Informacion mbi ngjarjet arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 17 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new

Sektori për Hetimin e Krimet Kompjuterike
Më datë 14.05.2018, shtetasi Sh.P, vjeç 45 ka  kallëzuar  se, më datë 08.05.2018, te një kompani private, ka bërë porosi për  blerje  dhe gjatë komunikimeve, nga persona të panjohur, është ndërhyrë në adresën e emailit, duke ndryshuar numrin e llogarisë dhe duke i shkaktuar një dëm financiar. Materialet ju dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Berat. Nenet 143/b, 293/b dhe 186/a të Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 16.05.2018, shtetasi A.M, vjeç 23, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 14.05.2018, në rrugën “Ali Demi”, një shtetas i paidentifikuar i ka dhënë një kartëmonedhë 20 euro të falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 183 i Kodit Penal.

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen F.GJ, vjeç 61, banuese në Tiranë, pasi nga verifikimi i dokumentacionit të shtetasve që aplikojnë për pasaportë biometrike, ka konstatuar se ka përdorur të dhëna të ndryshme. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, ka përvetësuar shumën e fituar me vendim gjykate, të shtetasit GJ.LL, vjeç 60, banues në Laç. Neni 135 i Kodit Penal

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 16.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.B,  vjeç 61, banues në Tiranë pasi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin. Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Durrës
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Specialistët për Narkotikët kanë arrestuar një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbrëmjen  e djeshme kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim  ekstradimi  drejt Italisë të një shtetasit  të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
T.H 38 vjeç , banues në Durrës.
Gjykata  Magjistrate e Hetimeve  Paraprake Torino/Itali me vendimin Nr.15542/2015 RG GIP datë 20.12.2016 ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të shtetasit të mësipërm,  për kryerjen e veprave penale “Organizatë kriminale” “Konspiracion penal me synim qasjen e paautorizuar në sistemin e informacionit” dhe “Instalimin e pajisjeve interceptuese”, ”Ndalimi ose ndërprerjen e komunikimeve informatike,”parashikuar në nenet 415, 615, 617 të Kodit Penal Italian  dhe nenet 55 të Dekretit Nr. 231/2017.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 16.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 47 bazuar në nenin 298 të  Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 17.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.U, vjeç 26, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.15, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Benz” është përplasur me trafik ndarësen dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Nenet 291 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin F.Gj, vjeç 41, banues në Pogradec, bazuar në nenin 287 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalës së Parë Fier, për shtetasin I.F, vjeç 46, banues në fshatin Cakran, Fier, pasi ish bashkëjetuesja E.M, vjeç 43, banuese në Elbasan, kallëzon se gjatë bashkëjetesës e ka mashtruar duke i marrë një sasi eurosh. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalës së Parë Fier, për shtetasen A.D, vjeç 50, banuese në Fier, pasi shtetasi L.B vjeç 68 banues në Fier, kallëzon se i ka falsifikuar aktet noteriale. Nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 16.05.2018, në Karaburun u gjetën dhe u sekuestruan 98.9 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, një mjet lundrues gomone dhe disa bidonë me benzine. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë. Nenet 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Vlorë
Identifikohen autorët të cilët ditën e djeshme plagosën me armë zjarri një shtetas, në lagjen “Pavarësia”.
Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.L. (D)., kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të kësaj ngjarje.
Konkretisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e ndalimin e shtetasve:
 N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë,
G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë, dhe
M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe.
Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasit të dëmtuar, E.L. (D)., 30 vjeç, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe sekuestruan 200 fara bimore kanabisi.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe 2 automjete tip ''Porsche'' e ''Range Rover''.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” për tre autorët dhe “Prodhim shitja e narkotikëve”, për shtetasin E.L.(D), të parashikuar nga nenet 88 e 25, 278/1 dhe 283 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin e mitur K.Ll, vjeç 11, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Pazar”, ka vjedhur dy portofola dhe një shumë eurosh shtetasit A.B vjeç 41. Gjatë kontrollit në një godinë të braktisur 3 katëshe, në lagjen “Pazar”, iu gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 36.6 gr, lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa si dhe dokumentet e vjedhura shtetasit të huaj. Nenet 283 dhe 134 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Drejtonte automjetin pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore.
Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në
flagrancë shtetasin:
E.M 22 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Tepelenë - Memaliaj, u
kap nga shërbimet e qarkullimit rrugor, duke drejtuar mjetin tip “Suzuki” pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale
“Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i
Kodit Penal.

Nga Specialistët e Qarkullimi Rrugor në Komisariatin e Policisë Tepelenë u referuan
materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin :
S.B, 35 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në
vendin e quajtur Kalaja, duke drejtuar mjetin tip “Volswagen”, ka
humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me automjetet tip “Fiat”, dhe “Jaguar”, me drejtues shtetasit P.G dhe L.Z  48 dhe 36 vjeç banues në Tepelenë dhe Fier, ku si pasojë ka pësuar dëmtime trupore shtetasi S.B, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.05.2018, në Vrakë, në vendin e quajtur “Instituti i misrit”, në Dobraç, Shkodër, një motoçiklist, ka aksidentuar biçiklisten shtetasen V.B, vjeç 47, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 dhe 273 të  Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Q.RR, vjeç 78, banues në Tiranë, pasi në banesë, në fshatin Fravesh, Bërzhitë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.M, vjeç 53 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hamdi Sina”, ka kryer punime, pa leje. Punohet për kapjen e tij. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H.SH, banues në Tiranë, pasi në Farkë, në rrugën “Peti”, në banesë,  ka kryer punime, pa leje. Punohet për kapjen e tij. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për shtetasit (vëllezër), A.SH dhe A.SH, vjeç 54 e 58, banues në Kombinat, Tiranë, pasi për motive pronësie kanë kanosur vëllain e tyre, F.SH, vjeç 62 banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin F.SH, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi, vëllezërit e tij, A.SH dhe A.SH, vjeç 54 dhe 58, banues në Kombinat Tiranë, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vetëdjegien, në banesën e saj të shtetases SH.P, vjeç 66, banuese në Tiranë. Më datë 16.05.2018, kjo shtetase ndërroi jetë në spital. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin P.S, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit, ka kanosur, shtetasin M.C, vjeç 35 banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.P, vjeç 20 banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka kanosur shtetasen A.B, vjeç 23, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, në spitalin “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë shtetasi K.B vjeç 40, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 16.05.2018, shtetasja G.V, vjeç 29, banuese në Tiranë,  kallëzon se para një muaji, në rrugën “Vangjel Noti”, ka punuar në fabrikën e këpucëve dhe me vetëgjyqësi, nuk është paguar nga pronari R.M, vjeç 19, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, shtetasja S.O, vjeç 83, kallëzon se më datë 14.05.2018, i është larguar nga banesa djali, R.O, vjeç 54. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.H, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Barrikadave”, ka kanosur me fjalë, shtetasin I.P, vjeç 36 banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 16.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.K, vjeç 47, pasi ish bashkëshorti N.K, vjeç 55 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve N.K dhe F.K, vjeç 55 dhe 24 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Niko Avrami”, kanë goditur me grusht, shtetasin F.S, vjeç 35 banues në Tiranë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 17.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.GJ, vjeç 31, banues në Tiranë. Neni 130 /a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 16.05.2018, u kap shtetasi në kërkim A.XH vjeç 53, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 34 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Fratari”, në Unazë të Re, ka kanosur shtetasin E.M, vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.M, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.J, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kushërirës, S.J, vjeç 30, të cilës iu plotësua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal

Më datë 14.05.2018, në rrugën “Besim Alla”, ka marrë flakë në lëvizje mjeti tip “Ford Fokus”, në pronësi të shtetasit E.H, vjeç 21, banues në Tiranë, ku mjeti është djegur plotësisht. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 14.05.2018, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në kabinën elektrike të pallatit punonjësi i OSHEE-së, E.K, vjeç 30, banues në Tiranë, ka konstatuar se kanë vjedhur një kabull elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin SH.D, vjeç 74 banues në Tiranë, pasi në fshatin Gjeç Fushë, Vorë, ka pushtuar tokën e shtetasit A.Ç vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.D vjeç 21 pasi në banesë vjehrri RR.D vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin XH.XH, vjeç 44, banues në Kavajë, pasi në Kavajë, në lagjen Nr.5, dyshohet se ka vjedhur dy skela të vogla hekuri. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Neni 134/1 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin T.A, vjeç 41, banues në fshatin Gosë qendër, Rrogozhinë, pasi në lulishten e fshatit Gosë, ka goditur me grusht, shtetasin K.SH, vjeç 41, banues në Gosë. Neni 90 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin P.T, vjeç 43, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.15, u kap duke ndërtuar një murr rrethues në tokën e  tij, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, tek Shkëmbi i Kavajës, treni i linjës Durrës-Elbasan, me mashinist shtetasin V.SH, vjeç 61 banues në Durrës, ka aksidentuar këmbësorin e mitur A.Ç, vjeç 17, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Më datë 16.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen O.J vjeç 26, pasi bashkëshorti R.J vjeç 30, ka  ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së parë Durrës. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin I.L, vjeç 49 banues në Krujë, pasi më datë 15.05.2018, ka fyer dhe ofenduar shtetasin M.H, vjeç 63 banues në Krujë. Neni 119 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 16.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme, për shtetasen e mitur M.D, vjeç 12, pasi gjyshja e saj, S.D, vjeç 56 banuese në Elbasan, e shqetëson në mënyrë të vazhdueshme në shkollë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Elbasan
Kontrolle në të gjitha akset rrugore dhe në qytet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.
Kontrollet, nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH-Fier, në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë.
Gjatë kontrolleve, është kapur dhe arrestuar në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.
Personi i arrestuar është edhe me arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me 15 fishekë si dhe një automjet.
Në zbatim të Planit të masave për rritjen e  parametrave të sigurisë, shërbimet e policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH-Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe kapur një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete  dhe konkretisht:
Në lagjen "5 Maji"  në rrugën "Lef Nosi", Elbasan, shtetasi K.XH, 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan,  i cili drejtonte një automjet   tip “Porche” në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë  dhe ka tentuar të largohet por s'ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me  një krehër të vendosur në trup me  15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “Porche”.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive”.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin A.B vjeç 44, banues në fshatin Xhyrë, pasi më datë 14.05.2018 në fshatin Xhyrë, ka kanosur e ofenduar me fjalë, shtetasin S.G, vjeç 47, banues në Xhyrë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë Parë Elbasan, për shtetasin XH.C, vjeç 64,  banues në  fshatin Poroçan, pasi më datë 15.05.2018, në banesë, ka dhunuar me sende të forta, krushkun e tij, M.R, vjeç 77.Neni 130/a/1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 16.05.2018 në lagjen nr.8, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune shtetasi S.K vjeç 58. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë , për vdekje natyrale.

 Më datë 16.05.2018,  në lagjen nr.5, është vjedhur banesa e shtetases A.K vjeç 68  banuese në Korçë, ku kanë marrë një shumë lekësh dhe 1 celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit G.P dhe TH.P, vjeç 56 e 64 banues në Korçë, pasi në lagjen nr.8, ka kundërshtuar përmbaruesen O.SH, vjeç 31, banuese Korçë, për zbatimin e një vendimin e Gjykatës, për prishjen e një muri rrethues. Neni 320 i Kodit Penal.

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë,  për shtetasit E.M dhe A.C, vjeç 24 e 23, banues në Mborje, pasi në lagjen nr.8, kanë goditur me sende të forta, shtetasit R.T dhe SH.T, vjeç 34 e 58, banues në fshatin Zvezdë, Maliq. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për, shtetasin XH.M, vjeç 72, banues në fshatin Lekas,  pasi në Lekas, ka futur disa orendi shtëpiake, në ambientet e banesës së shtetasit E.M, vjeç 31, banues në Korçë.Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin K.K, vjeç 54 banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.1, në ambientet e një parkingu në pronësi të tij, iu gjetën e sekuestruan 157.5 litra naftë, pa dokumente përkatës.  Neni 178 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 16.05.2018, gjatë natës, në lagjen ‘’11 Janari’’, është vjedhur banesa e shtetases F.G vjeç 64, banues në lagjen ‘’11 Janari’’, ku janë marë një kazan rakie dhe 60 litra raki. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.H, vjeç 40, banues në fshatin Drenovicë, pasi bashkëshortja B.H, vjeç 37, tek prindërit e saj, në proçes divorci, kallëzon se i  shkon tek banesa e prindërve ku banon dhe e përndjek për ditë e vazhdimisht. Neni 121/a i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për shtetasin, E.L, vjeç 21, banues në fshatin Ndërmënas, pasi në Afrim i Ri, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja motoçiklistin shtetasin K.P, vjeç 58, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasin G.A, vjeç 44, pasi  vëllai  M.A  vjeç 37, ushtron dhunë e psikologjike ndaj tij. Materialet  kaluan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë  Gjykatës së Shkalës së Parë Lushnjë, për shtetasin B.B, vjeç 70, banues në fshatin Bitaj, pasi në fshatin Bitaj, në tokën e tij, po ndërton një shtëpi banimi, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 16.05.2018, në Divjakë, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit J.P vjeç 58. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 16.05.2018, shtetasi LL.GJ vjeç 54 banues në Divjakë, kallëzon se i është larguar nga banesa djali, shtetasi E.GJ, vjeç 23. Punohet për gjetjen e tij.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Mallakastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë ndalimin e shtetasve:
K.K 41 vjeç.
K.K 34 vjeç, të dy banues në Mallakastër.
Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasi Y.K, 20 vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, më datën 14.05.2018, dyshohet se kanë vjedhur rreth 120 tubo metalike në vreshtin e shtetasit K.K, 46 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin F.A, vjeç 44, banues në Vlorë, pasi ish-bashkëshortja M.SH, vjeç 31 banuese në Vlorë, kallëzon se i mban në kundërshtim me vendimet e gjykatës fëmijët e mitur. Neni 127 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin B.Ç, vjeç 50, banues në lagjen “Kushtrimi”, pasi më datë 14.05.2018, në banesë, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetases F.L, vjeç 37, banuese në Vlorë, pasi më datë 15.04.2018, në banesën e përbashkët, bashkëjetuesit, shtetasit R.T, vjeç 63, banues në lagjen “24 Maji”, i ka vjedhur një shumë lekësh e disa orendi shtëpiake. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin R.M, vjeç 36 banues në Vlorë, pasi më datë 15.05.2018, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, tek një lokal ka ndërtuar 2 fasheta betoni, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin E.RR, vjeç 52, banues në fshatin Tragjas, pasi në Tragjas, ka goditur me pëllëmba shtetasin XH.D vjeç 25. Neni 90 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  Shkallës Parë Vlorë, për shtetasit L.D dhe A.D, vjeç 40 e 13, banuese në fshatin Bishan, Novoselë, pasi në Bishan, dyshohet se kanë vjedhur një sasi lekësh dhe eurosh, në banesën në pronësi të shtetasit Y.H, vjeç 54, banues në Bishan.
Nga kontrolli në banesë L.D, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 28 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, nga veprimet e kryera rezultoi se i përkiste djalit të saj të mitur A.D, i cili për shkak të moshës u procedua në gjendje të lirë. Nenet 283 dhe 134 të Kodit Penal.

Më datë 16.05.2018, shtetësia A.S, vjeç 18, banuese në  Vlorë, kallëzon se më datë 15.05.2018, në banesë, i kanë vjedhur një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 16.05.2018, në fshatin Dhërmi, në vendin e quajtur “Perivoll”, është konstatuar se shtetasi P.GJ 65, banues në Dhërmi, po bënte rikonstruksion të kabinave të plazhit. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për vlerësim.

Më datë 16.05.2018, në fshatin Kuç, Himarë, në vendin e quajtur “Uji i zogjve”, që i përket fshatit Golem, të Qarkut Gjirokastër, është gjetur 1 armë zjarri automatike model 56, me 8 fishekë në krehërin e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në  Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë. Neni 278 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin L.ZH, vjeç 51, banues në Progonat, Tepelenë, pasi në datë në në fshatin Tatzat, në vendin e quajtur “Galisht”, një qen i tufës së bagëtive të tij, ka kafshuar shtetasin D.ZH, vjeç 21, banues në  Sarandë. Shtetasi D.ZH ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Sarandë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 16.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.A, vjeç 55, pasi ish bashkëshorti, shtetasi M.F, vjeç 57, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin A.SH, vjeç 25, banues në   Gjirokastër, pasi  në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, te kthesa e Viroit,  duke drejtuar mjetin, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatave, që bëjnë fjalë për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, më datë 16.05.2018, u ndalua shtetasi D.LL, vjeç 31 banues në Mirditë. Nenet 134, 25 e 22 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Lezhë
Lezhë
Sekuestrohen armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me F.N.SH. Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë ligjore, janë ushtruar kontrolle Blic në territor, ku si rezultat i tyre u sekuestruan :
Një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë.
      14.600 Euro
Një sasi bizhuterish
Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip Lancia që drejtohej nga shtetasi i arrestuar, si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.
U arrestua në flagrancë shtetasi i dyshuar si posedues i tyre, R.B 26 vjeç, banues në Lezhë.
Në ngarkim të tij veprat penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" , "Vjedhja" , "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale" parashikuar nga nenet 278, 134 dhe 287/b i Kodit Penal.
Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Më datë 16.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.T, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, shtetasi D.P vjeç 23, banues në lagjen ish-SMT, Lezhë, kallëzon se në aksin e vjetër Rubik-Lezhë, një person i paidentifikuar, i ka marrë me dhunë mjetin tip “Fiat-Punto”, mjet të cilin e ka braktisur në Pllanë, Lezhë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 139 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 16.05.2018, gjatë natës, në fshatin Treshë, pranë banesës, shtetasit E.F, banues në Treshë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasen L.SH, vjeç 73, banuese në fshatin Jezull Rrëshen, pasi në Jezull, në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin T.K, vjeç 37 banues në fshatin Theth, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin N.Q, vjeç 58, banues në fshatin Theth. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 16.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K vjeç 48, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe kanosur me një mjet biçak, në banesën e saj ish bashkëshorten e tij, shtetasen L.H, vjeç 46, banuese në Shkodër. Neni 130/a i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 16.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.K, vjeç 25, pasi bashkëshorti, E.K vjeç 26 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Shkodër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 16.05.2018, gjatë natës, në fshatin Dedaj, është vjedhur lokali i shtetasit V.S, vjeç 31 ku kanë marrë një laptop e disa steka me cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kukës
Kukës
Drejtonte automjetin pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore.
Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.RR 21 vjeç, banues në Rragam, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën Ura e Drinit të Zi, në hyrje të qytetit Kukës,  në vendin e quajtur “Ramhas”, u kap nga shërbimet e qarkullimit rrugorë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volswagen”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi ", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Tropojë
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohet 28-vjeçari, i dënuar me 4 vite e 4 muaj burg, për veprën penale "Kultivim të bimëve narkotike".
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, konkretisht;
N.XH  28 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi;
Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë  në fuqi vendimin penal Nr. 41. datë 23.03.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tropojë, e cila e ka    dënuar me 2 vite e 4 muaj burg,  për  veprën penale ” Kultivim të bimëve narkotike”,  parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 16.05.2018, është aksidentuar duke luajtur në shkallët e katit të dytë në banesën e saj, shtetasja e mitur  H.B, vjeç 2 e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidental.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për  shtetasin L.S, vjeç 40, banues në Fushë Bulqizë, pasi në minierën e kromit, Bulqizë, në parcelën e zonës “D”, të një subjekti minerar privat, me mjetin kamionçinë ka aksidentuar me pasojë  vdekje, shtetasen SH.R, vjeç 52, banuese në Bulqizë. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 16.05.2018, gjatë natës, në fshatin Baz, në vendin e quajtur “Koci i kalit”, në mjetin Ekskavator me zinxhirë të firme private, është vjedhur një pompë grasatimi dhe 70 litra naftë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal


DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 16.05.2018, pranë DVKM, Tiranë, janë paraqitur 16 shtetas të huaj, lindur në Libian, të cilët deklarojnë se më date 09.05.2018, në afërsi të Kakavijës, kanë hyrë ilegalisht në kufirin tokësor Greko-Shqiptar. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetasit kërkuan Azil në Republikën e Shqipërisë dhe u dërguan në QKP Babrru, Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin SH.H, vjeç 21, banues ne Berat, pasi më datë 27.04.2018, në afërsi të PKK Morinë, Kukës, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin L.S, vjeç 34, banues në Durrës, pasi më datë 25.03.2018, në afërsi të PKK Morinë, Kukës, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, në PKK Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim N.M, vjeç 49,  banues në Berat, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”. Neni 189/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 16.05.2018, në afërsi të fshatit Vernik, Devoll,  u kapën 4 shtetas sirian, të  cilët kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë ilegale nëpërmjet kufirit të gjelbër. Në përfundim të procesit të përzgjedhjes, u dërguan në QKPA Babrru, Tirane.

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës Parë Korçë, për shtetasin P.S, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të pasaportës u konstatua se kishte ndërhyrje dhe i mungonin 4 fletë. Neni 189 i Kodit Penal

Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin T.K, vjeç 31 banues në Librazhd, pasi në PKK, Kapshticë, gjatë regjistrimit në dalje, ka paraqitur një ftesë pritëse greke, e cila dyshohet se është e falsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2