Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02 Qershor 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 01.06.2018, shtetasi A.B., vjeç 28, banues në Tiranë, kallëzon se pranë një kompanie një person me anë të falsifikimit të gjeneraliteteve, ka marrë një numër me kontratë në emër të tij, duke e bërë debitor në një shumë të konsiderueshme lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, shtetësia S.M., vjeçe 20, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Elbasanit”, nga bankomati i një banke, i ka dalë një kartëmonedhë e dyshuar e falsifikuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 183 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.Xh., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë të konsiderueshme lekësh, shtetasit R.Ç., vjeç 49, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 20.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.O., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dora Dostria”, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, është përplasur me motorin tip “Lifan” me drejtues, shtetasin E.Ç., vjeç 21, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar E.Ç., i cili pasi ka marrë ndihmën mjeksore është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.M., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Paskuqan, duke drejtuar mjetin  tip “Sharan”, është  përplasur me motorin tip “Honda”, me drejtues, shtetasin S.Gj., vjeç 25, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.  

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.K., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Lifan”, të drejtuar nga shtetasi P.Gj., vjeç 44, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.Z., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Marije Kraja”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me motorin tip “Vespa”, të drejtuar nga shtetasi D.V., vjeç 35, banues në Tiranë, i cili është dëmtuar e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi më datë 01.06.2018, në rrugën e “Dajtit”, tek një karburant, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.Sh., vjeç 15, banues në Kombinat, pasi dyshohet se në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Malaguti”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.D., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi më datë 01.06.2018, në rrugën e “Dajtit”, tek një karburant, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 01.06.2018, shtetasi N.G., vjeç 75, banues në Durrës, kallëzon se, shtetasi H.G., vjeç 61, banues në fshatin Shënavlash, i ka lëshuar një vërtetim të rremë për t’i marrë banesën dhe truallin. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Nenet 248 e 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen O.Sh., vjeçe 33, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën Gjiri Lalzit- Maminas, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar drejtuesja e mjetit dhe dy pasagjeret, shtetaset L.L., e A.K., vjeç 23 e 30, banuese në Tiranë, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.06.2018, shtetasi E.P., vjeç 34, banues në Elbasan, kallëzon se, më datë 31.05.2018, në dyqan, i ka ardhur një shtetas i cili ka blerë disa sende dhe ka bërë pagesën me një kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 183 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasen A.R., vjeçe 38, pasi dyshohet se në lagjen nr. 7, nga kontrolli fizik, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar.
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit I.L., A.M., dhe Z.T., vjeç 47, 40 e 52, banues në fshatin Plasë dhe Korçë, bazuar në nenet 248 e 200 të Kodit Penal.

Sektori për hetimin e krimeve të rënda
Më datë 01.06.2018,  u ndalua shtetasi në kërkim, A.B., vjeç 19, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “ për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 79, 25, 22 dhe 278/1të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin P.D., vjeç 50, banues në Korçë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Korçë- Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe bashkëshortja, shtetësia V.D., vjeçe 47, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Z., vjeç 44, banues në Berat, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasen E.B., vjeçe 43, banuese në fshatin Kraps, pasi dyshohet se për t’u pajisur me pasaportë biometrike, ka aplikuar me të dhëna personale të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.I., vjeç 50, banues në Fier, pasi dyshohet se për marrjen e një leje ndërtimi për pallat, ka falsifikuar dokumentacionin. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasen V.H., vjeç 43, banuese në Tiranë, administratore e një shoqërie, pasi dyshohet se për periudhën Janar-Maj 2018, nuk ka i ka dhënë rrogën shtetasit P.K., vjeç 48, banues në fshatin Kashisht. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin M.T., vjeç 70, banues në fshatin Çerven, ish elektricist në zonën e Frakullës, pasi dyshohet se i ka mbi faturuar kw energji elektrike, shtetasit G.M., vjeç 60, banues në fshatin Frakull. Neni 248 i Kodit Penal.

Fier
Ndalohet një shtetas për "Pastrim të produkteve të veprës penale", 2 shpallen në kërkim, dhe për 2 të tjerë është dhënë masa e sigurisë "Detyrim paraqitje".
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, pas një hetimi 2-vjeçar, bënë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar "PASTRIMI".
Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi:
-Xh.T., 52 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 01.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale".
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
1.L.Ç, 50 vjeç, banues në Patos
2.Sh.Ç, 44 vjeç, banues në Durrës
Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale".
Po për këtë vepër penale, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale:
1. A.Ç, 75 vjeç, banues në Patos.
2. J.Ç, 26 vjeçe, banuese në Patos.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Sekuestrohen armë zjarri, municione luftarake, lëndë narkotike, shpallet në kërkim autori tyre.
Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ditën e djeshme në fshatin Kuç, në stanin e shtetasit A.N., kanë sekuestruar:
4 armë zjarri tip automatik
4 krehëra model 56
210 fishekë model 56 si dhe
246 kg kanabis.
Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ''Prodhim, shitja e narkotikëve'' dhe ''Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit'', parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin T.B., vjeç 56, banues në Vlorë, bazuar në Nenet 186 e 248 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin F.K., vjeç 17, banues në Vlorë, pasi dyshohet se tek “Sheshi i Flamurit“, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Malaguti“ pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin V.C., vjeç 59, banues në Laç, bazuar në Nenet 248, 186/3 e 25 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M., vjeç 29, banues në Kosovë, pasi në Fushë Milot, në superstradë duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me motorin tip “Tabixi”, të drejtuar nga shtetasi M.C., vjeç 44, banues në Laç, për pasojë është aksidentuar M.C., i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290/2 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.L., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 31.05.2018, në rrugën “Pjeter Budi”, ka kanosur me fjalë, shtetasin E.B., vjeç 17, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.T., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Rrapo Hekali”, ka goditur me grusht, shtetasin Xh.A., vjeç 22, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e R.T. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.I., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së mitur, shtetases B.Ç, vjeçe 14. Nenet 124/b e 130/a/4 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.D., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 31.05.2018, në rrugën “Vangjel Meksi”, ka kanosur me fjalë, shtetasin H.Ç., vjeç 78, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u ndalua shtetasi A.L., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi më datë 30.05.2018, ishte shpallur në kërkim policor, për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”. Nenet 134 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.F., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka goditur me sende të forta mjetin tip “Volkswagen” të shtetasit E.D., vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.D., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka mbajtur një sasi lekësh, shtetases K.M., vjeçe 22, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.C., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sulejman Delvina”, duke qarkulluar me mjetin tip “Opel”, nuk i është bindur punonjësit të policisë qarkullimit rrugor, për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.V., vjeç 45, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi dyshohet se gjatë natës në rrugën “Vaso Pasha”, në lokalin në administrim, ka lejuar muzikë me tone të larta, duke shqetësuar banorët. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.Sh., vjeç 19, banues në Kombinat, pasi dyshohet se më datë 01.06.2018, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, nga kontrolli fizik, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 01.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Sejdini”, shtetasit L.Ç., vjeç 54, banues në Tiranë, në garazh i kanë vjedhur 1 motorr tip “Piaxho” dhe 1 biçikletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.K., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në ka kanosur me fjalë shtetasin K.M, vjeç 59. Punohet për kapjen e P.K. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.K., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Siri Kodra”, ka goditur me grusht, shtetasin J.K., vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje“, më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, për shtetasin A.P., vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.A., vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, i ka vjedhur celularin shtetasit A.K., vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 01.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.M., vjeç 58, banues në fshatin Laknas, pasi më datë 31.05.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes, shtetase L.M., vjeçe 49, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V.M., vjeçe 27, banuese në Tiranë, bazuar në nenin 121 të Kodit Penal.


Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.P., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Paskuqan, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Sh., banues në Kukës, bazuar në nenin 275 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së dhënë që bën fjalë për “Largim nga banesa”, më datë 01.06.2018, u kap shtetësia në kërkim, B.L., vjeçe 26, banues në Valias, e cila ka deklaruar se ishte larguar në drejtim të Italisë, me dëshirën e saj dhe nuk ka pretendime. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.Gj., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Bulticë, ka goditur shtetasin E.D., vjeç 36, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e E.Gj. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.B., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Yzberisht, në lokal, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 6 televizorë dhe 1 kompjuter. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.M., vjeç 36, banues në Yzberisht, pasi dyshohet se në rrugën “Tre Dëshmorët”, ka kanosur me fjalë shtetasin S.K., vjeç 71, banues në Yzberisht. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.C., vjeç 29, banues në Kombinat, pasi dyshohet se në rrugën “Milto Sotir Gurra”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rendit. Neni  242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen F.N., vjeçe 28, banuese në Vorë, pasi dyshohet se në Vorë, me vetëgjyqësi, me pretendimin se është pronë e saj, ka zaptuar pronën e shtetasit E.D., vjeç 37, banues në Kodër Vorë. Nenet 277 e 200 të Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, shtetasi A.S., vjeç 23, banues në fshatin Muçaj, kallëzon se gjatë natës, në fshatin Muçaj, në rrugën Vorë -Fushë Krujë, në mjetin tip “Opel” i kanë vjedhur targën e mjetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, në rrugën e Rinasit, në fshatin Bërxullë, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur mjeti tip “Volksvagen”, me drejtues A.Gj., vjeç 38, banues në Durrës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.D., vjeç 23, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka aksidentuar shtetasin A.K., vjeç 82, banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 01.06.2018, në lagjen nr. 18, në banesën e shtetases F.K., vjeçe 37, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është shkaktuar nga bombola e gazit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.A., vjeç 49, banuese në fshatin Ishëm, pasi dyshohet se në Gjirin e Lalzit, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.L., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin L.L., vjeç 41, banues në fshatin Hamallaj, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, në spital ka vdekur shtetësia K.K., vjeçe 71, banuese në fshatin Arapaj, e cila më datë 18.05.2018, në banesë, aksidentalisht është rrëzuar dhe ka qenë e shtruar në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Më datë 02.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen  F.D., vjeçe 70, banuese në Durrës, pasi dyshohet se djali, shtetasi K.D., vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K.D., vjeç 39, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, shtetases F.D., vjeçe 70. Neni  130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 01.06.2018, gjatë natës, në lagjen “Viserion Xhuvani”, para banesës, shtetasit K.Ll., vjeç 34, në mjetin tip “Benz’’, i kanë vjedhur dy pasqyrat dhe aksesorët. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, gjatë natës, në fshatin Vidhas, pranë banesës, shtetasi F.K., vjeç 73, i kanë vjedhur një lopë dhe një viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen B.B., vjeçe 40, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, shtetasi F.A., vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.G., vjeçe 37, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti,  shtetasi H.G., vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.06.2018, në fshatin Bujaras, kanë vjedhur banesën e shtetasit K.K., vjeç 76, ku kanë marrë një televizorë dhe 60 litra vaj ulliri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 01.06.2018, në fshatin Gizavesh, ka rënë zjarr në kasollen e shtetases S.K., vjeçe 31, ku është djegur baza ushqimore. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen E.S., vjeçe 34, banuese në Librazhd, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka fyer shtetasen R.R., vjeçe 44, banuese në Librazhd. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 01.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.D., vjeçe 44, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi Z.D., vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.06.2018, gjatë natës, në fshatin Këmbëthekër, kanë tentuar të  vjedhin banesën  e shtetasit B.Sh., vjeç 62. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018,  u ndalua shtetasi në kërkim, A.D., vjeç 23, banues në fshatin Libonik, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 01.06.2018, gjatë natës, në fshatin Goriçan, pranë banesës, shtetasit A.T., vjeç 46, i kanë vjedhur 1 pompë uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të ngjarjes që bënë fjalë për plagosjen e shtetasit shtetasi E.D., më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin I.K., vjeç 52, banues në Berat. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.M., vjeç 33, banues në fshatin Karkanjos, pasi dyshohet se gjatë natës, në këtë fshat, në banesën e shtetasit S.D., vjeç 59, ka vjedhur disa vegla pune. Punohet për kapje e A.M. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim, për shtetasi N.D., vjeç 62, banuese në fshatin Poshnje, pasi dyshohet se në qytet, tek agjencia, ka kanosur me fjalë, shtetasen M.K., vjeçe 60, banues në fshatin Poshnje. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin T.G., vjeç 51, banues në Ura Vajgurore, bazuar në Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin E.P., vjeç 28, banues në fshatin Kakrukë, pasi dyshohet se në fshatin Novaj, në vendin e quajtur “Gorrica”, u kap me kamionin tip “Benz”, duke transportuar pllaka guri dekorative. Në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti dhe disa vegla pune për nxjerrjen e pllakave. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin L.L., vjeç 44, banues në Poliçan, pasi dyshohet se në fshatin Novaj, u kap duke nxjerrë pllaka guri dekorative. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 01.06.2018, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë  ka vdekur shtetasi K.P., vjeç 70. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë panë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin D.A., vjeç 29, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 31.05.2018, ka shtërnguar për të bashkëjetuar, ish të fejuarën, shtetasen S.G., vjeçe 24. Neni 130/1 i Kodit Penal.
Më datë 01.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A.Xh., vjeç 46, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se kunati, shtetasi K.S., vjeç 39, banues në këtë fshat, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.06.2018, në fshatin Martinë, dy persona të paidentifikuar me një thikë në dorë, kanë tentuar të futen për të vjedhur në banesën e shtetases E.H., vjeçe 50. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139, 22 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim sepse më datë 31.05.2018, në lagjen Bashkimi, shtetasi M.M., 35 vjeç, është hedhur nga tarraca e banesës, pasi u shtrua në spital ka kryer të njëjtin veprim më datë 01.06.2018, duke u hedhur nga kati i tretë i pavionit të Kirurgjisë. Aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e kryera rezulton se ka shfaqur ç`rregullime mendore në veprimet e tij.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin D.T., vjeç 43, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 31.05.2018, në lagjen nr. 4, ka goditur me sende të forta shtetasin I.K., vjeç 53 banues në Sarandë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen V.B., vjeçe 49, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 31.05.2018, në lagjen nr. 1, i ka dëmtuar oxhakun e picerisë dhe ka goditur me sende të forta, shtetasin E.Q., vjeç 36, banues në Sarandë. Nenet 150 e 90 të Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 02.06.2018, rreth orës 03:10, në lagjen ''Nr.1'', jashtë ambienteve të një lokali është plagosur në shpatull me armë zjarri, (me një plumb rikoshetë) shtetasi A.R., 31 vjeç, banues në Konispol, (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMW i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.
Për arsye hetimore nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Përmet
Përmet
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- E.Q., 22 vjeç, banues në Përmet.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur banesën e shtetasit M.N, 80 vjeç, banues në Përmet.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një televizor i markës “SONY”.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit M.N., V.N., V.M., dhe K.M., vjeç 38, 34, 27 e 21, banues në Bërdicë, Shkodër dhe Shëngjin, pasi dyshohet se më datë 29.05.2018, në fshatin Kune, janë goditur me sende të forta me njëri- tjetrin. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin V.Gj., vjeç 36, banues në fshatin Balldre, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka kanosur me fjalë, shtetasin S.M.,  vjeç 31, banues në Balldre. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin Gj.N., vjeç 64, banues në Ishull Lezhë, pasi dyshohet se në ish-lagjen “NB”, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 01.06.2018, gjatë natës, në Mamurras, kanë vjedhur banesën e shtetases V.R., vjeçe 41, ku kanë marrë një televizor dhe disa bizhuteri floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit G.B. dhe D.N. vjeç 54 e 49, banues në Tiranë e Lezhë, pasi dyshohet se më datë 01.06.2018 në fshatin Kune, kanë kanosur me fjalë njëri tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u ndalua shtetasi E.H., vjeç 23 dhe u referuan materialet për shtetasen O.H., vjeç 44, banuese në Lezhë, ( nëna e E.H.) pasi dyshohet se E.H., ka dy vite që bashkëjeton me shtetasen e mitur K.D, vjeçe 15 e cila është shtatzënë, kurse shtetësia O.H. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj K.D., të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme bazuar në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
Materialet procuderiale iu referuan Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë si dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për nenin 100 të Kodit Penal për E.H., dhe neni 130/a i Kodit Penal për O.H.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 01.06.2018, shtetasi N.D., vjeç 63, banues në fshatin Domgjon, kallëzon se, më datë 31.05.2018, i është larguar nga banesa vajza, shtetësia Gj.D., vjeçe 36, me probleme mendore. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Më datë 01.06.2018, në fshatin Nënshejt, në banesën e shtetasit Gj.B., vjeç 67, ka rënë zjarr, ku janë djegur pajisjet shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 01.06.2018, në rrugën e Shirokës, shtetasi A.D., vjeç 48, banues në Shkodër, duke lëvizur në këmbë, ka humbur jetën. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vdekje natyrale. 

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen E.B., vjeçe 28, banuese në fshatin Bahçallëk, bazuar në Neni 124/b i Kodit Penal.

Komisariatit Policisë Vau i Dejës
Më datë 01.06.2018, në rrugën e fshatit Shelqet, shtetasi F.K., vjeç 56, banues në këtë fshat, duke drejtuar motorin tip “Lifan” pa targë, ka aksidentuar shtetasin A.K., vjeç 59, banues në fshatin Shelqet, të cilët pas aksidentit janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 01.06.2018, në fshatin Lohe e Sipërme, në banesë nga pickimi i një insekti, ka vdekur shtetasi T.B., vjeç 70. Nga veprimet e kryera rezulton se viktima nuk ka shenja dhune, sipas familjarëve vuante nga tensioni dhe zemra. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A.H., vjeç 35, banues në Paskuqan, Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Surroj, në vendin e quajtur “Livadhi i Laskut” u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, tek ish turizmi, shtetësia D.H, vjeçe 14, banuese në Kukës, duke mbledhur lule blini, ka rënë nga lartësia, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale.

Kukës
Tentoi të vriste më armë zjarri për motive xhelozie të dashurin e bashkëshortes, 23-vjeçarin K.K, Policia parandaloi ngjarjen duke arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin.
Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov me 19 fishekë.
Specialistët Kundër Krimit ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-D.I, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi D.I., ka shkuar në banesën e shtetasit K.K., në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K., bashkëjetonte me shtetasen E.A., ( bashkëshortja e shtetasit D.I.), dhe pas një konflikti verbal mes të dyve, shtetasi D.I., për motive xhelozie ka kanosur dhe tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K.
Falë njoftimit në kohë të policisë dhe reagimit të shpejtë të shërbimeve të policisë, me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i shtetasit D. I, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.
Nga të shtënat në ajër nuk ka asnjë person të lënduar. Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.
Gjithashtu, ndaj D.I.,, u referuan materialet edhe për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E.A.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet 84, 278 dhe 114 të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin Q.M., vjeç 56, banues në fshatin Shtiqën, pasi dyshohet se ka telefonuar në sallën e Komandimit, duke bërë njoftim të rremë. Neni 272 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasen N.N., vjeçe 34, banuese në fshatin Shumicë, pasi dyshohet se ka falsifikuar një kartë identiteti dhe pasaportë biometrike. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, shtetasi P.P., vjeç 56, banues në Shëngjergj ka bërë kallëzim se i kanë dëmtuar pronën. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 01.06.2018, shtetasi L.H., vjeç 65, banues në fshatin Grezhdan, kallëzon se i kanë vjedhur armën e gjahut çifte, por nuk dihet afati pasi ka qenë me banim jashtë shtetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 01.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.D., vjeç 33, banues në Klos,  pasi në fshatin Baz, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar shtetasin Z.B., vjeç 28, banues në fshatin Bushkash, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 01.06.2018, nga Interpol Tirana, u ekstradua drejt Italisë, shtetasi D.D., vjeç 29, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Italiane, kanë lëshuar Urdhrin e Arrestit Ndërkombëtar, mdatë 26.02.2018, për veprën penale “Organizata kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Neni 110 i Kodit Penal Italian.

Më datë 01.06.2018, pranë DVKM Tiranë, u paraqit shtetasi B.G., vjeç 44, banues në Irak, i cili më datë 30.05.2018, në afërsi të Kakavijës, ka hyrë ilegalisht dhe pas kryerjes së procedurave u dërgua në QKPA Babrru Tiranë.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Tiranë, për shtetasin J.K., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.05.2018, nga PKK Port Durrës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, në DVKM Tiranë, shtetasit M.H, M.A., dhe H.A., vjeç 18, 26 e 20, banues në Siri, të cilët më datë 30.05.2018, në afërsi të Kakavijës kanë kaluar kufirin dhe në përfundim të kryerjes së procedurave u dërguan në QKPA Babrru Tiranë.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Tiranë, për shtetasin I.M., vjeç 29, banues në Kuçovë, pasi më datë 16.03.2018, në afërsi të PKK Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Tiranë, për shtetasin A.S., vjeç 33, banues në Durrës, depërtuar nga Belgjika, pasi dyshohet se më datë 28.08.2017, në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen D.Y., vjeç 29, pasi dyshohet se në PKK Port, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pasaportë, një kartë identiteti dhe një patentë bullgare, të cilat dyshohen të falsifikuara. Nenet 189 e 186 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 01.06.2018, shërbimet e përbashkëta të kufirit, shqiptaro-malazeze, në Muriqan kapën shtetasin Y.D., vjeç 28, lindur në Siri, emigrant i paligjshëm, i cili në përfundim të kryerjes së procedurave u dërgua në Q K P A Babrru, Tiranë.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1