Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 03 Qershor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 30 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 10 drejtues mjetesh.
7 persona për Narkotikët

2 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

6 persona në kërkim.

1 person për veprën penale "Krime ndaj personit"

1 person për veprën penale "Vjedhja"

1 person për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit"

1 person për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës"
 

Gjithashtu janë sekuestruar:

3 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë,
 
2755 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa,
4 armë zjarri, 18 fishekë

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 47 persona.

 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
1-Kukës - Operacioni policor i koduar “Drini 2”, nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me FNSH Shkodër. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë dy shtetas. Po ashtu janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, 2 doza kokainë, si dhe 18 fishekë.

 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2