Krujë - Në vijim të operacionit "Krasta 2" specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjësuan 2 080 bimë Cannabis Sativa.

KrujëPolicia-durres

Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit "Krasta 2" specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjësuan 2,080 bimë Cannabis Sativa.

Operacion i përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ekzekutohen 3 urdhra ndalimi dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas


Është bërë ndalimi i shtetasve:

• F.Z., 33 vjeç, banues në Krujë;
• M.Z., 42 vjeç, banues në Fushë - Krujë;
• A.B., 42 vjeç, banues në Fushë - Krujë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

• G.Sh., 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambiente të hapura në brendësi të pyllit
2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve F.Z, M.Z., dhe A.B., parashikuar në nenet 284/ 3, 25 të Kodit Penal; "Moskallëzimi i krimit" në ngarkim të shtetasit G.Sh., parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, në bashkëpunim me efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat policore dhe në zbatim të Plan Veprimit për kontrollin e territorit për kultivim të bimëve narkotike, në Njësinë Administrative Nikel, në ambient të pyllëzuar gjetën dhe asgjësuan 675 bimë Cannabis Sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284/3 të Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2