Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 5 Qershor 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new

Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike
Shtetësja M.K, vjeç 57, kallëzon se në një rrjet social i kanë hapur një profil të rremë në emrin e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Nenet 186/a e 121 të Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.D, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi për të përfituar shitjen e pronave, i ka falsifikuar firmën shtetases F.A vjeç 59, banuese në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.  

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.06.2018, në rrugën “Ali Demi”, një mjet tip “Benz”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, këmbësoren A.N, vjeç 35, banuese në Tiranë, e cila pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar për në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 dhe  273 të Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Z, vjeç 54 banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar biçiklisten, shtetasen M.T, vjeç 56, banues në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.06.208, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.D, vjeç 42, banues në Fier, administrator i  një firme private, pasi më datë 02.06.2018, ka bërë  deklaratë doganore për futjen e nje sasie me pesticide për insekte, për të cilën e ka ekskluzivitetin nje firme tjetër private me administrator shtetasin A.M, vjeç 41, banues në Durrës. Nenet 149/a e 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.T, vjeç 34 ,banues në Durrës, pasi në rrugën “Egnatia”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F.Ç, vjeç 69, banuese në Durrës, e cila pasi mori ndihmë mjekësore në spital, u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Elbasan
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë
arrestimi në flagrancë i shtetasit :
A.P 36 vjeç, banues në fshatin “Shëmhill” Elbasan.
Në fshatin “Bradashesh” Elbasan, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë
Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.52 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për
veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”
parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Po nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Peqin, u
referuan materialet Hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal për shtetasin:
S.T., 62 vjeç, banues ne fshatin “Pajov” Peqin, pasi në fshatin “Pajov” duke drejtuar
mjeti tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin
K.B., 45 vjeç, banues në fshatin “Pajov” Peqin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 04.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, vjeç 26, banues në fshatin Katjel Prrenjas, pasi  në rrugën e fshatit Katjel, duke drejtuar  mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar fëmijën mitur A.S, vjec 4, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin T.D, vjeç 61 banuese në fshatin Sovjan, pasi në fshatin Symiz, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Davag”, është përplasur me mjetin e parkuar, autobus tip “Iveko”, të drejtuar nga shtetasi S.S, vjeç 34, banues në Pogradec, për  pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi A.ZH, vjeç 37, banues në  Korçë, pasi në  Dishinnicë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i
shtetasit:
G.D 43 vjeç, banues në lagjen “Çelepias”, Berat,
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen ”13 Shtatori”, nga kontrolli fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi
dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Në vijim të ngjarjes, që bënë fjalë për shitjen e një celulari në vlerën 50 euro, më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.E vjeç 18 banues në Cërrik. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 2 celularë dhe 1 kartëmonedhë 50 euro, e dyshuar e falsifikuar. Neni 183/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasit L.M dhe A.M, vjeç 44 e 53, banues në Patos, pasi për tu pajisur me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, kanë aplikuar me të dhëna të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal. 

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasit SH.H dhe F.D, vjeç 60 e 53, banues në Fier, pasi për tu pajisur me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, kanë aplikuar me të dhëna të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.L, vjeç 46, banues në Vlorë, menaxher i një kompanie private, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E.M  vjeç 30, banues në Fier, pasi shtetasi A.L ka plotësuar dokumentacion  në mënyrë fiktive dhe jo transparente  me anëtarët e këshillit të administrimit të kësaj kompanie. Nenet 143, 163 e 193 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Goditet një rast i trafikimit të narkotikëve.
Sekuestrohen 671 kg kanabis, 200 litra benzinë, arrestohet një shtetas.
Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë dhe Guardia di Finanza kanë zhvilluar operacionin e koduar ''Karaburuni'', në të cilin kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:
B.N, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.
U krye arrestimi i tij pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin  e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunin'', parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.C vjeç 25, banues në  Vlorë, pasi tek “Tregu i Madh“, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe punohet për kapjen e shtetasve A.S, vjeç 43 dhe F.S,  vjeç 38 , banues në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër, pasi më datë 04.06.2018, në Arshi Lengo, në banesat e secilit  u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga 30 kg  lëndë e dyshuar  narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni  283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin M.M, vjeç 76, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Partizani”, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, i ka përvetësuar siperfaqe tokë shtetasit K.M, vjeç 71, banues në Gjirokastër. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Nga Specialistët e Qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi
në flagrancë i shtetasit:
G.D  19 vjeç, banues në Tepelenë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi pranë pallatit të sportit Tepelenë, u kap në flagrancë
nga Policia, duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus” pa leje drejtimi.
Matërialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për
veprime të mëtejshme, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi GJ.H, vjeç 50, banues në Gjegjan, Pukë, pasi tek mbikalimi në Milot, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim S.M, vjeç 36, banues në Vorë, Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, për veprat penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit “ dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nenet 290/2, 273 dhe 301 të Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.06.2018, u ndalua shtetasi B.R, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin GJ.M vjeç 33 e 33, banues në Koplik dhe Laç Kurbin, pasi më datë 21.05.2018, B.R është paraqitur në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, me GJ.M, duke e prezantuar si vëlla, për ta ndihmuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike me gjeneralitetet e vëllait, shtetasit F.R. Punohet për kapjen e Gj.M. Nenet 302 e 190 të Kodit Penal

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj pronës
Shkodër
Finalizohet me sukses operacioni policor “Long Wait”. Bie në kurthin e policisë grabitësi i banesave në Shkodër.
Tenton të vjedh një banesë me armë, arrestohet në flagrancë nga policia.Më datë 05.06.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder, pas një pune disa mujore të aplikuar me metoda speciale të hetimit u finalizua me sukses operacioni, ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S.D, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër,
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T.V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër.
Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krehër me fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 140 e 278 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.XH, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi më datë 31.05.2018, në rrugën e “Elbasanit”, tek nje lokal i ka vjedhur celularin, shtetases E.M vjeç 32 banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.P vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në Farkë, në rrugën e “Selitës”, në banesë, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu me 5 fishekë. Neni 280 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.SH, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në fshatin Mullet, në banesë, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, në fshatin Farkë, është vjedhur banesa e shtetasit R.S, vjeç 33, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim, G.P., 21 vjeç, banues në Tiranë si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit, L. R., G. B., dhe A. D., 22, 23 dhe 22 vjeç     ( banues të gjithë në Tiranë). Neni 88 i Kodit Penal për shtetasin G. P., dhe Nenet 90 dhe 25 të Kodit Penal për shtetasit L. R., A. D., dhe G. B.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.K, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sandër Prosi”,
me anë të mashtrimit i ka marrë paradhënie një sasi lekësh, shtetasit G.B, vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.B vjeç 30, banues në Tiranë bazuar në nenin  238 të Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.B, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi më datë 04.06.2018, në Vaqarr, ka vjedhur një biçikletë të shtetasit V.S, vjeç 36, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale  2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe biçikleta. Nenet 283/1 dhe 134/1 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03.06.2018, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit F.K, vjeç 38 ku kanë marrë sende më vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, në rrugën “Hasan Vathi“, në oborrin e banesës, është gjetur e vetëvarur pa shenja jete, shtetasja M.B vjeç 49, banuese në Tiranë, e cila sipas familjarëve ka vuajtur nga çrregullime mendore dhe ka qenë edhe e shtruar në spitalin Nr.5. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Në vijmë të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H.T, vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018 në sheshin “Skenderbej”, është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë, shtetësja e mitur Z.H, vjeç 9, banuese në Elbasan, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hysen Xhura”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë, punonjësin e policisë rendit. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Më datë 04. 06.2018 në rrugën ”Hysen Xhura”, kanë vjedhur marketin me menaxher shtetasin A.M, vjeç 27 banues në Tiranë, ku kanë marrë kasafortën me një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorine pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal

Më datë 4.06.2018, në SQU, ka vdekur shtetasi H.D, vjeç 94, banues në Tiranë, i cili ka qenë i shtruar në spital prej datës 23.04.2018. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.06.2018, në SQU, ka vdekur, shtetasi K.B, vjeç 66, banues në Fier, i cili ka qenë i shtruar në spitalin e burgut me sëmundje tumorale dhe më datë 04.06.2018, ka shkuar në reanimacionin qendror, ka ndërruar jetë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve A.XH, L.XH, M.D dhe I.SH, vjeç 34, 36, 25 e 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maj”, kanë goditur me sende të forta (shkop bejsbolli), shtetasit E.M dhe F.M, vjeç 28 e 26, banues në Tiranë, ku E.M ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa F.M pas mjekimit u largua për në banesë. Nenet 89, 279 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.S, vjeç 19 banues në Kamzë, pasi në fshatin Laknas, në banesë, dyshohet se i ka vjedhur motorin tip “Loncin“, shtetasit D.GJ, vjeç 42. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, shtetasi I.M, vjeç 76, banues në Kamzë, kallëzon se  në rrugën “Berisha”, i kanë vjedhur portofolin me nje sasi lekësh, librezën e pensionit dhe kartën e identitetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur E.M, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Nato”, Valias, tek nje firme private ka thyer xhamin e mjetit tip fadromë ”JCB”, pa targë, në përdorim të shtetasit B.T, vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.K, vjeç 53, banues në Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve R.D dhe M.K, vjeç 34 e 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Merkuri”, kanë kundërshtuar fizikisht dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë të rendit publik. Nenet 242, 236, 238 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlersim, për shtetasin  S.C, vjeç 60, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes SH.C, vjeç 51, të cilës iu plotësua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H.R, vjeç 77, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Haki Stërmilli’’, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, në rrugën e “Qelqit”, Kombinat, brenda në dyqan është rrëzuar nga shkallët shtetasi G.X, vjeç 60, banues në Tiranë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe e atakut kardiak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.A, vjeç 38, banues në Fushë Prezë, pasi më datë 03.06.2018, pranë banesës, ka lënë vetëm në rrugë dy fëmijët e mitur A.A dhe A.A, 9  e 4 vjeç, dhe është larguar. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 04.06.2018, shtetasi M.Q vjeç 58, banues në Rrogozhinë, kallëzon se gjatë natës, pranë banesës, i kanë vjedhur magazinën ku kanë marrë disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, shtetësia I.E vjeç 39, banuese në fshatin Bago, kallëzon se më datë 22.02.2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti, shtetasi Y.E, vjeç 46. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 04.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.D, vjeç 42, pasi bashkëshorti, shtetasi B.D, vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K.H, vjeç 58, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, gjatë natës, në fshatin Rinia, në kasollen pranë banesës, shtetasit I.L, vjeç 55, i kanë vjedhur një lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, gjatë natës, në Manëz, kanë vjedhur një Exhange (pikë këmbimi valutor) në pronësi të shtetasit E. D. 71 vjeç,   ku kanë marrë një sasi parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e  autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, në lagjen nr.13, në banesë ka vdekur shtetësia Z.V vjeç 76. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materiale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim

Më datë 04.06.2018, gjatë natës, në lagjen 12, është vjedhur dyqani i rrobave të shtetases E.H vjeç 69 banuese në Durrës, ku kanë marrë një DVR të dyqanit, kasafortën ku brenda ka patur nje sasi eurosh dhe disa bizhuteri floriri. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit E.B, vjeç 25, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 6, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.N. 28 vjeç,  duke qëlluar në drejtim të automjetit tip BMW me drejtues shtetasin S.N. Nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, në lagjen 17, është vjedhur banesa e shtetases  R.B vjeç 68 ku kanë marrë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u arrestua shtetasi A.K, vjeç 23, banues në Durrës, pasi në lagjen 14,  duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piaxhio”, nuk i ka ndaluar punonjësve të policisë së rendit publik. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.D, vjeç 24, në lagjen 13, Plazh, pasi në rrugën Plepa- Shkozet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurori  pranë Gjykatës së  Shkallës së Parë Durrës dhe po punohet për kapjen e shtetasit O.A. 34 vjeç, banues në  Plazh, pasi në lagjen Nr. 13, për motive të dobëta ka plagosur rëndë me thikë, shtetasin E.F. 36 vjeç,  banues në Durrës, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës  së Parë Krujë, për shtetasin D.B, vjeç 23, banues në Krujë, pasi në qytet, ka kanosur me fjalë  shtetasin L.L, vjeç 43, banues në Fushë Krujë. Neni 84 Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin R.A, vjeç 26 banues në fshatin Larushk, pasi në Larushk, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 04.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.B, vjeç 31, pasi  ish bashkëshorti shtetasi M.D,  vjeç 38 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 04.06.2018 në fshatin Fatishë, shtetasi SH.H, vjeç 49, banues në fshatin Kodras, duke drejtuar biçikletën, aksidentalisht është rrëzuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.  Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin D.D, vjeç 32, banues në fshatin Tokëz, pasi në Librazhd, ka goditur me grusht, shtetasin A.Ç, vjeç 37, banues në Tokëz. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit D.D dhe A.Ç, vjeç 32 e 37, banues në fshatin Tokëz, pasi në Librazhd, janë konfliktuar me njëri tjetrin, në afërsi të dyqanit të luleve, në pronësi të shtetases A.S, vjeç 41, banuese në Librazhd, për pasojë janë dëmtuar disa vazo me lule dhe është thyer xhami i derës së jashtëm i dyqanit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 03.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin E.V, banues në fshatin Mborje, pasi në fshatin Vithkuq, u kap me mjetin tip “Benz” duke transportuar 5 m3 lëndë drusore, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Korçë
Arrestohen dy shtetas bashkëpunëtorë mes tyre, si autorë të dyshuar të 3
vjedhjeve, të ndodhura në kohë të ndryshme.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.I  41 vjeç, si edhe F.D, 16 vjeç, të dy banues në Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 04.06.2018, në lagjen nr 16 Korçë, dyshohet se kanë
vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit P.T, 52 vjeç, ku kanë marrë produkte të ndryshme
me vlerë 100 000 lekë.
Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se këta shtetas janë autorë të
vjedhjes së ndodhur më datë 25.03.2018, në lagjen nr 12 Korçë, ku kanë marrë artikuj të
ndryshëm në dyqanin e shtetasit P.C, 50 vjeç. Si dhe më datë 10.04.2018, në lagjen nr
16 Korçë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit H.H, 67 vjeç, një sasi lekësh dhe një
televizor plazma.
Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Më datë 04.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K.GJ, vjeç 42, pasi bashkëshorti A.GJ vjeç 47, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë  së Parë Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për vlerësim,  për shtetasin H.Q, vjeç 47, banues në  Korçë, pasi në lagjen nr.9, u kap duke vendosur disa pllaka betoni  para lokalit të tij.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin F.I, vjeç 74, banues në fshatin Senishtë, pasi në Senishtë, ka kanosur me fjalë, shtetasin F.L, vjeç 50 banuese në Senishtë. Neni 84 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin L.K, vjeç 36, banues në Berat, pasi më datë 03.06.2018, në lagjen “30 Vjetori”, në lokal, ka plagosur me thikë shtetasin e mitur M.K, vjeç 16, banues në Berat, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 89 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018 u plotësua kërkesë padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.K vjeç 30, pasi shtetasi B.K, vjeç 38, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.06.2018, u ndalua shtetasi E.D, vjeç 34, banues në Berat, pasi më datë 04.06.2018, në lagjen “13 Shtatori”, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit T.K, vjeç 51, banues në Berat, ku ka marrë disa vegla pune. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 04.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen S.K, vjeç 51,  pasi në banesë, djali E.K vjeç 30, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Kuçovë
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
LL.Z, 20 vjeç, banues në Tapi, Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e një lokali në lagjen “Tafil Skëndo”, për motive të
dobëta, ka goditur me grushta e me mjet prerës (thikë), shtetasin E.K, 20 vjeç, banues
në lagjen “11 Janari”.
Gjatë grindjes i dyshuari ka goditur me mjet prerës dhe shokun e tij shtetasin R.B, 17
vjeç, banues në Tapi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, ”Kanosja”,
”Prishja e qetësis publike”, ”Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë nga
pakujdesia”, parashikuar nga nenet 84, 274, 89 dhe 92 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 04.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin E.B, vjeç 55 pasi vëllai, shtetasi Z.B vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.K, vjeç 32, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka dhënë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrim”. Neni 143/1 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.B vjeç 51, banues në fshatin Zhupan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka dhënë masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”. Nenet 130/4 dhe 321/2  të Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, gjatë natës, në lagjen “Apollonia”, është vjedhur dyqani i shtetasit J.L vjeç 51, banues në fshatin Portëz, ku i kanë marrë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi i
shtetasit:
S.Z 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi:
Në lagjen “Apollonia” Fier, ky shtetas në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër(për kapjen e të cilit po punohet) i kanë vjedhur portofolin me 30.000 lekë dhe disa dokumente shtetasit F.M, 59 vjeç, banues në Fier.
Materilet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 04.06.2018, në Lushnjë, në fshatin Gorre, shtetasi E.M vjeç 33, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetet Kamion dhe me mjetin bujqësor motor frezë, pa targë, me drejtues shtetasit V.N dhe D.P vjeç 55 e 48, banues në Fier e në fshatin Lumth Lushnjë, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i moto frezës D.P i cili pas mjekimit në spital, është larguar për në banesë dhe këmbësori V.S vjeç 65 banues në Lumth Lushnjë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë panë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin B.K vjeç 38, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes R.K, vjeç 30. Neni 130/a i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 04.06.2018, gjatë natës, në fshatin Çermë Shkumbin, pranë  banesës, shtetasit A.H  vjeç 58, i kanë marrë një viç, dy dhi dhe tre keca. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në  Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin A.P, banues në Lekbibaj Tropojë, pasi ka shqetësuar nëpërmjet telefonit shtetasen M.S, vjeç 32. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin A.M, vjeç 53, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.M, vjeç 51. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit D.XH dhe E.XH, vjeç 23 e 30, banues në Vlorë, pasi më datë 02.06.2018, në lagjen “Pavarësia”, kanë goditur me mjete të forta, shtetasin SH.Z vjeç 46, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit K.B dhe M.H, vjeç 24 e  28, banues në Vlorë, pasi më datë 31.05.2018, në lagjen “Rilindja”, kanë vjedhur pompën e furnizimit me ujë të një pallati. Neni 134/2 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin B.Y, vjeç 48, banues në fshatin Vllahinë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE- së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, në fshatin Rexhepaj, në një sipërfaqe me bimë e shkurre, u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, me karikator me 4 fishekë. Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. Neni 278 i Kodit Penal

Në vijim të informacionit, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit K.B dhe M.H, vjeç 24 e 28, banues në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 04.06.2018, në lagjen ''Pavarësia'' tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin Z.K, vjeç 56, banues në Lezhë, pasi para tre muajsh, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, babit, shtetasit GJ.K vjeç 92, banues në fshatin Balldre, i cili ja kish lënë në ruajtje. Neni 143 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin K.D, vjeç 24, banues në Ishull-Lezhë, pasi në Lezhë, në qytet, u kap duke ndërtuar një shtesë me konstruksion druri, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 04.06.2018, shtetasi S.R, vjeç 44, banues në Laç,  kallëzon se më datë 01.06.2018, në Laç, gjatë natës, kanë tentuar ti vjedhin dyqanin butik duke i dëmtuar qepenin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, në Fushë-Milot, në shtratin e lumit Mat, një mjet kamion i nje firme private, në pronësi të shtetasit T.P, vjeç 66 banues në Shkodër, ka futur mjetin për të ngarkuar zhavorr, pasi është i pajisur me leje, e vlefshme deri me datë 21.02.2022. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për vlerësim.  

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin M.D vjeç 29, banues në Laç, pasi në lagjen Nr.4 , u kap duke ndërtuar muret e katit të dytë mbi banesën ekzistuese, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin G.H,  vjeç 53, banues në Milot, pasi është konstatuar se në skarpatën e superstradës Milot-Lezhë, në afërsi të Urës së Fushë Milotit, ka hedhur një sasi dheu nga niveli i tokës së tij, duke mbjellë pemë dekorative dhe vendosur bandiera betoni, pa leje. Neni  199 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin,  për vlerësim, për shtetasin F.K,  vjeç 25, banues në Mamurras,  pasi është rrezuar aksidentalisht nga tarraca e katit të dytë të banesës dhe për pasojë ka marrë dëmtime në trup e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasit B.V dhe G.V, vjeç 40 e 27, banues në Gorre, Kurbin, pasi në shtetasi A.GJ vjeç 30 banues në Rasfik, Mirditë, kallëzon se në Gorre, ka një sipërfaqe toke prej 10650 m2 , me çertifikatë pronësie, të cilën e ka të mbjellë me jonxhë, ku këta shtetas e kanë korrur dhe pushtuar tokën dhe e kanë kërcënuar që të mos afrohet tek toka. Nenet 200 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasen L.N, vjeç 51, banues në Gurth Spaç,  pasi në Gurth Spaç, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta xhamin e parë të mjetit tip “Benz”, duke e plasaritur, në përdorim të shtetasit L.T,  vjeç 40 banues në Rubik. Neni 150 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin E.B, vjeç 74, banues në fshatin Razmë, Malësi e Madhe, pasi tek ish-PTT e fshatit, e privatizuar nga ana e tij, po kryente restaurime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 04.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, SH.T, vjeç 31, banues në Kukës, pasi Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, ka urdhëruar ndalimin për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Nenet 236/2 e 150 të Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin e mitur I.B, vjeç 15, pasi në Bicaj, ka goditur me grusht shtetasin A.H,  vjeç 15. Neni 90 i Kodit Penal

Më datë 04.06.2018, gjatë natës, në Topojan, është vjedhur Zyra e Gjendjes Civile, ku kanë marrë nje shume lekesh dhe dy pako letër format. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin D.H vjeç 49, banues në fshatin Shishtavec, pasi ka telefonuar në Polici, duke bërë njoftim të rremë, së në fshatin Novosej, është vjedhur transformatori në kabinën elektrike. Neni 272 i Kodit Penal

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 04.06.2018,  pranë D V K M, Tiranë, janë shoqëruar nga patrulla e Komisariati i Policisë Nr.3,  9 shtetas të huaj të cilët më datë 26.05.2018, në afërsi të Kakavijës,  kanë hyrë ilegalisht në kufirin tokësor Greko-Shqiptar, me shtetësi Pakistaneze. Në përfundim të procedurave u vendos të dërgohen në  QKPA  Babrru  Tiranë.

Më datë 04.06.2018, pranë D V K M, Tiranë, janë paraqitur 4 shtetas të huaj, me shtetsi Siriane. Në përfundim të procedurave u vendos të dërgohen në QKPA Babrru Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.S, vjeç 36  banues në Elbasan, pasi më datë 27.04.2018, në afërsi të PKK Hani Hotit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë te paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 03.06.2018,  shërbimet e kufirit në vendin e quajtur liqenet e fshatit Glinë, kapën 5 shtetas të huaj,të gjithë shtetas Maroken. Në përfundim të intervistës u procedua me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 04.06.2018, në kufirin e gjelbër nga shërbimet e përbashkëta me policinë malazeze në Muriqan, u kapën  4 shtetas të huaj, te cilët më datë 03.06.2018,  ishin larguar nga QKPA Babrru Tiranë. Këta shtetas kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror për në Malin e Zi  me shtetësi Pakistaneze. U rikthyen në QKPA Babrru Tiranë.

Më datë 04.06.2018, në Shkodër, në vendin e quajtur “Varri i Ushtarit”,  u kapën  2 shtetas të  huaj të cilët janë larguar nga QKPA Babrru, Tiranë, me shtetësi Siriane. U ridërguan në QKPA Babrru Tiranë.

Më datë 04.06.2018, në qendër të qytetit të Shkodrës, nga shërbimet e D V K M, u kapën  4 shtetas të huaj, të cilët më datë 30.05.2018, në afërsi të Kakavijës, Gjirokastër,  kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Shqipërisë, me shtetësi Siriane. Në përfundim të procedurave u vendos të dërgohen në  QKPA  Babrru  Tiranë.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2