Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 16 Maj 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.


Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 24 personave.


Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 3 drejtues mjetesh.


2 persona për Narkotikët

10 persona në kërkim

1 person për veprën penale "Krime ndaj personit"

1 person për veprën penale "Kanosja"

1 person për veprën penale "Vjedhja"

5 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Përndjekja".

Gjithashtu janë sekuestruar:

disa doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa,

2 armë zjarri, 8 fishekë si dhe 2 gëzhoja.


Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 74 persona.
 

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3