Shkodër, finalizohet me sukses operacioni policor “Long Wait”.

ShkodërSequence 01.00 01 10 28.Still001

Finalizohet me sukses operacioni policor “Long Wait”. (për video kliko mbi link)

Bie në kurthin e policisë grabitësi i banesave në Shkodër.

Tenton të vjedh një banesë me armë, arrestohet në flagrancë nga policia.

Më datë 05.06.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder, pas një pune disa mujore të aplikuar me metoda speciale të hetimit u finalizua me sukses operacioni, ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S.D 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër,

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër.

Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 140 e 278 të Kodit Penal.

Sequence 01.00 01 25 11.Still002

 

 

 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2