Vlorë, sekuestrohen 671 kg kanabis, 200 litra benzinë, arrestohet një shtetas.

Vlorëvlore 5 qershor 1

Goditet një rast i trafikimit të narkotikëve.

Sekuestrohen 671 kg kanabis, 200 litra benzinë, arrestohet një shtetas.

Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë dhe Guardia di Finanza, kanë zhvilluar operacionin e koduar ''Karaburuni'', në të cilin kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

B.N, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.

U krye arrestimi i tij pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin  e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim'', parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2