Kakavije, Gjirokastër, arrestohen në flagrancë katër shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kakavije, Gjirokastër4gjirokaster1


Vijon puna për goditjen e rasteve të trafikut të klandestinëve.


Arrestohen në flagrancë katër shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.


Nga shërbimet e Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në territorin shqiptar në mënyre të paligjshme nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:


R.K, 48 vjeç, banues në Durrës, drejtues i automjetit tip Toyota,

R.H, 57 vjeç, banues në Burrel, drejtues i automjetit tip Audi,

B.H 34 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i automjetit tip Mercedes-Benz,

G.Z, 29 vjeç, banues në Krujë, drejtues i automjetit tip Volswagen.


Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre shtatëmbëdhjetë shtetas të huaj nga vendet e treta.

Konkretisht gjashtëmbëdhjetë nga Pakistani dhe një nga Siria.


Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i katër automjeteve dhe katër telefona celularë.


Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 298/3 I Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1