Kukës- Tentoi të vriste më armë zjarri të dashurin e bashkëshortes, Policia parandaloi ngjarjen duke arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin

KukësKukes 1 qershor 2018

Tentoi të vriste më armë zjarri për motive xhelozie të dashurin e bashkëshortes, 23-vjeçarin K.K, Policia parandaloi ngjarjen duke arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov me 19 fishekë.
Specialistët Kundër Krimit ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-D.I, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi D.I., ka shkuar në banesën e shtetasit K.K., në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K., bashkëjetonte me shtetasen E.A., ( bashkëshortja e shtetasit D.I.), dhe pas një konflikti verbal mes të dyve, shtetasi D.I., për motive xhelozie ka kanosur dhe tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K.

Falë njoftimit në kohë të policisë dhe reagimit të shpejtë të shërbimeve të policisë, me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i shtetasit D. I, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.

Nga të shtënat në ajër nuk ka asnjë person të lënduar. Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.

Gjithashtu, ndaj D.I.,, u referuan materialet edhe për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E.A.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet 84, 278 dhe 114 të Kodit Penal.

Kukes 1 qershor 2018

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1