Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 01 Qershor 2018

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
Më datë 31.05.2018, Specialistët e Narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë ndaluan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin në kërkim ndërkombëtar:
R. H., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 4 vite, 8 muaj e 4 ditë burg, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe “Pjesëmarrje në grup ndërkombëtar kriminal që ka si qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 73, 72 të ligjit kundër drogës nr. 309/1990 dhe neni 110 të Kodit Penal Italian.
Po kryhen veprimet e mëtejshme nga Zyra e Interpolit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.R vjeç 31, banues në Tiranë, pasi më datë 31.05.2018, në rrugën “Ferit Xhajko”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 I Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi më datë 31.05.2018, në rrugën “Ali Demi”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për pastrimin e parave
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.C, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Ibrahim Rrugova”, u kap duke kryer aktivitet të paligjshëm të këmbimit valutor. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan një sasi eurosh dhe lekësh. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin XH.T, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, u kap duke kryer aktivitetit të paligjshëm të këmbimit valutor. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan një shumë lekësh dhe disa bono privatizimi të prerjeve të ndryshme. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.M, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi më datë 30.05.2018, në rrugën ‘’Ibrahim Rrugova”, u kap duke kryer aktivitetit të paligjshëm të këmbimit valutor, ku iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale 1 bono privatizimi. Neni 170/ç  i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 31.05.2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit”, një drejtues mjeti, ka përplasur mjetin tip “Renault”, me drejtues F.D, vjeç 32, banues në Tiranë, ku ka humbur kontrollin duke goditur mjetin tip “Volksvagen”, pa targë, (i parkuar), për pasojë të përplasjes janë dëmtuar pasagjerët A.H dhe A.TH, vjeç 32  e 32, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.M, vjeç 32 banuese në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar mjetin tip “Kia”, ka aksidentuar shtetasen M.Z vjeç 48, banuese në Tiranë, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren M.K, vjeç 57 banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.C, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi më datë 31.05.2018, në rrugën “Don Bosko”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ded Gjo Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin  tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.05.2018, u ndalua shtetasi F.ZH, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Nenet 290/4 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin I.Z, vjeç 29, banues në fshatin Bregas, Gramsh, pasi më datë 30.05.2018, në Unazën e qytetit Gramsh, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësorin, te miturin E.H, vjeç 9, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, në fshatin Shijon, Elbasan, shtetasi A.B, vjeç 76 duke drejtuar  motoçikletën tip “Vespa”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i motorit dhe shtetasja CH.B, vjeç 73, e cila ishte pasagjere tek motori, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasen E.K, vjeç 31, banuese në Berat, bazuar ne nenet 248 dhe 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.LL vjeç 19, banues në fshatin Lumas, Kuçovë, pasi në rrugën dytësore Lumas-Vodëz, në lagjen “Bardhaj”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Niponia”, pa targë, ka aksidentuar këmbësoren R.T, vjeç 66, banuese në fshatin Pashtaj, Lumas, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.GJ, vjeç 57 banues në Divjakë, pasi ka aplikuar për dokument identifikimi dhe pasaportë biometrike, duke ndryshuar gjeneralitetet. Neni 189 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasin L.M vjeç 55, banues në fshatin Mbyet, pasi ka aplikuar për dokument identifikimi dhe pasaportë biometrike duke ndryshuar gjeneralitetet. Neni 189 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.G vjeç 37, banues në Himarë, pasi më datë 20.07.2013, në Greqi, ka vjedhur dhe ka trafikuar motorin tip “Honda”, pa targë. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.F, vjeç 21, banues në fshatin Kaninë, pasi në bulevard, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Zongshen“ . Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës parë  Gjirokastër, për shtetasen T.S, vjeç 18, banuese në Tiranë, pasi në aksin Gjirokastër–Subash, në vendin e quajtur “Votuca”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi”. Neni 291  i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Sektori për trafiqet e narkotikët
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.
I dënuar me 22 vite burg nga Gjykata Italiane e Firences, kapet dhe ndalohet nga forcat policore të Lezhës një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Nga forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim :
A.A 38 vjeç, banues në Malbardhë - Kurbin
Për këtë shtetas, Gjykata e Firences Itali, me vendimin SIEP 503/2015, e ka dënuar me 22 vite burg për veprën penale "Trafik droge" parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Italian dhe nenet 73 dhe 74 të ligjit mbi " Drogat".
Arrestimi i këtij shtetasi u bë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin Z.Z vjeç 36, banues në fshatin Gramsh, pasi më datë 02.08.2010, me dijeninë e tij, një person ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike me të njëjtat gjeneralitete, por me foto dhe gjurmë gishtash të ndryshëm. Neni 189/1 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.D, vjeç 46, banues në fshatin Shënkoll, pasi Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim. Nenet 248 e 25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 30.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit K.Q, B.K dhe E.R, vjeç 16, 16 e 20, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Liria”, shtetasi K.Q, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, kurse  shtetasi B.K dhe E.R kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Nenet 291 e 236/1 të Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.B, vjeç 32, banues në fshatin Paçram, pasi në  fshatin Pistull, Bashkia Vau Dejës, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar këmbësorin A.K vjeç 48, banues në Pistull, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kukës, për shtetasit K.SH, S.XH, dhe H.G, vjeç 58, 75 e 59, banues në Krumë, bazuar në nenet 187, 164/b dhe 259 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin  TH.C vjeç 54,  banues në  Xarrë, pasi në  Sarandë, u kap me 100 kg mish, ku dyshohet se është pa faturë  dhe i pa kontrolluar nga veterineri i zonës. Neni 180  i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 31.05.2018, gjatë natës, në rrugën “Xhorxhi Martini”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit B.N vjeç  40, banues në fshatin Farkë e Vogël, ku kanë marrë disa paketa cigare dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.M, vjeç 45, banues  në Tiranë, pasi në  rrugën “Petro Nini”, ka goditur me grusht, shtetasin XH.A, vjeç 62, banues  në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.D, vjeç 54, banues në Tiranë, (dyshohet i sëmurë mendor), pasi ka vjedhur 2 depozita uji, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin LL.K, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi në Nëntor 2017, me anë të mashtrimit,  i ka marrë një kokë turbine për ta shitur, shtetases M.H, vjeç 59, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.B, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi ka kanosur vjehrrën, shtetasen D.B vjeç 71 banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Tiranë
Nën kërcënimin e një thike i vjedh xhiron ditore punonjëses së një farmacie.
Kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga shërbimet e policisë.
Më datë 31.05.2018 Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 arrestuan shtetasin:
R. N. 17 vjeç, banues në Tiranë
Brenda një qendre tregtare, shtetasi R.N i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike xhiron ditore të farmacisë, shtetases  A. R., rreth 27 vjeçe (me detyrë punonjëse farmacie).
Menjëherë pasi ky shtetas është larguar nga vendi i ngjarjes me sasinë e vjedhur të lekëve është njoftuar policia dhe falë reagimit të shpejt dhe në kohë rekord të shërbimeve të policisë është bërë kapja e këtij shtetasi rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes.
Materialet do t'i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit R. N., për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.N, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Frederik Shiroka”, ka prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmë. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.Z, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Frederik Shiroka”, ka prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmë. Neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetases U.GJ, vjeç 36, banuese në Tiranë, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 29.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.L, vjeç 38, pasi bashkëshorti A.L, vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 29.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.V, vjeç 38, pasi bashkëshorti A.V vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.M, vjeç 24 pasi bashkëjetuesi E.GJ, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.P vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës, shtetases L.P, vjeç 66. Punohet për kapjen e A.P. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për “Largim nga banesa”, më datë 30.05.2018, është kthyer në banesë shtetësia P.B, vjeç 36, banuese në fshatin  Suk, Fier, e cila nuk ka pretendime. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin O.Ç, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi tek sheshi “Shqiponja”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Bashkiakë Tiranë. Neni 235 i Kodit Penal

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 31.05.2018, u ndalua shtetasi A.L vjeç 41, banues në Institut Bujqësor. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases së mitur në kërkim B.Ç, më datë 31.05.2018, u gjet dhe iu dorëzua Kom.Pol.1, për veprime të mëtejshme.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.GJ, vjeç 23, pasi më datë 30.05.2018, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses shtetases F.M vjeç 24. Punohet për kapjen e E.GJ. Neni 130/a i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 31.05.2018, gjatë natës, në rrugën e “Dibrës”, kanë vjedhur banesën e shtetasit S.B, vjeç 57 ku kanë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 01.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.K, vjeç 37 pasi bashkëshorti shtetasi B.D vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit e mitur I.B, E.N, K.K dhe E.N, vjeç 16, 16, 21 e 20 banues në Tiranë, pasi në rrugën “ 5 Maji”, shtetasit I.B, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Peugeot”, me pasagjer (E.N, K.K dhe E.N), nuk janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 31.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.H, vjeç 17, pasi babai M.H, vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen I.S vjeç 38, pasi bashkëshorti A.S, vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 37, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj bashkëshortes shtetases I.S vjeç 38, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i  Kodit Penal.

Më datë 29.05.2018, shtetasja A.C, vjeç 34, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 28.05.2018, është larguar nga banesa vajza e mitur B.C, vjeç 14. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 01.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.M, vjeç 49 pasi bashkëshorti, shtetasi S.M, vjeç 58, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.Ç, vjeç 31, banues në Krujë, i cili ndodhet duke vuajtur dënimin pranë IEVP Tiranë, për veprat penale  “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Nga puna e bërë rezultoi se është autor i disa vjedhjeve të tjera. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.K, vjeç 21, banues në fshatin Mëzes, pasi në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për bashkëjetuesen A.H, vjeç 27, të cilës ju plotësua kërkesë padia për shtetasin E.U vjeç 41, pasi në banesë ka goditur me grusht, lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit R.SH dhe E.SH vjeç 24 dhe 29, banues në fshati Mëzes, pasi në këtë fshat, kanë kanosur me fjalë shtetasin O.L, vjeç 25, banues në Mëzes. Neni 84 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.B, vjeç 31, pasi kunata L.B, vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.D, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi më datë 30.05.2018, në rrugën “Misto Mame”, dyshohet se ka  vjedhur një shumë eurosh, në çantën e shtetases K.D, vjeç 34, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.GJ, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.S, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit për shitjen e aboneve, nuk i ka dhënë lekët shtetasit B.B, vjeç 51, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për referimin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vlerësim, për kallëzimin e shtetasit, F.R, vjeç 34 më datë 23.05.2018, pas verifikimeve të kryera, ky kallzim ka rezultuar i rremë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 31.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen DH.M vjeç 43, pasi  bashkëshorti, shtetasi A.M vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.M, vjeç 44, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases DH.M, vjeç 43. Neni 130/a Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, në lagjen nr. 13, në banesë shtetasi S.Ç, vjeç 18, aksidentalisht ka prerë krahun në xhamin e tualetit, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin GJ.K, vjeç 47, banues në Durrës, pasi në lagjen 17/1, në pronën e tij po bënte një ndërtim, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, në fshatin Shenvlash, shtetasi F.D, vjeç 50, banues në Durrës, aksidentalisht, është rrëzuar me biçikletë, pasi mori mjekime në spital u largua për në banesë, pa problem për shëndetin. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Informacion paraprak
Më datë 01.06.2018, në rrugën Shkafone-Gjiri Lalëzit, në fshatin Rrotull,  mjeti ka dalë nga rruga, ku janë aksidentuar shtetaset L.L, A.K dhe O.SH , 31, 31 e 32 vjeçe, të cilat ndodhen në spital,në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 01.06.2018 shtetasi A.M vjeç 52 banues në Angli, kallëzon se më datë 31.05.2018, në  Rinas, i ka humbur portofoli me nje sasi vlere monetare dhe dokumenta personale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.R, vjeç 24, banues në fshatin Ardhishtë, pasi në Ardhishtë, ushtronte aktivitet të kundërligjshme të lojërave të fatit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 televizor plazma, 2 njësi qendrore kompjuterësh dhe 2 printer, që shërbejnë për printimin e biletave. Neni 197 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin B.K, vjeç 41, banues në Elbasan, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Cërrik
Elbasan
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë shtetasi:
A.K, 48 vjeç, banues në lagjen Nr.2 Cërrik.
Shtetasi i lartpërmenduar, në banesën e tij ka goditur me shkelma dhe grushta bashkëshorten e tij, shtetasen M.K., 34 vjeçe, banuese në Cërrik, e cila ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën
penale, “Dhuna në Familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 31.05.2018, gjatë natës në fshatin Urakë, shtetases L.T, vjeç 45, pranë banesës, në kasolle i kanë vjedhur një lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, në fshatin Dragostunjë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia E.G, vjeç 23, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 31.05.2018,  u ndalua shtetasi në kërkim K.S, vjeç 23, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 5 muaj e 10 ditë, burg, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 09.05.2018, që bënë fjalë për vjedhjen e mbetur në tentativë, të dyqanit të shtetasit P.S, më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Korçë, për shtetasin A.K, vjeç 17 banues në Korçë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Korçë, pasi shtetasi E.M, vjeç 18, banues në fshatin Libonik Maliq, kallëzon se, i kanë vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasit M.P dhe V.L vjeç 18 e 19, banues në fshatin Voskop e Korçë, pasi në në lagjen 9, kanë goditur me grusht, shtetasit M.K dhe Dh.Ç, vjeç 20 e 18, banues në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, në lagjen nr 10, është rrëzuar nga një ndërtesë duke mbledhur mbeturina për skrap, shtetasi M.J, vjeç 12, banues në Korçë i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 31.05.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi B.K, vjeç 28, banues në Maliq, pasi më datë 30.05.2018, ka dëmtuar tërësisht mjetin e një kompanie private. Nenet 277, 273 dhe 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin K.Ç, vjeç 18, pasi gjatë natës ka vjedhur, shkollën e mesme, ku kanë marrë gjashtë regjistrat e maturës. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat dhe punohet për kapjen e shtetasit G.S, vjeç 22, banues në Berat, pasi ka vjedhur aparatin celular, pronë e shtetasit H.K, vjeç 70, banues në  Berat dhe më pas ka dëmtuar dritaren e tualetit. Nenet 134 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin E.H, vjeç 27, banues në  Kuçovë, pasi në fshatin Perondi, për motive pronësie, ka kanosur, shtetasin P.B, vjeç 64, banues në  Perondi. Neni 84 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 31.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen R.H, vjeç 43, pasi bashkëshorti saj shtetasi A.H, vjeç 49, ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit A.B, E.C dhe E.C, vjeç 42, 29 dhe 38 banues në Fier, pasi në lagjen “1-Maji” , kanë goditur me grusht, njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, u be kapja e shtetasit në kërkim B.XH, vjeç 48, banues në fshatin Mbrostar-Urar, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit E.Ç dhe E.Ç, vjeç 34 e 19, banues në fshatin Çinar, pasi në lagjen “18-Tetori”, kanë goditur me grusht, shtetasin, E.M, vjeç 34 banues në fshatin Murriz. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë panë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin A.M, vjeç 58, pasi bashkëshortja e tij shtetasja V.M, vjeç 42, kallëzon se në banesë, A.M ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Neni 130/a/1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit S.I dhe N.B vjeç 56 e 52, banues në fshatin Rroms, pasi në këtë fshat, kanë dhunuar fizikisht shtetasin A.K vjeç 38, banues në Vlorë. Nenet 90, 277 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.V, vjeç 41, banues në Vlorë, pasi në fshatin Treblovë, në banesë ju gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 14 fishekë dhe 25 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283, 278 dhe 280 të Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasit K.M dhe A.Z, vjeç 73 e 17, banues në Vlorë, pasi në lagjen “24 Maji”, shtetasi K.M, ka goditur me mjete të forta, shtetasin A.Z, ndërsa ky i fundit, ka goditur me gur shtetasen SH.M vjeç 59, banuese në Vlorë. Nenet 89 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Në vijim të informacionit, që bënë fjalë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin R.I, vjeç 58 banues në fshatin Gjashtë. Neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 31.05.2018, në lagjen “Grehot”, në banesë, ka prerë damarët e duarve shtetësia D.ZH vjeç 27, e cila pas mjekimit në spital ndodhet në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër. Neni 99 i Kodit Penal

Më datë 31.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin E.T, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi më datë 30.05.2018, në fshatin Konckë, dyshohet se i ka helmuar dy qenë në pronësi të shtetasit S.M, vjeç 59 banues në Konckë. Neni 150 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 31.05.2018, u arrestua shtetasi A.G, vjeç 19, banues në Tepelenë, pasi më datë 31.05.2018, në lagjen “15 Shtatori”, në oborrin e banesës u gjetën të kultivuara, disa bime narkotike, të cilat u asgjësuan. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin D.N, vjeç 21, banues në Memaliaj, pasi më datë 30.05.2018, në lagjen nr.3, të qytetit Memaliaj, ka goditur me mjete te forta, shtetasen M.S, vjeç 28 banuese në Memaliaj, duke prishur edhe qetësinë  publike. Punohet për kapjen e tij. Nenet 90 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin G.T, vjeç 41, banues në Laç, pasi është futur brenda parkingut të mjeteve të kishës, për të tregtuar suvenire dhe qirinj, pa lejen e drejtuesve të kishës, ku është konfliktuar me rojën e këtij parkingu shtetasin A.GJ, vjeç 47 banues në Laç, të cilin e ka goditur me grusht. Nenet 90, 112 dhe 200 të Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin Y.G, vjeç 47, banues në fshatin Gorre, pasi në këtë fshat, me vetëgjyqësi dhe me pretendimin se është pronë e tij, i ka pushtuar siperfaqe tokë, shtetasit T.L, vjeç 59, banues në Laç, të cilën e ka me certifikatë pronësie. Nenet 200 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin A.P, vjeç 34 banues në Mamurras Kurbin, pasi në Mamurras, tek lokali në pronësi, u konstatuan një tavolinë pokeri dhe 5 kompjuterë, pa liçensen përkatëse. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 31.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim P.M, vjeç 48, banues në fshatin Gruda Re pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e ka dënuar me 5 muaj e 22 ditë, burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasen S.T, vjeç 55, banues në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e saj . Neni 137 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, shtetësia N.D vjeç 39, banuese në fshatin Barbullush, kallëzon se më datë 27.05.2018, në lagjen “Vojo Kushi“, një person, i ka vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.R, vjeç 35 banues në fshatin Berdicë, pasi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, u kap në tentativë për të vjedhur biçikletën e shtetases H.B, vjeç 49, banuese në Shkodër. Neni 134/1 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar, shtetasit P.K dhe F.M, datëlindjes 46 e 53, banues në Shkodër. Shtetasit P.K iu  gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Shkoder
Informacion Paraprak
Me date 31.05.2018 rreth orës 20:35 jemi njoftuar se në fshatin Melgushë, Shkoder jashtë një lokali, ka vdekur shtetasja Gj. Ç. 32 vjeçe banuese në “Ndoc Mazi” Shkoder.
Nga informacionet paraprake të marra nga familjarët mesohet se pasi ka pas probleme shendetësore ka dalur jashtë lokalit dhe në pritje të ambulancës ka ndërruar jetë, e cila është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.
Po kryhen veprimet me grup hetimor dhe nga mjeku-ligjor për percaktimin e shkakut të vdekjes.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 31.05.2018, në fshatin Bardhet, në pyll, është gjetur nga familjarët e saj e vdekur, e vetëvarur me litarë, shtetësia R.N, vjeç 33. Nga veprimet e kryera rezulton se viktima nuk ka shenja dhune, ka pirë ilaçe mbi dozë, dhe vuante nga sëmundje mendore. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pukë. Neni 99 i Kodit Penal

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin N.P, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fushë Arrësit, ka kanosur me fjalë, shtetasin V.N, vjeç 40, banues në qytetin e Fushë Arrësit. Neni 84 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë  Kukës, për shtetasin e mitur E.H, vjeç 10, pasi në hyrje të qytetit të Kukësit, ka gjuajtur me gurë dhe ka dëmtuar xhamin e përparmë të mjetit tip “Trajler”, me drejtues shtetasin K.SH vjeç 34, banues në Kosovë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Dibër, për shtetasin R.B, vjeç 25, bazuar ne nenet 102 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 31.05.2018, në fshatin Dragu, në banesë ka vdekur shtetasi H.N, vjeç 76 banues Bulqizë. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasoje e shkaqeve natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Dibër.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 31.05.2018, në aksin rrugor Klos- Guri i Bardhë, ka marrë flakë dhe është djegur motomjeti sportiv i markës “Flat Tire”, në pronësi të shtetasit A.C, vjeç 41, banues në Burrel. Shkaku i djegies dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike në sistemin elektrik Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 31.05.2018, në D V K M Tiranë, është paraqitur shtetasi algjerian,  D.L, vjeç 33, i cili më datë 29.05.2018, ka hyrë ilegalisht në afërsi të P K K Kakavijë dhe në përfundim të kryerjes së procedurave u dërgua në Q K P A Babrru Tiranë.  

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 31.05.2018, në afërsi të fshatit Kapshicë, shërbimet e S P K M Kapshticë, kapën 10 shtetas Sirian, të cilët kanë kaluar kufirin shtetëror dhe në përfundim të kryerjes së procedurave u dërguan në  Q K P A  Babrru  Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 30.05.2018, në Hanin e Hotit, në afërsi të shinave të trenit, shërbimet D V K M Shkodër, kapën  5 shtetas të  huaj, 4 Sirian dhe 1 nga Jemeni,  të cilët ishin larguar nga Q K P A të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave, u ridërguan në Q K P A  Babrru  Tiranë.

Më datë 01.05.2018, në SPKM Muriqan, u kap shtetasi në kërkim A.L, vjeç 26 banues në Tiranë, pasi më datë 30.05.2018, në Tiranë,  nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 31.05.2018, në SPKM Morinë, u ekstradua për në Kosovë, shtetasi N.C, vjeç 39 banues në Gjakovë,  Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Renda Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, prej të cilave i kanë mbetur edhe 2 vjet 5 muaj e 4 ditë, të cilat do ti kryejë në Institucionet e Kosovës.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2