Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Qershor 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Xh., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi më datë 01.06.2018, rrugën “Hysen Xhura”, në lokal iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Nenet 283/1 e 285/a të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.Sh., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Daimler Chrysler”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ded Gjo Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Reno”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Endri Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.K., vjeç 71, banues në fshatin Shkallnur, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”, ka dëmtuar me pasqyrë mjetet mtip “Benz”, të shtetasve R.T., dhe S.S., vjeç 30 e 64, banues në Durrës. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasit A.M., vjeç 28, banues në Berat, pasi në qytet, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Vlorë
Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kryer arrestimin e shtetasit:
D.Sh, 33 vjeç banues në Vlorë.
U krye arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi më datë 02.06.2018, në lagjen ''Lef Sallata'', për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht duke përdorur sende të forta shtetasin V.Gj., 60 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Plagosje e rëndë me dashje'', parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.G., vjeç 24, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Murat Tërbaçi”, tek një karburant u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha“. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.H., vjeç 27, banues në Vlorë, pasi tek “Sheshi i Flamurit“, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha“. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Sektori për trafiqet e narkotikët
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.L., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi më datë 01.06.2018, u kap duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa të cilit i përkisnin një mjeti tjetër si dhe dyshohet se është mjet i trafikuar. Në cilësinë e provës u bllokua mjeti. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.T., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim, për shtetasin E.L., pasagjer, vjeç 27 e 24, banues në fshatin Bardhaj e Vukatanë, pasi në rrugën Shkodër-Rrenc, në fshatin Pali, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim, për shtetasin R.H., vjeç 23, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në aksin rrugor “Lëvizja e Postribës”, duke drejtuar mjetin tip “Kia”, ka aksidentuar shtetasen S.M., vjeçe 26, banuese në Shkodër, që lëvizte me biçikletë, e cila pas mjekimit në spital, është larguar në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Q., vjeç 22, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhja”, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Shefqeti”, dyshohet se ka vjedhur dyqanin me administrator, shtetasin T.D., vjeç 51, banues në Tiranë, ku kanë marrë një bolier. Punohet për kapjen e A.Q. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.H., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hodo Beg”, në banesë, ka kryer një ndërtim duke tejkaluar punimet sipas lejes nga organet përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.K., vjeç 19, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Arkitekt Kasëmi“, nga kontrolli fizik, iu gjetë e bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L.B., dhe M.B., vjeç 26 e 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Islam Alla”, kanë dhunuar fizikisht shtetasen E.Z., vjeçe 21, banuese në Tiranë. Punohet për shoqërimin e L.B., dhe M.B. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm për shtetasin B.B., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se vëllai, shtetasi E.B., vjeç 34, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm për shtetasin E.B., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se vëllai B.B., vjeç 31, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.05.2018, në rrugën “Hajdar Hidi”, kanë tentuar të djegin mjetin tip “Benz”, të shtetasit K.B., vjeç 48, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 151 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.Th., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Jordan Misja”, ka goditur me grusht shtetasin A.Xh., vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.A., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur motorin tip “Lifan” dhe më datë 30.05.2018, pranë sheshit “Shqiponja”, e ka braktisur. Punohet për kapjen e E.A., dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, shtetasi M.M., vjeç 64, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 31.05.2018, i është larguar nga banesa djali, shtetasi A.M., vjeç 31, (me probleme mendore). Punohet për gjetjen e A.M. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë panë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin T.R., vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.06.2018, në rrugën e Dibrës, kanë vjedhur banesën e shtetasit E.M., vjeç 30, ku kanë marrë disa sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë paranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Sh.C., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases V.C., vjeçe 28. Punohet për kapjen e Sh.C. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Kasëm Shima”, në parkingun e një pallati kanë vjedhur mjetin tip “Benz” të shtetasit A.M., vjeç 47, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, kanë vjedhur zyrat e një kompanie, ku kanë marrë 7000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, kanë tentuar të vjedhin magazinën e një kompanie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, kanë vjedhur zyrat e një kompanie ku kanë marrë 8000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 02.06.2018, u arrestua shtetasi H.S., vjeç 27, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u bllokua motori, i vjedhur. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xh.Xh., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek “Sheshi Shqiponja”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, në rrugën “Besim Alla”, në mjetin tip “Chevrolet”, të shtetases E.K., vjeçe 26, banuese në Tiranë, kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në Shkallnur, kanë  vjedhur lokalin “Lloto sport”, të shtetasit M.E., vjeç 32, banues në Shkallnur, ku kanë marrë 8 televizorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.Sh., vjeçe 81, banuese në Durrës, pasi dyshohet se nusja djalit, shtetësia E.Sh., vjeçe 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Durrës
Informacion paraprak
Më datë 02.06.2018, rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalëzit, është mbytur në det shtetasi E. S., 22 vjeç, banues  në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasen E.Sh., vjeçe 40, banuese në Durrës, pasi dyshohet se më datë 01.06.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës, shtetases R.Sh., vjeçe 81. Neni 130/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.J., vjeç 28, banues në Shijak, pasi dyshohet se në Gjirin e Lalzit, ka goditur me grusht shtetasin A.Ç., vjeç 27, banues në fshatin Hamallaj. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, në lagjen nr. 14, është hedhur nga kati treti i një banese në ndërtim, shtetasi V.B., vjeç 19, banues në Durrës, me probleme mendore, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, në fshatin Xhafzotaj , persona të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta, shtetasin R.H., vjeç 43, banues në Xhafzotaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit I.Ç., dhe R.C., vjeç 30 e 52, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se më datë 01.06.2018, në Fushë Krujë, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Krujë
Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit "Krasta 2" specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjësuan 2,080 bimë Cannabis Sativa.
Operacion i përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ekzekutohen 3 urdhra ndalimi dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas
Është bërë ndalimi i shtetasve:
• F.Z., 33 vjeç, banues në Krujë;
• M.Z., 42 vjeç, banues në Fushë - Krujë;
• A.B., 42 vjeç, banues në Fushë - Krujë.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
• G.Sh., 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambiente të hapura në brendësi të pyllit
2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve F.Z, M.Z., dhe A.B., parashikuar në nenet 284/ 3, 25 të Kodit Penal; "Moskallëzimi i krimit" në ngarkim të shtetasit G.Sh., parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, në bashkëpunim me efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat policore dhe në zbatim të Plan Veprimit për kontrollin e territorit për kultivim të bimëve narkotike, në Njësinë Administrative Nikel, në ambient të pyllëzuar gjetën dhe asgjësuan 675 bimë Cannabis Sativa.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284/3 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin S.H., vjeç 29,  banues në fshatin Thanë, pasi dyshohet se në Bradashesh, duke qenë pasagjer në një mjet, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit policisë rendit, për kontroll dokumenti. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Xh.Ç., vjeç 24, banues në Elbasan, bazuar në nenin 121/a i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, në lagjen “Beqir Dardha”, në banesë kanë gjetur të vdekur pa shenja dhune, shtetasen M.A., vjeçe 70. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Më datë 02.06.2018, u arrestuan shtetasit E.M., dhe B.H., vjeç 22 e 30, banues në fshatin Shtëmaj dhe Karakullak, pasi në fshatin Shtëmaj, Njësia Administrative Bradashesh, Bashkia Elbasan, në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Shtëmaj”, pronë publike, me informacion policor, iu gjetën të kultivuara disa fidanë bimë narkotike në kubikë të cilët u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan. Neni 284/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.D., vjeç 24, banues në fshatin Rrajcë, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka goditur me sende të forta shtetasin K.D., vjeç 56, banues në Rrajcë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin N.Th., vjeç  57,  banues në fshatin Grabovë e Sipërme, pasi dyshohet se në banesë, nga specialistët e OSHEE-së, u konstatua lidhje e pa ligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.  

Më datë 02.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen K.T., vjeçe 57, banuese në Gramsh, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi I.T., vjeç 55, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin I.T., vjeç 55, pasi dyshohet se bashkëshortja, shtetësia K.T., vjeçe 57, banuese në Gramsh, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në fshatin Barç, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.Xh., vjeç 79, ku kanë marrë disa enë kuzhine. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin Sh.R., vjeç 53, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke shkuar në banesën ish-bashkëshortes, shtetases E.Xh., vjeçe 47, e cila është e pajisur me  urdhër mbrojtje. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Maliq- Informacion paraprak.
Mëdatë02.06.2018, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës ka mbërritur i shoqëruar nga familjarët e tij, trupi i pa jetë i shtetasit M.M, rreth 62 vjeç, banues në fshatin Beras. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se viktima është goditur nga rrufeja në afërsi të fshatit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Maliq
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R.L, 17 vjeç, banues në fshatin Pojan.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 02.06.2018, në hyrje të fshatit Pojan, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur rreth 10 m kabëll elektrik, që furnizonte me energji një pjesë të banesave të këtij fshati. 
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në fshatin Fitore, në afërsi të banesës, shtetases E.F., vjeçe 56, i kanë vjedhur 5 koshere bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Kolonjë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
F.B., 52 vjeç, banues në Ersekë-Kolonjë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 183, datë 02.05.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 (katër) muaj burg për veprën penale "Vjedhja, e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin K.S., vjeç 16, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “Çlirim”, ka prishur qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasit A.M., dhe A.M., vjeç 79 e 75, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “13 Shtatori”, kanë kanosur me fjalë, shtetasen G.T., vjeçe 25, banuese në Berat. Neni 84 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit që bën fjalë për vjedhjen e celularit të shtetasit H.K., më datë 02.06.2018, u ndaluan shtetasit në kërkim G.S., dhe S.T., vjeç 23 e 23, banues në Berat. Neni 134/2 e 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S., vjeç 20, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se në Lapardha, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.M., vjeç 44, banues në Berat, në lagjen “Çlirim”, ka kanosur me fjalë, shtetasin Th.B., vjeç 22, banues në këtë lagje. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin S.Q., vjeç 59, banues në Tiranë, administrator i një firme, pasi dyshohet se më datë 01.06.2018, në fshatin Fushë Peshtan, u kap me kamionin tip “Benz”, duke transportuar pllaka guri dekorativ, që dyshohet se janë nxjerrë në mënyrë të paligjshme në Malin e Tomorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.Q., vjeç 24, banues në fshatin Bogovë, pasi tek Ura e Bogovës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 02.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, E.P., vjeç 30, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka caktuar masë sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, shtetasi F.Gj., vjeç 63, banues  në fshatin Peshtan, kallëzon se gjatë natës, në oborrin e banesës, i kanë vjedhur një troko dhe një sasi kabëll elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, shtetasi  S.R., vjeç 55, banues në lagjen “Sheq Madh”, kallëzon se gjatë natës, në fshatin Cakran, në mjetin e punës tip “Skrep” i kanë vjedhur dy bateri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, shtetësia O.D., vjeçe 37, banuese në Fier, kallëzon se në Pojan, në “Parkun Arkeologjik”, i kanë dëmtuar mjetin tip “Honda”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në vendin e quajtur Saver, ka ndodhur vjedhje në biznesin e shtetasit F.S, 50 vjeç, banues në Lushnje.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.06.2018, në Lushnje në banesë ka vdekur një i mitur rreth 2 muajsh. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore. Materialet u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në fshatin Krutje e Poshtme, para banesës, shtetasit G.V., vjeç 54, në mjetin tip “Volksvagen” i kanë vjedhur  targën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 02.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen M.Sh., vjeçe 31, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ish bashkëjetuesi, shtetasi F.A., vjeç 44, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.06.2018, shtetasi Th.K., vjeç 57, banues në Vlorë, kallëzon se, më datë 01.06.2018, në fshatin Cerkovinë, në linjën hekurudhore Fier-Vlorë, kanë dëmtuar 20 ml aksesorë të hekurudhës. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, shtetasi B.H., vjeç 85, banues në Vlorë, kallëzon, se, më datë 23.05.2018, në lagjen “Hajro Çakërri”, i ka humbur portofoli, me një sasi lekësh dhe disa dokumente. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.

Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në lagjen “Lef Sallata”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit M.B., vjeç 60, banues në Vlorë, ku kanë marrë artikuj të ndryshëm ushqimor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P., vjeç 19, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Lef Sallata”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Malaguti” dhe nga kontrolli iu gjet 4 gr. kanabis si dhe një shiringë me vaji hashashi. Nga veprimet e kryera ka rezultuar edhe autor i një vjedhje. Nenet 291 283 e 134 të Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, gjatë natës, në lagjen “Bashkimi”, kanë vjedhur banesën e shtetasit D.M., vjeç 55, ku kanë marrë disa bizhuteri floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në lagjen “ 24 Maji”, në  banesën  e shtetasit K.S., vjeç 67, kanë vjedhur matësin e energjisë elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.05.2018, në fshatin Gërnec, shtetasi L.Gj., vjeç 48, duke punuar tokën me zetor, është përmbysur, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin H.M., vjeç 32, banues në Burrel, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka fyer e kanosur shtetasin A.H., vjeç 36, banues në Vlorë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, para banesës, shtetasit A.L., vjeç 42, i kanë vjedhur motorin tip “Malaguti” pa targë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë vjedhur magazinën me vegla pune, të shtetasit M.S., vjeç 63, ku kanë marrë vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit A.H., dhe A.H., vjeç 51 e 27, banues në Cakran Fier, pasi dyshohet se në lagjen “Lef Sallata”,  ka kanosur me fjalë shtetasin K.C., vjeç 47, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A.M., vjeç 25, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 31.05.2018, në lagjen nr. 3, ka goditur me grusht, shtetasit A.A., dhe M.S., vjeç 56 e 37, banues në Sarandë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 3, para banesës, shtetasit Nj.V., vjeç 60, në mjetin tip “BMW”, i kanë thyer xhamat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Gjirokastër
Ushtron dhunë në familje, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
M. A., 20 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshes së tij shtetases Sh.R, 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Gjithashtu gjatë shoqërimit të tij ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, nenet 130/a dhe 236/2 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasen A.M.,  vjeçe 51, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se në fshatin Balldre, ka kanosur me fjalë shtetasin M.Gj., vjeç 43, banues Lezhë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, në fshatin Spiten, shtetësia M.P., vjeçe 62, duke spërkatur zarzavatet me herbicide pa maskë, është helmuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin D.N., vjeç 49, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në Kune, në bashkëpunim, ka goditur me qytën e pistoletës, shtetasin G.B. vjeç 47, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Punohet për kapjen e D.N. Nenet 278/4, 84, 89, 25 dhe 274 të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit E.Gj., dhe Z.S., vjeç 32 e 36, banues në fshatin Tale e Tiranë, pasi dyshohet se në Shëngjin tek “Rana e Hedhun” E.Gj., për llogari të Z.S., ka zënë një ngastër toke në zonën e plazhit dhe ka vendosur çadra e shezlona pa leje të Bashkisë Lezhë, ku kjo tokë që është e shtetasit T.S., vjeç 62, banues në Shëngjin. Nenet 180 e 321 të Kodit Penal.

Lezhë
Aksidentohet me makinë dhe përpiqet të fshehë nga policia armën pistoletë që e kishte me vete, arrestohet në flagrancë
Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë për pengime për zbulimin e së vërtetës së ngjarjes
Nga specialistët e Seksionit kundër krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- A.N., 47 vjeç,  banues në Lezhë
- O.V., 39 vjeç, banues në Lezhë
Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit  D.M.,24 vjeç,  banues në Lezhë.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim ndaj këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi A.N., në aksin rrugor Shëngjin - Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Audi në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku për pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, shtetasi A.N., i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë shtetasit D.M., për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi D.M., ka arritur të largohej pasi veprimet e punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga shtetasi O.V.
Veprat penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" dhe "  Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë" parashikuar nga nenet 278/1, 291 dhe 242 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. N.
Veprat penale " Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" " Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga nenet 301 dhe 236/1 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit O.V.
Vepra penale" Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit D.M.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit V.N., dhe N.N., vjeç 33 e 51, banues në fshatin Simon e Gëziqe, pasi dyshohet se në rrugën e fshatit Orosh,pas një konflikti të çastit, kanë kanosur njëri tjetrin si dhe konfliktuar fizikisht. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, në fshatin Domgjon, pranë banesës, shtetësia A.D., vjeçe 37, ka rënë nga pema dhe ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 02.06.2018, në fshatin Gajtan, një motorr tip “Lifan”, nuk është bindur urdhrit të  punonjësve të policisë, për të ndaluar, i cili në fshatin Bardhaj u gjet i braktisur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Shkodër. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, shtetasi S.B., vjeç 25, banues në fshatin Postribë, punonjës në një lokal, kallëzon se në lokal, një shtetas ka blerë disa pije freskuese me një kartëmonedhë të falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe  kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 183 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, në lagjen “Bahçallëk”, në afërsi të “Kishës Zojës“, ka vdekur shtetasi Q.K., vjeç 74, banues në Shkodër. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.S., vjeç 58, banues në fshatin Mjedë, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin L.D, vjeç 18, banues në Kukës, pasi dyshohet se në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Kukës
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Drini 2”.
Operacioni nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me FNSH Shkodër.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, 2 doza kokainë, si dhe 18 fishekë.
Nga strukturat e D.V.P Kukës në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “DRINI 2”, me arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-H.S., 24 vjeç, banues në Kukës, (person në kërkim nga DVP Lezhë.)
-U.U., 23 vjeç, banues në fshatin Kalisë, Kukës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në vendin e quajtur “Zona Industriale”, Kukës, në banesën e shtetasit N.D., ( i cili vuan dënimin në Kosovë për veprën penale “Trafik Narkotikësh”) strehoheshin persona në kërkim, mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua, zhvillua dhe u finalizua me sukses operacioni “Drini 2”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartpërmendur.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesë, këtyre shtetasve ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, një armë gjahu, 2 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe 18 fishekë pistolete dhe çifteje.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 278, 280 dhe 283/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A.E., vjeç, 41, banues në fshatin Krenxë, pasi dyshohet se kunati, shtetasi Q.H., vjeç , 29, banues në fshatin Bicaj, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë  02.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen Y.O., vjeçe 62, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi L.O., vjeç 62, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Dibër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin S.M., vjeç 56, banues në fshatin Tejs, Kala e Dodës, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 02.06.2018, në DVKM Tiranë, u dorëzuan 12 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, me shtetësi libiane, marokene dhe algjeriane. Nga intervistimi ka rezultuar se kanë hyrë në mënyrë ilegale nga Kakavija. Në përfundim të kryerjes së procedurave u dërguan në Q K P A Babrru, Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.D., vjeç 28, banues në Has, pasi dyshohet se më datë 22.05.2018, në afërsi të SPKM Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.A., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 13.05.2018, në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Ll., vjeç 30, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 25.04.2017, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyre të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 02.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen L.Sh., vjeçe 35, banuese në Maqellarë, Dibër, pasi dyshohet se në PKK Port, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një pasaportë në emër të shtetases X.V., të cilën po e përdorte për të kaluar kufirin, duke shfrytëzuar ngjashmërinë. Neni 189/1 i Kodit Penal.

Durrës
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg"për veprën penale"Vrasje në rrethana cilësuese" e mbetur në tentativë.
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
• Gj.Sh., 32 vjeç, banues në Durrës.
Në ngarkim të shtetasit të mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës kishte vendosur masën e sigurisë" Arrest me burg" për veprën penale"Vrasje në rrethana cilësuese" mbetur në tentativë.
Gj.Sh., më datë 04.12.2017 në lagjen Nr. 18 Durrës ka plagosur me pistoletë shtetasin M.P.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 02.06.2018, në aksin rrugor Shirokë-Zogaj, u kapën shtetasit e huaj, emigrant të paligjshëm, M.M., dhe S.A., vjeç 34 e 28, me shtetësi tuniziane dhe marokene. Nga intervistimi ka rezultuar se kanë hyrë në territorin e vendit tonë në mënyrë ilegale nga Kapshtica. Në përfundim të procedurave u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2