Peqin - Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes fqinjëve

Peqinelbasan

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes fqinjëve.

Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka ardhur një telefonatë se në fshatin "Karthnek", Peqin, ka një konflikt mes dy fqinjëve, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit si dhe bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• O.T., 58 vjeç, banues në fshatin "Karthnek" , Peqin, i cili kishte goditur me mjete prerëse fqinjin e tij shtetasin M.T., 62 vjeç, banues në fshatin "Karthnek" , Peqin , duke i shkaktuar plagë në qafë.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, "Plagosje e rëndë me dashje" parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2