Kukës - Finalizohet operacioni policor i koduar “Drini 2”, arrestohen dy shtetas.

KukësKukes 2 qershor 2018

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Drini 2”.

Operacioni nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me FNSH Shkodër.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, 2 doza kokainë, si dhe 18 fishekë.

Nga strukturat e D.V.P Kukës në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “DRINI 2”, me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-H.S., 24 vjeç, banues në Kukës, (person në kërkim nga DVP Lezhë.)
-U.U., 23 vjeç, banues në fshatin Kalisë, Kukës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në vendin e quajtur “Zona Industriale”, Kukës, në banesën e shtetasit N.D., ( i cili vuan dënimin në Kosovë për veprën penale “Trafik Narkotikësh”) strehoheshin persona në kërkim, mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua, zhvillua dhe u finalizua me sukses operacioni “Drini 2”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartpërmendur.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, një armë gjahu, 2 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe 18 fishekë pistolete dhe çifteje.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 278, 280 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Kukes 2 qershor 2018

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2