Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04 Qershor 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë rendit publik”, më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.B., vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi më datë 03.06.2018, në aksin rrugor Vorë - Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues A.B., vjeç 30, banues në Durrës, për pasojë është aksidentuar me vdekje pasagjerja S.B., vjeç 63, banuese në Durrës, dhe janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja D.R., vjeçe 30, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Peqin
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes fqinjëve.
Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka ardhur një telefonatë se në fshatin "Karthnek", Peqin, ka një konflikt mes dy fqinjëve, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit si dhe bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• O.T., 58 vjeç, banues në fshatin "Karthnek", Peqin, i cili kishte goditur me mjete prerëse fqinjin e tij shtetasin M.T., 62 vjeç, banues në fshatin "Karthnek" , Peqin, duke i shkaktuar plagë në qafë.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, "Plagosje e rëndë me dashje" parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Gjirokastër
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, është bërë ndalimi i shtetasit:
E.Zh., 31 vjeç, banues në Tepelenë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas është shpallur në kërkim policor se dyshohet si bashkëpunëtor me shtetasit K.G., A.M., dhe A.V., të cilët janë arrestuar në flagrancë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".
Në cilësinë e provës materiale për këtë ngjarje u sekuestruan 31.45 kilogramë lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 283/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.R., vjeç 37, banues në Balldrë, Lezhë, pasi në qytet Lezhë, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Më datë 03.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.A., vjeç 61, banues në fshatin Rragam, Shkodër, pasi në Rragam, në ambientet e një lokali, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A.H., vjeç 49, banues në Rragam, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 thikë. Nenet  76, 22 e 279 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin R.J., vjeç 17, banues në Elbasan, pasi dyshohet se  në fshatin Berdicë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Zongzhen”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Pëllumbas - Ibë.
Polumbarët e RENEAS gjejnë në lumin Erzen dhe nxjerrin trupin e pa jetë të 20 vjeçarit Xh.S.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.05.2018 në “Shpellën e Pëllumbasit” ku shtetasi Xh. S., rreth 20 vjeç, si pasojë e rënies aksidentale nga gryka e kanionit në ujërat e lumit Erzen ku humbi jetën, dhe trupi i tij nuk u gjend si pasojë e marrjes nga rrjedha e ujit, ju bëjmë me dije se :
Ditën e sotme rreth orës 15.00, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku shtetasi Xh. S., ra nga lartësia, nga Polumbarët e RENEAS është gjetur dhe është nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen trupi i shtetasit Xh. S., rreth 20 vjeç.
Pavarësisht kërkimeve intensive për një javë rresht nga Polumbarët e RENEAS dhe një grup punonjësish të Stacionit të Policisë Farkë në terren shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e trupit të 20-vjeçarit.
Kërkimet nuk u ndërprenë, por çdo ditë dy Polumbarë të RENEAS dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit.
Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e RENEAS vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit.
Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/3 e rrjedhës së lumit.
Sot rreth orës 15:00, në vendin ku Polumbarët kishin vendosur rrjetë pritëse, dy Polumbarë të RENEAS kanë gjetur trupin e viktimës.
Trupi i viktimës është nxjerrë dhe transportuar tek autoambulanca nga Polumbarët, punonjësit e Policisë të Farkës dhe nga zjarrfikësit ku po transportohet për në morgun e spitalit.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 03.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasit F.M., dhe S.M., vjeç 52 e 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshortja F.M., vjeçe 50, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Sh.K., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshortja dhe vajzat H.K., Ç.K., dhe E.K., vjeç 39, 15 dhe 17, banuese në Tiranë, kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për shtetasin M.Sh., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Riza”, në banesë, u kap duke bërë punime, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.B., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Gjin Bue Shpata”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit. Neni 242 i  K.P.

Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.T., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin ”Gjergj Fishta”, në ambientet e një lokali në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës u bllokuan 2 tavolina, letra bixhozi dhe fisha si ato që përdorin për të luajtur poker. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 03.06.2018, në rrugën “Medar Shtylla”, në një kompleks, pranë banesës, në rrugë, aksidentalisht është rrëzuar shtetasi E.A., vjeç 56, dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 02.06.2018, në rrugën “Siri Kodra”, persona të paidentifikuar, kanë goditur me mjete të forta shtetasin I.Th., vjeç 48, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.Xh., vjeç  21, banues në Tiranë, pasi në Kodër-Kamëz, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses F.O., vjeçe 19, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.06.2018, në rrugën “Ferit Xhajko”, në autobus i është vjedhur një telefon celular shtetases H.G.,  vjeçe 62, banues Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për shtetasin G.A., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Fuat Dushku”, u kap duke bërë punime në banesë, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për shtetasin L.Ç., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kongresi i Manastirit”, u kap duke bërë punime në banesë pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë panë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për shtetasin A.Gj., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “5 Maji”, ka goditur me mjete të forta, shtetasin G.M., vjeç 65, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S.S., J.D., E.H., dhe R.B., vjeç 24, 21, 20 e 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Dalip Topi”, gjatë kontrollit iu gjetën e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 04.06.2018, në kompleksin e një pallati persona të paidentifikuar kanë vjedhur një market. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë panë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe punohet për kapjen e shtetasve S.S., dhe M.O., vjeç 74 e 59, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në Kamëz, në një lokal, në pronësi, kanë prishur qetësinë publike me zhurmat e shkaktuara dhe ndotur ajrin me pajisjet e vëna, shtetases M.N., vjeçe 59, banuese në Kamëz. Nenet 274 dhe 201 të Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, në Kamëz, në rrugën “Bulevardi Blu“, në trotuar, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi S.M., vjeç 57, banues në Kamëz, të cilin e kanë dërguar për ndihmë mjekësore ku më pas ka gjetur vdekjen. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës që bënë  fjalë për veprën penale “Dhuna në Familje”, më datë 03.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi në kërkim Sh.C., vjeç 36, banues në Kamëz. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.C., vjeçe 28, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti Sh.C., vjeç 36, banues në Kamëz, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj, i punësuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 02.06.2018, në Vorë, pranë një karburanti, ka rënë zjarr në mjetin tip ”Opel”, pronë e shtetasit F.R., vjeç 46, banues në Durrës. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë panë Gjykatës së Shkallës së Parë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.06.2018, gjatë natës, në lagjen 15, është vjedhur një lokal në pronësi të shtetasit M.R., vjeç 25, banues në Durrës, ku kanë marrë disa televizorë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, gjatë natës, në lagjen 13, Plazh, pranë banesës, shtetasit P.Sh., vjeç 40, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, në lagjen 14/1, në banesën e saj,  është vetëhelmuar me ilaçe dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasja B.A., vjeçe 22. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, gjatë natës, në  Xhafzotaj, persona të paidentifikuar, janë futur në një nga zyrat e një firme, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë  Gjykatës  së Shkallës së  Parë Durrës, për shtetasin E.Sh., vjeç 58, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr 18, te shkallët e pallatit të tij, është konstatuar duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 03.06.2018, në fshatin Arameras, Fushë-Krujë, ka rënë zjarr në parcelën  e mbjellë me grurë të një firme pronë e shtetasit B.M., vjeç 60, banues Fushë Krujë, ku ka pasur vetëm dëme materiale. Materialet  i kaluan Prokurorisë pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F.D., vjeç 68, banues në fshatin Derstilë, pasi dyshohet se në fshatin Derstilë, po ndërtonte një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 03.06.2018, shtetasi H.K., vjeç 60, banues në Librazhd, zjarrfikës në MNZSH Librazhd, kallëzon se, një telefonatë, nga një numër i panjohur, ka bërë kallëzim të rremë, se kishte rënë zjarr në një market. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.  Neni 305 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Gramsh
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetasi:
G.B., 47 vjeç, banues në fshatin "Bërsnik", Njësia Administrative Kodovjat, Gramsh.
Shtetasi i lartpërmendur në fshatin "Bërsnik", për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta kunatën e tij (motrën e gruas), shtetasen H.L.,51 vjeçe, banuese në fshatin Bërsnik.
Materialet  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale " Dhuna në Familje" parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 03.06.2018, në Korçë, në spital, ka vdekur shtetasi H.M., vjeç 59, banues në Korçë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Më datë 03.06.2018, në Korçë, në spital, ka vdekur shtetasi G.H., vjeç 63, banues në Korçë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 03.06.2018, gjatë natës, në fshatin Moglicë, në tunelin e Shemsit, në të cilën kryen punime një firmë, janë vjedhur 60 ml kabëll elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 03.06.2018, gjatë natës, në fshatin Buçimas Pogradec, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit D.K., vjeç 61, banues në Pogradec. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 03.06.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin Q.B., vjeç 56, banues në fshatin Taç, pasi dyshohet se në fshatin Prodan, ka dëmtuar me sende të forta mjetin tip “Mitsubish”, në pronësi të shtetasit O.M., vjeç 39, banues në Ersekë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin O.M., vjeç 39, banues në Ersekë, pasi dyshohet se më datë 02.06.2018,  në Ersekë, ka kanosur me fjalë shtetasin A.B., vjeçe 31, banuese në fshatin Taç. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Informacion paraprak.
Më datë 03.06.2018, në lagjen ‘’30 Vjetori’’, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M.K dhe H.K., vjeç 17 e 30, banues Berat, të cilët ndodhen në urgjencën e spitalit jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin D.A., vjeç 22, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 31.05.2018, në lagjen “Osman Haxhiu”, ka kanosur shtetasin N.Sh., vjeç 42, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin V.L., vjeç 58, banues në Pilur, pasi dyshohet se më datë 02.06.2018, ka kanosur, shtetasin J.K., vjeç 73, banues në Pilur. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin I.A., vjeç 57, banues në Itali, pasi dyshohet se më datë 29.05.2018, në lagjen nr. 4, ka kanosur me fjalë shtetasen M.V., vjeçe 45, banues në Sarandë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin Xh.N., vjeç 18, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 29.05.2018, në te Xhamia, Lezhë, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit. 

Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin G.Ç., vjeç 47, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në Kune, Shëngjin, u kap duke ndërtuar me konstruksion druri një kioskë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin H.D., vjeç 59, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në rrugën “Shtraus”, i ka dëmtuar një mur në dyqanin e shtetasit M.P., vjeç 59, banues në Lezhë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit P.K., K.K., A.K., A.R., dhe E.R., vjeç 52, 26, 23, 25 e 25, banues në Balldrë, pasi dyshohet se në Balldrë, te lokali i P.K., kanë goditur me mjetë të forta njëri-tjetrin, si dhe kanë thyer xhamat e lokalit dhe mjetit të A.R. Nenet 90 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 03.06.2018, gjatë natës në Mamurras, është vjedhur lokali bar kafe dhe loto sport i shtetasit A.M., vjeç 42, banues në Mamurras, ku kanë marrë disa televizorë dhe një sasi pije freskuese e kafe. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin E.S., vjeç 26, banues në Fushë Mamurras, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Fushë-Mamurras, ka dëmtuar sipërfaqe tokë, të mbjellë me fasule, në pronësi të shtetasit I.M., vjeç 54, banues në Fushë-Mamurras. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 03.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M., vjeç 62, banues në fshatin Dardhë, pasi më datë 02.06.2018, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait F.M., vjeç 51 dhe në banesë, i ka dëmtuar tubat e rubinetet e ujit të pijshëm. Nenet 130/a e 150 të Kodit Penal.

Më datë 03.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.D., vjeç 39, banues në Vau i Dejës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes S.D., vjeçe 39. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 03.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.O., vjeç 48, banues në Kukës, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrim prone më dashje”. Nenet 236/2 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 03.06.2018, shtetasi Y.M., vjeç 37, banues në Peshkopi, kallëzon se më datë 02.06.2018, kanë tentuar t'i vjedhin banesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin M.K., vjeç 85, banues në Maqellarë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, shtetasin E.K.,  vjeç 67, banues në Peshkopi. Neni 130/a i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 02.06.2018, Shkodër, në Vukpalaj, u kap shtetasi i huaj M.A., vjeç 21, me shtetësi siriane. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, u vendos të ridërgohen në QKPA Babrru Tiranë.

Më datë 03.06.2018, në SPK Hani i Hotit, u kap shtetasi në kërkim K.N., vjeç 31, banues në Laç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin J.T., vjeç 18, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se në PKK, Morinë, u kap me dokumente udhëtimi të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2