Fier, falë bashkëpunimit Polici-Komunitet, policia arreston në flagrancë një shtetas i cili tentoi të vidhte një banesë.

Fierd.p.fier

Falë bashkëpunimit Polici-Komunitet, policia arreston në flagrancë një shtetas i cili tentoi të vidhte një banesë.

Dyshohet se autori ka kryer edhe disa vjedhje të tjera banesash për dokumentimin ligjor të të cilave po punohet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit:

L.M 42 vjeç, banues në Pogradec. (I dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.

Gjatë mesnatës, te Salla Operative Fier ka njoftuar një qytetar se në fshatin Peshtan, një shtetas ka hyrë në banesën e shtetasit J.Gj, 46 vjeç, aktualisht me banim në Greqi.

Pas njoftimit të marë nga Salla Operative, është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë në ambientet e brendshme të banesës duke vjedhur shtetasi L.M.

Ky shtetas dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë zonë.

Po punohet intensivisht për dokumentimin ligjor të gjithë veprimtarisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale

“Vjedhje” e mbetur në tentativë parashikuar nga Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1