Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 02 Qershor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 15 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 5 drejtues mjetesh.

4 persona në kërkim.

1 person për veprën penale "Kanosja"

1 persona për veprën penale "Vjedhja"

2 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur"

1 person për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale".


Gjithashtu janë sekuestruar:

246 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

5 armë, 4 krehëra, 229 fishekë, 9 gëzhoja si dhe 1 predhë fisheku pistolete

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 75 persona.
 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
1- Fier - Operacioni "Pastrimi", ndalohet një shtetas për "Pastrim të produkteve të veprës penale", 2 shpallen në kërkim, dhe për 2 të tjerë është dhënë masa e sigurisë "Detyrim paraqitje".
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, pas një hetimi 2-vjeçar, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "PASTRIMI".

 

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1