 65, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnje.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin Sh.Sh., vjeç 61, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes Xh.Sh., vjeçe 58, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka lëshuar urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes. Neni 321 i Kodit Penal.
  
Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 14.05.2018, gjatë natës, në fshatin Babunjë, në banesën e shtetasit R.L., vjeç 55, i kanë vjedhur motorin tip “Lifan” pa targë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, gjatë natës, në Divjakë, në pronën e tij, shtetasit A.Gj., vjeç 47, i kanë prerë dhe vjedhur 2000 bimë lulelakre. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë (seksioni i të miturëve), për shtetasen F.V., 16 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ka kanosur shtetasin A.M., 30 vjeç, banues në Ballsh.
Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 14.05.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin Th.M,, vjeç 44, pasi dyshohet se (xhaxhai) shtetasi Sh.M., vjeç 59, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij.  Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 14.05.2018, gjatë natës, në lagjen “10 Korriku”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.A., vjeç 58, ku kanë marrë 200 euro. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.Sh., vjeç 31, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 13.05.2018, gjatë tubimit që organizuan në Orikum, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Ura e Izvorit”, kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve. Neni 293 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.K., banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi A.J., vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, .”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 22.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit R.S., dhe K.Rr., vjeç 50 e 65, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “29 Nëntori”, kanë dëmtuar me mjete të forta dërën e një objekti të shtetasit S.S., vjeç 36, banues Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit V.L., vjeç 33, banues në Fier, pasi dyshohet se në lagjen nr. 2, ka goditur me sende të forta shtetasin E.M., vjeç 43. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 14.05.2018, shtetasi K.K., vjeç 59, banues në Ballsh,  kallëzon se, duke udhëtuar me fugonin e linjës Fier–Sarandë, në Tepelenë, disa shtetas e kanë goditur me grusht. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, gjatë paradites, në lagjen 'Granic', është vjedhur banesa e shtetasit A.M., vjeç 50, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për  identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 14.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.M., vjeçe 49, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, shtetasi F.Sh., vjeç 51, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 14.05.2018, shtetasja R.Xh., vjeçe 67, banuese në Fushë Gjorem, kallëzon se, në muajin Nëntor, të vitit 1999, është larguar nga banesa djali A.Xh., vjeç 41, banues në Fushë Gjorem. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 14.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme për shtetasen V.D., vjeçe 46, pasi dyshohet se djali i bashkëshortit J.D., vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkalles Parë Lezhë. Ligji 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N.M., vjeç 61, banues në Velipojë, administrator i një firme ndërtimi, pasi dyshohet se në lagjen “Partizani”, në një banesë në ndërtim, duke punuar është aksidentuar punonjësi D.T., vjeç 37, banues në fshatin Kaç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 289/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin I.M., vjeç 25, banues në fshatin Shtiqën, pasi dyshohet se më datën 13.05.2018, në fshatin Shtiqën, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasi F.M., vjeç 45. Neni 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Tropojë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin;
- F.A., 45 vjeç, banues në Elbasan, fadromist i një firme ndërtimi.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datën 14.05.2018, në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit”, në fshatin Çerem, Tropojë, duke punuar me fadromë në brendësi të tunelit, aksidentalisht ka goditur me fadromë punonjësin e kësaj firme, shtetasin A.Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Bashkia Elbasan, i cili ka humbur jetën. 

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin P.L., vjeç 33, banues në fshatin Fushë-Bulqizë, pasi dyshohet se më datë 12.05.2018, në rrugën Fushë Bulqizë, u kap me kamionin  tip “Ifa”, duke transportuar lëndë drusore pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin R.M., vjeç 30, banues në fshatin Zogaj, pasi dyshohet se në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur Pishat, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dëmtuar këmbësoren B.K., vjeçe 18, banuese në Bulqizë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, në banesë në kushtet e depresionit është vetëhelmuar shtetasja A.K., vjeç 37, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin D.D., vjeç 27, banues në fshatin Bërshi, pasi dyshohet se në fshatin Patinë, ka goditur me sende të forta shtetasin F.S., vjeç 62, banues në fshatin Cërrujë. Neni 89 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 14.05.2018, në Tiranë, u kapën 12 shtetas të huaj, me shtetësi irakiane, libiane dhe siriane, të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale nga Kakavija. Në përfundim të kryerjes së procedurave kërkuan azil dhe u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Më datë 14.05.2018, u kapën shtetasit e huaj, N.Ch., dhe A.Ch, vjeç 24 e 25, me shtetësi marokene. Nga intervistimi ka rezultuar se këta shtetas kanë hyrë në territorin e vendit tonë në mënyrë ilegale nga Kakavija. Në përfundim të kryerjes së procedurave kërkuan azil dhe u dërguan në QKPA  Babrru, Tiranë.

Më 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.Ç., vjeç 41, banues në Lezhë, depërtuar nga Italia, pasi dyshohet se më datë 10.10.2017, në afërsi të P.K.K, Port, Durrës, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin V.T., vjeç 31, banues në Shkodër, kthyer nga Italia me leje kalimi, pasi dyshohet se më datë 20.12.2006, në afërsi të P.K.K, Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin J.L., vjeç 34, banues në Gramsh, i depërtuar nga Greqia, pasi dyshohet se më datë 29.04.2018, në afërsi të fshatit Kapshticë, nga mali, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 14.05.2018, te “Kthesa e fshatit Kakavi”, u kapën 7 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në R.Sh., e u dërguan në Q.K.P. të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin B.M., vjeç 57, banues në fshatin Moravë, Berat pasi dyshohet se, në PKK, Kakavijë, nga kontrolli në mjetin tip “Toyota”, iu gjetën e bllokuan 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Informacion paraprak.
Më datë 14.05.2018, në Pishpore, në vendin e quajtur “Pylli me Pisha”, shërbimet e D.V.K.M Vlorë dhe Delta Forcë, kanë gjetur të fshehur një mjet lundrues tip gomone me dy motorë 350 Kf, me gjatësi 10 m, i pa matrikulluar dhe me numrin e motorëve të fshirë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 14.05.2018, në PKK Morinë, në dalje, u kap shtetësia në kërkim, Sh.Ll., vjeçe 73, banuese në Tiranë,  pasi dyshohet se më datë 03.05.2018, është shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Më datë 14.05.2018, në P.K.K, Qafë-Prush, u kap shtetasi në kërkim A.L., vjeç 32, banues në Tropojë, pasi dyshohet se më datë 13.05.2018, ka përndjekur shtetasen A.K., banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

 

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4