Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 16 Maj 2018

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.N, vjeç 42, banues në Tiranë, administrator i një shoqërie private, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi eurosh shtetasit A.O, vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.P, vjeç 65, banues në Tiranë, administrator i një shoqërie private, pasi me anë të mashtrimit, i ka shitur dy herë një apartament, shtetasit E.P, vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen L.H, vjeç 50, banuese në Tiranë, pasi  një kompani private ka konstatuar, se L.H me anë të falsifikimit të dokumenteve është pajisur me pasaportë biometrike. Neni 189 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 15.05.2018, rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, dy shtetasit L.S., dhe L.S., (bashkëshortë) kanë qënë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 15.05.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi J.R, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, motokarron tip “Dayang” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.K, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Njazi Meka”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.K, vjeç 25 banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën e “Elbasanit”, duke drejtuar motorin tip “Dayang”, ka goditur nga pas mjetin tip “Benz” me drejtues Y.B vjeç 45, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.K, vjeç 27, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi më datë 14.05.2018, pranë mbikalimit të Saukut, duke drejtuar  mjetin tip “Smart” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është dëmtuar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Elbasan
Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin:
A.L 25 vjeç, banues në Durrës, aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P Peqin, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e I.E.V.P Peqin, nga forcat e këtij institucioni, në dhomën ku vuan dënimin shtetasi A.L, ju gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 65 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.  
Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë futur në ambientet e I.E.V.P Peqin,
lëndën narkotike të sekuestruar.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Elbasan,
u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin:
 B.I., 50 vjeç,  banues në Cerrik, pasi ka bërë kallzim shtetasja K.H., 23 vjeçe, banuese në Cerrik,
emigrante në Itali, se ky shtetas  dyshohet se me anë të mashtrimit në muajin Korrik 2015, i ka
pëvetësuar një shumë Euro, e cila e ka autorizuar për ta depozituar në emër dhe  llogari të saj në një bankë të nivelit dytë, por ky shtetas i ka depozituar në emrin e tij.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin F.K, vjeç 48, banues në fshatin Qukës Shkumbin, i pajisur me leje drejtim, pasi në rrugën Karkavec-Qukës, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubish”, është përplasur me mjet bujqësor, të drejtuar nga shtetasi SH.SH vjeç 59, banues në Qukës Shkumbin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 15.05.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin E.H, vjeç 31, banues në fshatin Çiflik, pasi në aksin rrugor Moglicë Maliq, u kap me kamionin tip “Benz” duke transportuar 7 m3 dru zjarri, me dokument që dyshohet i falsifikuar. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti me dru. Neni 186/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 15.05.2018, shtetasi N.N, vjeç 70, banues në Lushnjë, kallëzon se ka bërë një pagesë nëpërmjet rrjeteve sociale tek një kompani, për blerjen e një malli dhe nuk e ka marrë mallin, për të cilin ka bërë pagesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin S.B, vjeç 44, banues në fshatin Cakran, me detyrë përgjegjës kadastre në Cakran, pasi shtetasi M.S, vjeç 70, banues në Cakran, kallëzon se shtetasi S.B i ka falsifikuar dokumentacionin e tokës në fshatin Kreshpan, ku si pasojë i kanë prishur gardhin rrethues të tokës. Nenet 186 e 248 të Kodit Penal.
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin L.K, vjeç 65, banues në Fier, pasi shtetësia E.F vjeç 37, banuese në Fier, kallëzon se ish vjehrri, L.K ka falsifikuar dokumentet dhe ka tërhequr tek një banke e nivelit te dyte një sasi dollarësh të cilat i kishte të mbyllura në emrin e saj. Neni  186 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Fier
Policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
F.M, 37 vjeç, banues në Patos.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 30.03.2018, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest ne burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga Neni 88/1 i Kodit Penal.
Në datën 17.02.2018, në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasi F.M për motive të dobëta ka plagosur
me mjet prerës(thikë), shtetasin P.Xh, banues në Mallakastër.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç, vjeç 26, banues në fshatin Dukas, pasi në Verbas, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi A.SH, vjeç 54, banues në Patos dhe ka marrë dëmtime shtetasi M.SH vjeç 25, banues në Patos, pasagjer, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Në vijim të informacionit, që bënë fjalë veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin P.D, vjeç 27, banues në Vlorë. Nenet 186 e 190 të Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Vlorë
Plagosin me mjete shpuese dy vëllezër, arrestohet në flagrancë një shtetas, dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës një tjetër shtetas.
Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
S.B 23 vjeç, banues në Vlorë,
Do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës shtetasi i mitur B.B.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit, M.G., 24 vjeç, banues në Vlorë.
Të tre shtetasit e mësipërm, në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me mjete prerëse-shpuese, shtetasit N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, (vëllezër), banues në Panaja, Vlorë, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe aktualisht janë  jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 88 dhe 25 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasit E.F, B.R, J.H dhe E.B, vjeç 37, 32, 37 dhe 33, të ndaluar në burgun I.E.V.P. Bënç, Tepelenë, pasi në ambientet e dhomës nr.9, të burgut, gjatë kontrollit, ju gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 0.81 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin Y.N, vjeç 39, banues në Gjirokastër, pasi  në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar shtetasen H.XH, vjeç 56, banuese në Gjirokastër, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 23.03.2018, më datë 15.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, E.GJ, vjeç 21, banuese në Kavajë. Materialet u referuan në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë  Gjirokastër. Neni 290 i Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin F.GJ vjeç 39, banues në Ishull Lezhë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasen e mitur  S.K, vjeç 11, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj pronës
Më datë 16.05.2018, në Shëngjin, Lezhë, në një pallat në ndërtim e sipër,  në pronësi të shtetasit A.L.46 vjeç,  banues në Lezhë, persona të paidentifikuar kanë vendosur lëndë plasëse  në njërin kat të tij, ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Punohet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin  dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë. Neni 152 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 15.05.2018, shtetasi A.M, vjeç 73, banues në Shkodër, kallëzon se ka aplikuar disa herë për marrjen e certifikatës së pronësisë, për banesën e blerë me akt noterial në vitin 2000 dhe punonjësit e ZRPP, i kanë refuzuar pajisjen me certifikatë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Neni 248 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për shtetasin E.I, vjeç 19 banues në fshatin Pollozhan, pasi në Peshkopi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Fiat”.  Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Dibër, për shtetasin e mitur L.H, vjeç 16, pasi  në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin K.N, vjeç 46  banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 1, në objektin në ndërtim, janë gjetën 9 punëtorë të paligjshëm dhe të paregjistruar në Organet Tatimore. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ‘’, më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur  I.L, vjeç 17, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin XH.H, vjeç 55 banues në fshatin Fushas, pasi në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasani”, ka goditur me grusht, shtetasin K.K, vjeç 55 banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit XH.M dhe A.SH vjeç 19 e 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Ali Demi’’, i kanë vjedhur biçikletën, shtetasit A.B, vjeç 40 banues në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua biçikleta. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.L vjeç 41, banues në Kuçovë, pasi me vetëgjyqësi, pa lejen e ish bashkëshortes, M.L, vjeç 40, banuese në Tiranë, ka marrë në banesë 2 fëmijët e mitur. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 15.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin D.K, vjeç 84, pasi në banesë, nusja e djalit A.K, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.05.2018, gjatë natës, në rrugën “Jordan Misja“, kanë vjedhur servisin e riparim televizorëve, të shtetasit I.R, vjeç 41, banues në Tiranë, ku kanë marrë 6 televizorë të markave të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, gjatë natës, në rrugën “Don Bosko“, kanë vjedhur dyqanin e shtetases D.B, vjeç 58, banuese në Tiranë, ku kanë marrë paketa cigaresh të llojeve të ndryshme, mallra ushqimore dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të raportit, që bën fjalë për veprën penale “Përndjekja”, më datë 15.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.L, vjeç 32, banues në fshatin Kepenek, Tropojë. Neni 121/a i Kodit Penal

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M., (endacake, me probleme mendore), pasi te ish Stacioni trenit, ka goditur me sende të forta, shtetasen P.K, vjeç 62, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin e plotë dhe shoqërimin e M. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.R, pasi në bulevardin “Zogu i Parë”, ka goditur me grusht, shtetasin F.H, vjeç 34, banues në Tiranë. Punohet për shoqërimin e P.R. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 15.05.2018,   u arrestuan në flagrancë shtetasit K.D dhe K.D, vjeç 32 e 29, banues në Tiranë, (vëllezër), pasi më datë 14.05.2018, në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi R.Ç, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dajtit” nga kontrolli fizik në mjetin tip ‘’BMV” iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.  Neni 283/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, të shtetasit A.T më datë 15.05.2018, u ndalua shtetasi E.M, 34 banues në Tiranë. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.N, vjeç 72, banues në Tiranë, i dënuar me parë per veprën penale “Vrasja”, pasi në rrugën ”Besa”, ka kanosur me fjalë shtetasin SH.G, vjeç 74, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 15.05.2018, në spitalin “Nënë Tereza”, ka vdekur shtetasi A.M, vjeç 45, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se vuante nga zemra. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.P, vjeç 57, banues në Kamzë, pasi në Kamzë, në “Bulevardi Blu”, ka goditur me grusht shtetasin K.K, vjeç 62  banues në Kamzë. Neni 89 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën ‘’Dhuna në familje’’, më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.Z, vjeç 44, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.C, vjeç 51, banues në fshatin Yrshek, pasi në fshatin Zaldë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Punohet për kapjen e M.C. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.A, vjeç 32, banues në Sarandë pasi ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, duke shqetësuar e thyer urdhrin e mbrojtjes, ndaj babait, shtetasit D.A vjeç 60, banues në Tiranë. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin D.S, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, XH.XH, vjeç 27, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare“. Punohet për kapjen e Denisit. Neni 130/a i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 16.05.2018, në Ndroq, pranë fabrikës së vajit, ka dalë lumi Erzen dhe ka mbetur i bllokuar në një objekt, shtetasi E.R, 23 vjeç. Në vend kanë shkuar shërbimet dhe zjarrfikësit, por nuk mund të afrohen deri tek objekti, pasi niveli i ujit është mbi 2 m dhe  forcat “Renea”, kanë nxjerrë nga objekti E.R. U njoftuan emergjencat e Prefekturës, Bashkisë dhe MB.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.D vjeç 37, banues në Kodër Vorë, pasi me vetëgjyqësi, ka tentuar të zhvendosi një shtyllë betoni të gardhit rrethues, të baneses së shtetases F.N, vjeç 28. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasen D.K, vjeç 53, banuesë në Kavajë, pasi ka bërë vet’gjyqësi, duke mos lejuar të jetoje në banesë ish bashkëshortin, shtetasin B.K, vjeç 54. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018 shtetasi F.R, vjeç 34, ka njoftuar Policinë se dyshonte se një mjet që lëvizte pas tij, ishte duke e ndjekur në aksin rrugor Kavaja-Karpen, tek mbikalimi i Kollçakëve. Në vend kanë shkuar shërbimet e Policisë ku nga verifikimet nuk ka rezultuar një fakt i tillë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Informacion paraprak
Më datë 15.05.2018, në fshatin Gosë, si pasojë e reshjeve të mëdha, kanali vaditës Peqin-Kavajë, ka krijuar çarje dhe po përmbyten fushat e mbjella pranë zonës, deri tani nuk ka informacione për banesa të përmbytura. Në vend janë shërbimet e policisë dhe Emergjencat e Prefekturës, të cilat po monitorojnë situatën.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 15.05.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L.A, vjeç 38, pasi bashkëshorti, shtetasi P.A, vjeç 50 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006,”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të Raportit Ditor që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 14.05.2018, mjeti u gjet i braktisur nga Komisariati Lezhë, ku kishte targën që i përkisnin mjetit tip “Benz”, të shtetasit A.S banues në Xhavzotaj. Punohet për dokumentimin ligjor të ngjarjes. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.K vjeç 42, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.1, ka bërë një rrugë në pronën e shtetasit V.H, vjeç 65, banues në Durrës. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 16.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç  23, banues në Durrës, pasi prej tre javësh, përndjek shtetasen A.K, vjeç 19. Neni 121/a/1 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 15.05.2018, gjatë natës, në fshatin Mallkuç, në kabinën elektrike kanë vjedhur  tre bobina të transformatorit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit B.T dhe H.G vjeç 35 e 63, banues në Sukth, pasi në Fushë Krujë, për kanë ushtruar vetëgjyqësi ndaj njëri tjetrit. Neni 277 Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  Parë Krujë, për shtetasit O.B, M.B, A.B, SH.B dhe M.B, vjeç 37, 37, 36, 63 e 66, banues në fshatin Kameras, pasi me vetëgjyqësi, në pronën e tyre të shpronësuar, nuk kanë lejuar punonjësit e OSHEE-së, të ndërtojnë nënstacionin elektrik. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin B.SH, vjeç 18, pasi më datë 13.05.2018, në këtë fshat, ka vjedhur një qengj  dhe një kec në stallën e begative të shtetases B.V vjeç 48. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Elbasan
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit  u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit:
R.S 37 vjeç, banues në fshatin Gjergjan,  Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas  ka shkuar në fshatin Kuqan, Elbasan, para banesës së ish bashkëshortes S.M, 33 vjeçe dhe e ka kërcënuar me fjalë.
Shtetasja S.M, ka njoftuar policinë, ku shërbimet e policisë kanë mbërritur në kohë  duke bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të sipërpërmendur.
Shtetasit R.S gjatë kontrollit personal të bërë nga  shërbimet e policisë, para banesës së ish bashkëshortes, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale  një armë zjarri Pistoletë tip “T.T”  me 8 fishekë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 15.05.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin M.SH, vjeç 38, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 13, në lokali, ka ndërtuar një tendë diellore, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin T.L vjeç 30 banues në fshatin Voskop, pasi më datë 14.05.2018, në pyllin e fshatit Shipskë u kap me fugonin tip “Benz” duke transportuar 6 m sterrë dru zjarri, pa dokumente. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018,  në fshatin Kamenicë, ka vdekur shtetasi M.A vjeç 58. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Më datë 15.05.2018, shtetasi i mitur XH.S, vjeç 12, banues në Korçë, kallëzon se në lagjen nr. 12, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 15.05.2018, gjatë natës, në fshatin Vloçisht, në oborrin e banesës, shtetasit K.K, vjeç 67, i kanë vjedhur 2 koshere bletësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 14.05.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi E.B, 27 vjeç,
banues në Pogradec, i cili ka kallëzuar se gjyshi i tij shtetasi Y.B, 75 vjeç, (që vuan nga sëmundja
e sklerozës) është larguar nga banesa në datë 13.05.2018 dhe nuk ka informacion mbi
vendndodhjen e tij. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e tij.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin T.B, 25 vjeç, banues në Pogradec, bazuar në nenin 130 të Kodit Penal.

Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit:
N.T, 38 vjeç, banues në fshatin Niçë-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 15.05.2018, në banesë dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.T, 38 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Dhuna
në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasen L.B, vjeç 60, banuese në fshatin Velabisht, pasi në Velabisht, në banesë, u kap duke bërë ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Berat
Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
B.M 34 vjeç,  banues në Ura Vajgurore.
Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e policisë iu gjetën të mbjella në vazo 11 rrënjë bimë narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 15.05.201, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.DH vjeç 28, banuese në Fier, pasi vjehrri, shtetasi S.DH, vjeç 74, ka ushtruar dhunë e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin I.M, vjeç 20 banues në Fier, pasi  në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases S.M, vjeç 51 banuese në Fier. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin K.O, vjeç 32, banues në Levan, pasi  në Levan, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit të mitur O.O vjeç 11.  Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Në vijim të informacionit datë 10.05.2018, që bënë fjalë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lushnjë, për shtetasin F.N, vjeç 28, banues në Berat. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin N.K vjeç 29, banues në fshatin Grabian, pasi në Grabian, ka goditur me mjete të forta, shtetasin A.GJ, vjeç 48 banues në Grabian. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit H.R, F.R dhe O.R, vjeç 44, 53 e 29, banues në fshatin Treblovë, pasi më datë 14.05.2018, në këtë fshat, kanë goditur me sende të forta shtetasin SH.H, vjeç 63, banues në Treblovë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.Ç 63, pasi djali, shtetasi A.Ç, vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E.RR, vjeç 56, banues në Vlorë, pasi më datë 13.05.2018, në lagjen “Partizani”, ka dëmtuar pronën e shtetasit L.P vjeç 47, banues në Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen S.M, vjeç 31, banuese në Vlorë, pasi bashkëshorti G.H, vjeç 36, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike i vetëpunësuar ndaj saj,. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin D.H vjeç 26, banues në Vlorë, pasi më datë 14.05.2018, ka kanosur me fjalë, shtetasen K.S, vjeç 22, banuese në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, shtetësia M.O, vjeç 44 banuese në Vlorë, kallëzon më datë 14.05.2018, në lagjen “28 Nëntori”, në banesë i kanë vjedhur disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E.T, vjeç 67 banues në Tiranë,  pasi në lagjen “28 Nëntori”, ka ndërhyrë në një banesë për të cilën është në konflikt pronësie me shtetasin A.R vjeç 47 banues në Vlorë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasen K.XH, vjeç 50, banuese në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim të rremë, për vjedhjen e një prone nga shtetasi A.L, vjeç 51, banues në Vlorë, i cili paraqet certifikatë pronësie me anë të së cilës tregon se kjo banesë për të cilën K.XH pretendon, është pronë e tij. Neni 305 i Kodit Penal.
 
Më datë 15.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, para banesës, shtetasit D.A, vjeç 64 i kanë vjedhur motorin tip “Lonçin”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë, Vlorë, për vlerësim, pasi në fshatin Dhërmi janë  konstatuar dy objekte me dërrasë me çati alpine, të cilat i përkasin shtetasit K.B, vjeç 24 banues në Vlorë. Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se objektet janë ndërtuar në vitin 2009.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 15.05.2018, u ndalua shtetasi V.M, vjeç 62 banues  në fshatin Erind, (me probleme mendore), pasi më datë 14.05.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases A.M dhe nipit të mitur M.M, vjeç 57 e 7. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër. Neni 130/a  i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin M.GJ vjeç 52 banues në Tiranë, pasi në Shëngjin, ka kanosur me fjalë, shtetasin A.L vjeç 47, banues në Shëngjin. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 14.05.2018, gjatë natës, në fshatin Sanxhak, në shkollën 9 vjeçare, në dhomën e përgatitjes fizike kanë vjedhur 10 topa futbolli, 1 kosh basketbolli dhe 1 rrjetë volejbolli. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin O.RR, vjeç 21, banues në Thumanë, Krujë, pasi më datë 14.05.2018, në  Mamurras, duke lëvizur me mjetin tip “Benz”, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë. Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja, model 54, kalibri 7.62 mm. Punohet për kapjen e O.RR. Nenet 274 e 278 të Kodit Penal.

Kurbin
Denoncon humbjen e shokut, arrestohet si autor i dyshuar i zhdukjes së shtetasit të humbur.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 29.04.2018, ku ka humbur kontaktet shtetasi F.F. 30 vjeç, banues në Peqin-Elbasan, ju informojmë se:
Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë,  të mirëorganizuar dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara  u bë ndalimi i shtetasit:
A.F 30 vjeç, banues në Peqin - Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit F.F.), pasi ky  shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit F.F.
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve  të ngjarjes.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale "Vjedhje me pasojë vdekjen" parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, në Laç, kanë vjedhur banesën e shtetasit Z.P, vjeç 57, ku kanë marrë një televizor plazma, një trapan, një fshesë korenti, pesë litra raki dhe disa dokumente të banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin RR.M, vjeç 27 banues në fshatin Mazrek, pasi në banesë, iu gjet me cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasen V.Z vjeç 64, banuese në fshatin Berdicë e Madhe, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së,  u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, në lagjen “Perlat Rexhapi”, në banesën e shtetasit P.P, vjeç 65, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin Z.N, vjeç 67, banues në fshatin Kukël, invalid prej 24 vitesh, pasi ka goditur e penguar të ushtrojë detyrën, shtetasen SH.M vjeç 53, (avokate) banuese në Lezhë. Nenet 90, 119 e 235 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 15.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.D vjeç 50, banues në fshatin Gjegjan, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe kunatës (motrës gruas) shtetaseve, V.D dhe V.M, vjeç 42 e 44, banuese në fshatin Gjegjan. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 15.05.2018, u ndaluan shtetasi në kërkim, A.H, vjeç 29, banues në Topojan, pasi Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës Parë Kukës, ka urdhëruar ndalimin, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrim prone”. Nenet 236/2 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kukës, për të miturin G.C, vjeç 16, banues në Kukës, pasi gjatë natës, në lagjen nr. 7, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit T.C vjeç 55 banues në Kukës, ku ka marrë 4 paketa cigare. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tropojë, për vlerësim,për shtetasit K.G dhe R.M, vjeç 46 e 55, banues në fshatin Selimaj, pasi në këtë fshat, për probleme pronësie, kanë ushtruar vetëgjyqësi ndaj njeri tjetrit.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin E.D, vjeç 64 banues në fshatin Hurdh-Muhur, pasi në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Dibër, për shtetasin F.P vjeç 73, banues në fshatin Përgjegj, pasi në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni i 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 15.05.2018, shtetësia L.LL, vjeç 31, banuese në fshatin Zogje, kallëzon se më datë 10.04.2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti, shtetasi A.LL, vjeç 31, banues në këtë fshat. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.A, vjeç 30, banues në Vlorë, kthyer deportiv nga Franca, pasi më datë 28.08.2017, në afërsi të P K K Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G.F, vjeç 24, banues në Burrel, depërtuar nga Hollanda, pasi më datë 03.02.2018, në afërsi të P K K Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, në P K K Rinas, u ekstradua për në Zvicër, shtetasi në kërkim ndërkombëtar M.N, vjeç 32, banues në Kosovë, pasi autoritetet Gjyqësore të Kantonit Bazel, Zvicër, kanë lëshuar Urdhrin e Arrestit Ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Nenet 140 e 122 të Kodit Penal Zviceran.

Më datë 15.05.2018, në P K K Rinas, u kap shtetasi S.Ç, vjeç 47, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, në D V K M Tiranë, u dorëzuan 8 shtetas të huaj, me shtetesi afgane, libiane dhe siriane të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale nga Kakavija. Në përfundim të kryerjes së procedurave kërkuan azil dhe u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Më datë 15.05.2018, në P K K Rinas, në dalje, u kap shtetasi në kërkim, A.GJ vjeç 36 banues në Tiranë, pasi më datë 13.10.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën". Neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.N vjeç 36, banues në Mirditë, deportuar nga Italia, pasi  më datë 15.02.2018, në afërsi të P K K Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 14.05.2018, në D V K M Tiranë, u dorëzuan 6 shtetas të huaj, me shtetësi siriane, të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale nga Kakavija. Në përfundim të kryerjes së procedurave kërkuan azil dhe u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 15.05.2018, në P K K Port, në dalje, u kapën shtetasit turq me pasaporta franceze A.B dhe S.B, vjeç 47 e 17, pasi A.B, ka tentuar ti japë ndihmë S.B për të kaluar kufirin me pasaportë të falsifikuar. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan pasaportat. Nenet 189 e 298 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 15.05.2018, në Devoll, në afërsi të fshatit Vernik, u kapën 4 shtetas të huaj me shtetësi Marokene. Në përfundim të intervistës, u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 14.05.2018, shërbimet e kufirit, në afërsi të vendit të quajtur “Posta e Vjetër e Mullirit”, kapën 4 shtetas të huaj, me shtetësi irakiane. Në përfundim të kryerjes së procedurave kërkuan azil dhe u dërguan në Q K PA Babrru, Tiranë.

Më datë 13.05.2018, në Gjirokastër, tek kthesa e fshatit Vanistër, u kapën 3 shtetas të huaj, banues në Afganistan, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme. Pas intervistimit u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 15.05.2018, në S P K Qafë Morinë, u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi i huaj në kërkim ndërkombëtar, S.J, vjeç 63, banues në Bosnje Hercegovinë, pasi Gjykata Sllovene, ka lëshuar Urdhrin e Arrestit Ndërkombëtar, për veprën penale, “Mashtrimi”. Neni 228 i Kodit Penal Slloven.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2