Tiranë - Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Tiranëdrejtoria-e-policise-tirane

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Më datë 31.05.2018, Specialistët e Narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë ndaluan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin në kërkim ndërkombëtar:

- R. H., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 4 vite, 8 muaj e 4 ditë burg, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe “Pjesëmarrje në grup ndërkombëtar kriminal që ka si qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 73, 72 të ligjit kundër drogës nr. 309/1990 dhe neni 110 të Kodit Penal Italian.

Po kryhen veprimet e mëtejshme nga Zyra e Interpolit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2