Fier - Operacioni "Pastrimi", ndalohet një shtetas për "Pastrim të produkteve të veprës penale", 2 në kërkim, dhe 2 të tjerë masë sigurie "Detyrim paraqitje".


Fierd.p.fier

Ndalohet një shtetas për "Pastrim të produkteve të veprës penale", 2 shpallen në kërkim, dhe për 2 të tjerë është dhënë masa e sigurisë "Detyrim paraqitje".

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, pas një hetimi 2-vjeçar, bënë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar "PASTRIMI".

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi:
-Xh.T., 52 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 01.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale".

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
1.L.Ç, 50 vjeç, banues në Patos
2.Sh.Ç, 44 vjeç, banues në Durrës

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale".

Po për këtë vepër penale, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale:
1. A.Ç, 75 vjeç, banues në Patos.
2. J.Ç, 26 vjeçe, banuese në Patos.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2