Antikanabisi - Projekti "SANCAS", mbështetje e strategjisë me mbikëqyrje ajrore

Antikanabisi - Projekti "SANCAS", mbështetje e strategjisë me mbikëqyrje ajrore. (për video kliko mbi link)Projekti SANCAS 13.05.2017 1

Në Akademinë e Sigurisë u mbajt takimi i dytë, i drejtuar nga ekipi i projektit "SANCAS", në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të kanabisit, me pjesëmarrjen e Zv/ministres së Brendshme, përfaqësuesve nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme dhe delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Në takim u bë prezantimi i raportit të ecurisë së projektit deri tani dhe axhenda e veprimtarive të parashikuara në vijim, deri në Shtator 2018.

Zv/ministrja e Brendshme, Znj. Rovena Voda:
“Projekti “SANCAS” është një nga projektet më të rëndësishme që mbështet veprimtarinë e Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar, me fokus kryesisht kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Gjej vend për të falënderuar Komisionin Evropian që me financimin e këtij projekti, edhe një herë shpreh mbështetjen për prioritetet që ka Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, por një falënderim nga zemra edhe për implementuesin e projektit, Ministrinë e Brendshme Italiane.
Lufta kundër krimit të organizuar është fokusi dhe prioriteti më i madh, më kryesori i Ministrisë së Brendshme. Mbështetja e projektit “SANCAS”, mendoj që sigurisht do të japë efektet e veta. Në kuadër të këtij projekti tashmë janë kryer fluturimet e para. Po kështu jam informuar e më vjen mirë ta ndaj dhe me ju që raportet e para të fluturimeve kanë qenë pozitive.
Kështu që unë mendoj se ky rezultat na tregon që jemi në rrugë të mbarë, por sigurisht që në këtë rrugë jemi bashkë. Ne, si Ministri e Brendshme, jemi shumë të angazhuar edhe patjetër mirëpresim që ky projekt të përfundojë me sukses. Pa diskutim që bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, nuk e vë në dyshim ashtu siç ka qenë, do të vazhdojë të jetë në nivele shumë të larta.
Shpresoj që, siç e thashë në fillim projekti të jetë një vlerë e shtuar dhe unë uroj që të gjithë komponentët e projektit të përfundojnë apo të realizohen me sukses, sepse kështu besoj edhe ne do të kemi mundësi të themi në fund të ditës para qytetarëve tanë që: “Po, ne kemi bërë diçka, por sigurisht së bashku”.

Zv/drejtore e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Znj. Aida Hajnaj:
“Projekti “SANCAS” është një projekt i rëndësishëm përsa i përket Policisë së Shtetit, në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Projekti i përqëndroi të gjitha energjitë në prezantimin e tij, tek përfituesit kryesorë dhe palët e interesuara, duke shpjeguar rëndësinë e tij, mjetet që ofron në drejtim të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kanabisit. Në komponentin e parë edhe këtë vit Guardia di Finanza ka ndarë me shërbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar policor, planin operativ të monitorimit nga ajri për vitin 2018, që është nga 5 prill-15 maj 2018, do të kryhen 42 fluturime nga projekti “SANCAS”.
16 shtator-31 tetor 2018 do të kryhen 43 orë fluturimi.
Pala italiane do të financojë rreth 100 orë fluturime, të cilat do të zhvillohen nga data 16 maj-15 shtator 2018.
-Komponenti i dytë i rëndësishëm është vlerësimi i nevojave në lidhje me zgjerimin e përdorimit të Komisariatit Dixhital dhe ngritjen e Laboratorit Hulumtues.
-Komponenti i tretë që është mëse i rëndësishëm, ekipi i projektit ka punuar për informimin e palëve të interesuara ku përfshihet Policia e Shtetit, Prokuroria si dhe shtetet anëtare të BE-së, kryesisht nëpërmjet oficerëve tanë të kontaktit, për të krijuar, financuar hetime të përbashkëta, lidhur me hetimin e trafikimit dhe kultivimit të kanabisit që është aq shumë e rëndësishme për parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni.
Si përfundim unë dua të shpreh se bashkëpunimi dhe partneriteti shumë i mirë që ne kemi krijuar me njëri-tjetrin do të çojë në hapa cilësorë në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Z. Giampiero Messinese, Drejtues Ekipi projekti “SANCAS”:
“Është një kënaqësi e madhe që të mirëpresim këtë event dhe t'ju urojmë mirëseardhjen në këtë event, në Akademinë e Policisë së Shtetit Shqiptar, të cilit i jam mirënjohës që na ka mirëpritur këtu dhe na ka hapur dyert. Këtu kemi këtë mbledhje të dytë të Komitetit të palëve të interesuara për këtë projekt. Kemi bërë mjaft takime në përpjekje për të fokusuar mbi nevojat e paraqitura në ato pikat kyçe të vetë projektit. E kam fjalën në mënyrë të veçantë për veprimtaritë që kemi bërë për të përditësuar, përmirësuar dhe impelmentuar Komisariatin Dixhital, për të përpunuar me mbështetjen e analizës së riskut të Policisë së Shtetit dhe të zyrave të tjera kompetente, të ngarkuara për analizën e lokaliteteve të zonave ku është e mundur të mbillen fara droge, pra për marijuanën në mënyrë të veçantë dhe në fund edhe mundësinë me anën e këtij projekti, që të financojmë në këto dy vjet takime operative, ndërmjet punonjësve të Policisë, magjistratëve, gjyqtarëve, Prokurorëve shqiptarë dhe vendeve të Bashkimit Evropian, në rastet kur ka një veprimtari kriminale, që ka të bëjë pikërisht me trafikun ndërkombëtar të kanabisit”

Prokuror, Prokuroria e Përgjithshme Arben Kraja:
“Jam këtu me cilësinë e përfaqësuesit të autorizuar të Prokurorit të Përgjithshëm, në Komitetin e palëve të interesuara për zbatimin e projektit. Përfshirë këtu që në momentin e parë që u lançua projekti, ishte dhe vlerësim pozitiv për vetë faktin se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është një nga prioritetet e punës së institucionit të Prokurorisë, ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga prioritetet, por edhe siç u tha me të drejtë këtu është një aktivitet që organizohet në shumë vende, nuk është një aktivitet që organizohet në një vend të vetëm dhe ka nevojë për bashkëpunim dhe koordinim midis strukturave të ndryshme.
Ajo që ne të paktën kemi vazhdimisht problem në aspektin e administrimit të provave, është marrja e provave jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, sepse procedurat janë të gjata, kërkojnë kohë etj. Referuar komponentit të tretë dua ta vlerësoj shumë pozitivisht faktin, sepse kemi patur disa rezultate konkrete shumë të prekshme për aq kohë të shkurtër sa funksionon projekti.
Kështu që mendoj se projekti e ka arritur plotësisht atë efektivitetin dhe synimin e tij që të organizonte dhe të lehtësonte takimin dhe t’i jepte mundësi palëve të komunikonin me njëri-tjetrin. Tani i takon secilit prej nesh që ato prova që janë administruar, të vlerësohen dhe të shpresojmë që të dalim me një rezultat pozitiv. Jemi të hapur dhe në çdo rast që do të ketë nevojë për të kryer hetime të tilla, do keni disponibilitetin tonë dhe gatishmërinë e gjithë institucioneve të Prokurorisë”.

Shefi i Operacioneve Seksioni 1, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, Stephen Stork:
“Jam i kënaqur t'ju përshëndes në emër të delegacionit të BE-së me rastin e takimit të dytë të palëve të interesuara, i cili ka filluar në mes të Shtatorit 2017 dhe ky është takimi i dytë dhe mund të shohim që tashmë takimin e dytë, ka patur mjaft arritje.
Më lejoni të them se në kontekstin politik jemi shumë të ndërgjegjshëm për lançimin e strategjisë së zgjerimit në 2018 në Shkurt, i cili për herë të parë në 15 vjet e rrit marrëdhënien me rajonin dhe nëpërmjet kësaj strategjie është rikonfirmuar nga Komisioni Evropian dhe sipas kësaj strategjie, ne po shohim mundësinë nëpërmjet këtij projekti që të adresojë çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit që është një nga standardet me kryesore në bazë të të cilit do të vlerësohet zhvillimi dhe ecuria e vendit.
Lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi për Shqipërinë dhe për të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ne e dimë që krimi i organizuar transnacional, është në fakt një kërcënim për sigurinë, i cili pengon zhvillimin në kontekstin social, ekonomik, kulturor të të gjithë shoqërisë.
Në këtë aspekt do të doja të falënderoja Ministrin e Brendshëm z.Xhafaj, Zv/ ministren Vodaj dhe të gjithë ekipin e tyre, për punën e dedikuar që bëjnë dhe numrin në rritje të partneriteteve në këtë luftë.
Siç e kam thënë, po prodhohen rezultatet e para dhe në 2017 për herë të parë në dhjetëra vjeçarë pamë një ulje drastike në kultivimin jashtë të kanabisit. Ja ku jemi këtu me projektin "SANCAS", në të cilin Bashkimi Evropian bashkë-financon me Italinë për të kryer mbikëqyrjet ajrore bashkë me Guardia di Finanzën.
Ky takim i sotëm është shumë i mirë, është një mundësi e shkëlqyer, për të inkurajuar të gjithë palët e interesuara për të shprehur përparësitë dhe nevojat e tyre, të cilat mund të adresohen nën këtë projekt, nën projektin "SANCAS".
Më lejoni zonja dhe zotërinj të përfundoj fjalën time, duke ju uruar gjithë të mirat, duke qenë besimplotë që rezultatet e takimit të palëve të interesuara, do ta forcojnë dhe më tej bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer, ndërmjet projektit dhe palëve të interesuara”.

Projekti SANCAS 13.05.2017 1

Projekti SANCAS 13.05.2017 2

Projekti SANCAS 13.05.2017 3

Projekti SANCAS 13.05.2017 4

Projekti SANCAS 13.05.2017 5

Projekti SANCAS 13.05.2017 6

Projekti SANCAS 13.05.2017 7

Projekti SANCAS 13.05.2017 8

Projekti SANCAS 13.05.2017 9

Projekti SANCAS 13.05.2017 10

Projekti SANCAS 13.05.2017 11

Projekti SANCAS 13.05.2017 12

Projekti SANCAS 13.05.2017 13

Projekti SANCAS 13.05.2017 14

Projekti SANCAS 13.05.2017 15

Projekti SANCAS 13.05.2017 16

Projekti SANCAS 13.05.2017 17

Projekti SANCAS 13.05.2017 18

Projekti SANCAS 13.05.2017 19

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2