Elbasan, finalizohet operacioni "Premtimi".

ElbasanELBASAN 6 QERSHOR 1

Finalizohet operacioni policor i koduar "Premtimi".

Goditet aktiviteti  kriminal në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijeve kundrejt  fitimit.

Operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit.

Operacioni nga D.V.P Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Kapen dhe ndalohen dy shtetas si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen pasaporta biometrike, dokumenta, certifikata të falsifikuara, si dhe 850 Euro.

Nga ana e Seksionit për  Trafiqet e Paligjshme në D.V.P Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, është finalizuar me sukses operacioni “ PREMTIMI”,  ku është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim dhe ekzekutimi i vendimit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila më datë 04.06.2018 ka caktuar  masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shtetasit :

M.R, 60 vjeç,  lindur në Librazhd, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.

A.H, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.1,  Durrës,  i dënuar më parë.  


Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin këtë aktivitet kriminal prej disa kohësh në territorin e Shqiperisë, përkundrejt përfitimit ku mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë e vendeve të tjera të Europes, duke e bërë të mundur me fallsifikimin e dokumentave dhe përdorimin e formave dhe metodave të tjera, përkundrejt shumave në vlera 10 mijë deri në 16 mijë euro për person.  

Nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmendur, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale një automjet,  shtatë  telefona celularë,  14 pasaporta biometrike të shtetasve të ndryshëm, 80 copë dokumente në gjuhën Shqipe dhe Gjermane, 35 copë certifikata personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm si dhe 13 copë certifikata shkolle dhe trajnimesh  dhe një sasi parash prej 850 euro .

Kapja e këtyre shtetasve u bë  nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vazhdon puna hetimore edhe ndaj personave të tjerë bashkëpunëtor të impilikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet ju dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

ELBASAN 6 QERSHOR 2

ELBASAN 6 QERSHOR 3

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1