Elbasan - Kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

ElbasanElbasan 17.05.2018 1

Kontrolle në të gjitha akset rrugore dhe në qytet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, (për video kliko mbi link)

të personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

Kontrollet, nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH-Fier, në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë kontrolleve, është kapur dhe arrestuar në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Personi i arrestuar është edhe me arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me 15 fishekë si dhe një automjet.

Në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH-Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe kapur një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete dhe konkretisht:

Në lagjen "5 Maji" në rrugën "Lef Nosi", Elbasan, shtetasi K.Xh., 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, i cili drejtonte një automjet tip “Porsh”, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s'ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “Porsh”.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Elbasan 17.05.2018 1

Elbasan 17.05.2018 2

Elbasan 17.05.2018 3

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3