Kurbin - Denoncon humbjen e shokut, arrestohet si autor i dyshuar i zhdukjes së shtetasit të humbur

KurbinPolicia-Lezhe

Denoncon humbjen e shokut, arrestohet si autor i dyshuar i zhdukjes së shtetasit të humbur

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 29.04.2018, ku ka humbur kontaktet shtetasi F.F., 30 vjeç, banues në Peqin - Elbasan, ju informojmë se:

Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë, të mirëorganizuar dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara u bë ndalimi i shtetasit:

A.F., 30 vjeç, banues në Peqin - Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit F.F., pasi ky shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit F.F.)

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale " Vjedhje me pasojë vdekjen" parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2