Lezhë - Sekuestrohen armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes, arrestohet një person

LezhëLezhe 16 maj 2018 1

Sekuestrohen armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes (për video kliko mbi link)

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me F.N.SH. Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë ligjore, janë ushtruar kontrolle Blic në territor, ku si rezultat i tyre u sekuestruan:

- Një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë

- 14.600 Euro

- Një sasi bizhuterish

Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip 'Lancia' që drejtohej nga shtetasi i arrestuar, si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

U arrestua në flagrancë shtetasi i dyshuar si posedues i tyre, Roan Brahimi, 26 vjeç, banues në Lezhë.

Në ngarkim të tij veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" , "Vjedhja", "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale" parashikuar nga nenet 278, 134 dhe 287/b të Kodit Penal.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lezhe 16 maj 2018 1

Lezhe 16 maj 2018 2

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3