Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 Qershor 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.A, vjeç 20, banues në Paskuqan, pasi më datë 04.06.2018, në Paskuqan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B.M, vjeç 32, banues në Paskuqan, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut per jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V.R, vjeç 55 banuese në Tiranë, pasi më datë 04.06.2018 në rrugën “Ferit Xhajko”, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar biçiklisten, shtetasen e mitur M.K, vjeç 18, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.L, vjeç 47, banues në Durrës, pasi motori  “Herley–Davitson”që u bllokua, rezulton i vjedhur më datë 20.06.2005, në Greqi. Neni 141/a i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Elbasan
Finalizohet operacioni policor i koduar "Premtimi".
Goditet aktiviteti  kriminal në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijeve kundrejt  fitimit.
Operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit.
Operacioni nga D.V.P Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Kapen dhe ndalohen dy shtetas si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale.
Sekuestrohen pasaporta biometrike, dokumenta, certifikata të falsifikuara, si dhe 850 Euro.
Nga ana e Seksionit për  Trafiqet e Paligjshme në D.V.P Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, është finalizuar me sukses operacioni “ PREMTIMI”,  ku është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim dhe ekzekutimi i vendimit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila më datë 04.06.2018 ka caktuar  masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shtetasit :
M.R, 60 vjeç,  lindur në Librazhd, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.
A.H, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.1,  Durrës,  i dënuar më parë.  
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin këtë aktivitet kriminal prej disa kohësh në territorin e Shqiperisë, përkundrejt përfitimit ku mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë e vendeve të tjera të Europes, duke e bërë të mundur me fallsifikimin e dokumentave dhe përdorimin e formave dhe metodave të tjera, përkundrejt shumave në vlera 10 mijë deri në 16 mijë euro për person.  
Nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmendur, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale një automjet,  shtatë  telefona celularë,  14 pasaporta biometrike të shtetasve të ndryshëm, 80 copë dokumente në gjuhën Shqipe dhe Gjermane, 35 copë certifikata personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm si dhe 13 copë certifikata shkolle dhe trajnimesh  dhe një sasi parash prej 850 euro .
Kapja e këtyre shtetasve u bë  nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Vazhdon puna hetimore edhe ndaj personave të tjerë bashkëpunëtor të impilikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet ju dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin DH.Q, vjeç 51, banues në fshatin Drithas Maliq, pasi në vitin 2011, me anën e mashtrimit, i ka marrë nje sasi eurosh dhe lekësh, shtetasit V.S, vjeç 52, banues në fshatin Libonik Maliq. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.06.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen M.D, vjeç 57 , banuese në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin N.F vjeç 86, banues në Korçë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin A.M, vjeç 31, banues në Korçë, pasi në Maliq, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe nën efektin e pijeve alkoolike, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Vlorë - Zbardhet në kohë rekord vrasja me armë zjarri e 29-vjeçarit.
Strukturat e Policisë së Shtetit të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, prej datës 4 Qershor 2018, ku në lagjen “Pavarësia”, pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi V.D., 29 vjeç, kanë zhvilluar hetime intensive me qëllim zbardhjen, dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e vënien para drejtësisë autorët e krimit.
Si rezultat i një punë të mireorganizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:
E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;
A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.
Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë i shtetasve:
N.A, 21 vjeç, banues në Vlorë,
A.G 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krehër me fishekë.
një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,
një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.
si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në
ngarkim të:
Shtetasve E.A., dhe A.C., për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në
bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.
Shtetasve N.A dhe A.G për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
Policia e Shtetit gjen rastin të falënderoje qytetarët për besimin dhe mbështetjen tek Policia, si dhe i fton e nxit që në rastet kur konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar për një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Policia e Shtetit, megjithë vështirësitë është e angazhuar me gjithë kapacitetet e saj për të përmbushur detyrimet ligjore për të siguruar një ambjent më të sigurt, qytete më të sigurta veçanërisht përgjatë sezonit turistik, duke vlerësuar kontributin e gjithëkujt.
Nga ana tjeter Policia e Shtetit garanton se do të ndëshkoje me Forcën e Ligjit çdo shkelje dhe paligjshmeri, duke ndërtuar një Shqipëri me të qetë e të sigurt.


Më datë 05.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi GJ.SH, vjeç 40, banues në fshatin Babicë e Madhe, pasi në Ujë i Ftohtë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, kamionçinën tip “Kama”. Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për hetimin narkotikëve e trafiqeve
Kakavije, Gjirokastër
Vijon puna për goditjen e rasteve të trafikut të klandestinëve.
Arrestohen në flagrancë katër shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Nga shërbimet e Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër në bashkëpunim me Specialistët kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në territorin shqiptar në mënyre të paligjshme nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
R.K, 48 vjeç, banues në Durrës, drejtues i automjetit tip Toyota,
R.H, 57 vjeç, banues në Burrel, drejtues i automjetit tip Audi,
B.H 34 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i automjetit tip Mercedes-Benz,
G.Z, 29 vjeç, banues në Krujë, drejtues i automjetit tip Volsëagen.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre shtatëmbëdhjetë shtetas të huaj nga vendet e treta.
Konkretisht gjashtëmbëdhjetë nga Pakistani dhe një nga Siria.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i katër automjeteve dhe katër telefona celularë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.N, vjeç 47, banues në Lezhë, i arrestuar më datë 02.06.2018, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit”. Neni 190 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Lezhë si dhe u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit A.U. 57 vjeç banues në Lezhë për nenin 137 të Kodit Penal. Gjithashtu u referuan materialet edhe në ngarkim të shtetasve K.S. 56 vjeç banues në Tiranë, L.R. 48 vjeç banues në Tiranë, R.C. 27 vjeç banues në Ballsh , E.D. 34 vjeç banues në Lezhë dhe Sh.C. 57 vjeç banues në Lezhë. Neni 248 i Kodit Penal  në ngarkim të tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.RR, vjeç 52, banues në fshatin Hot i Ri, pasi më datë 05.06.2018, në rrugën e fshatit Mes, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me motorin tip “Honda” të drejtuar nga K.GJ, vjeç 24, banues në Shkodër, për pasojë është dëmtuar K.GJ dhe (nëna) shtetësia T.GJ, vjeç 49, të cilët ndodhen  në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 05.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, G.B, vjeç 61, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprat penale “Përndjekja” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Nenet 121/a/1 e 305/b të Kodit Penal.

Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 05.06.2018, rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur.
Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qënë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas të cilët kanë nxjerrë trupin e të miturit.

Më datë 05.06.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.SH, R.H dhe E.P, vjeç 23, 22 e 25, banues në Tiranë, Librazhd e Lezhë, pasi në Sauk, nga kontrolli në mjetin tip “Seat” të R.H u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale nje sasi e vogel lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/2 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, gjatë natës, në fshatin Isufmuçaj, në kasollen e bagëtive, shtetasit A.I vjeç 66, i kanë vjedhur lopën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zhan D’Ark”, nga kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një thikë. Neni 279 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Shemsi Haka”, ka kanosur shtetasen E.V, vjeç 32, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Ç, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi më datë 05.06.2018, nga kontrolli fizik ju gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 05.06.2018, shtetësia E.L, vjeç 35, banuese në Tiranë, kallëzon se para një jave, i është larguar nga banesa bashkëshorti, shtetasi L.L, vjeç 46. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin O.E, vjeç 26, banues në Kukës, pasi tek ish fusha “Aviacionit”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Neni 242 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit I.K dhe M.H, vjeç 62 e 48, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Medar Shtylla’’, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Islam Alla”, në një pallat me administrator shtetasin E.SH, vjeç 39, banues në Tiranë, kanë thyer xhamin e derës kryesore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150  i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.A banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 03.06.2018 në rrugën e “Bogdanëve”, në ambientet e nje firme private, ka vjedhur biçikletën të shtetasit E.K vjeç 22, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e R.A. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Princ Vidi”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit V.XH, vjeç 74, banues në Tiranë, ku kanë marrë nje sasi lekësh, disa steka me paketa cigaresh, një celular dhe dy tableta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit GJ.Z dhe punohet për kapjen e shtetasit L.H vjeç 57 e 44 banues në Tiranë e Londër, pasi në rrugën “Mine Peza”, në banesën ku GJ.Z është qeraxhi dhe L.H pronar, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Z.Ç, vjeç 72, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke vjedhur biçikletën e shtetasit G.B, vjeç 62, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.C, vjeç 42 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Panorama”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.H, vjeç 40, pasi kunata, shtetësia M.S, vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Selaudin Zorba”, në lokalin me qera bar-kafe, të shtetasit E.M, vjeç 28, banues në Tiranë, me vetëgjyqësi, vazhdon të ushtrojë aktivitet, në një kohë kur kanë prishur ortakërinë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.C, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta”, u konstatua se nuk ishte i pajisur me leje për ushtrimin e aktivitetit në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive, si dhe nuk kishte deklaruar në sigurime shoqërore një punonjës. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 13 televizorë plazma, 1 aparat printimi biletash dhe 1 kompjuter. Punohet për kapjen e I.C. Nenet 197, 198 dhe 180 të Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.D, vjeç 63 banues në Tiranë, pasi në fshatin Ure, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.R, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në Kamzë, tek Bashkia, aksidentalisht duke shtyrë derën, ka thyer xhamin e derës. Neni 150 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.Q, vjeç 19, banues në Kamzë, pasi në Institutin Bujqësor, ka goditur me grusht, shtetasit M.S dhe E.S, vjeç 20 e 17, banues në Kamzë. Punohet për kapjen e S.Q. Neni 90 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, në Vorë, në rrugën “Skënderbeu”, shtetasi A.V, vjeç 26 , banues në Vorë, pas një aksidenti të ndodhur me mjetin tip “Toyota”, duke qenë në gjendje ankthi, ka pirë një dozë të madhe medikamentesh, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.D vjeç 24, banues në Kamzë, pasi në rrugën “Iliria”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Neni 242 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 04.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasit G.B e R.B, (nuse e vjehërr), vjeç 32 e 68, banues në Tiranë, pasi në banesë, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njëri tjetrit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familje”.

Më datë 05.06.2018, në Kombinat, në rrugën ‘’Petraq Leka’’, shtetasi K.B vjeç 34, pranë derës të mjetit tip “Opel”, ka konstatuar një çantë të dyshimtë, e cila u kontrollua nga shërbimet xheniere, të repartit “Renea” dhe brenda çantës nuk nuk u konstatua gjë e dyshimtë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.
Më datë 05.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, B.K, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Neni 236/2 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.K vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, në ambientet e lokalit, ju gjetën e bllokua me cilësinë e provës materiale, dy kompjuter dhe një printer. Neni 197 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.L, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi vjehërri, shtetasi I.L, vjeç 63, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.F dhe O.Ç, vjeç 28 e 34, banues në Tiranë, pasi  në rrugën “Tom Plezha”, në nje lokal, kanë goditur me sende të forta pronarët e lokalit, shtetasit B.K dhe D.K, vjeç 26 e 19, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 05.06.2018, shtetasi E.N, vjeç 40, banues në Tiranë, kallëzon se në fshatin Bërxullë, prej 1 muaji ka parkuar mjetet tip “Volvo” dhe më datë 30.05.2018, ka konstatuar se i kishin vjedhur të dyja targat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.B, vjeç 49, pasi bashkëshorti, shtetasi E.B, vjeç 55, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.06.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 16, para banesës, shtetases I.Z, vjeç 27,  i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 15, në oborrin e banesës shtetasit K.Q, vjeç 30,  i kanë vjedhur një pompë ujë dhe 300 ml kabull elektrik, Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin XH.K, vjeç 61, pasi i vëllai, shtetasi E.K, vjeç 53, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin A.K vjeç 27, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, në lokalin e marrë me qira, ju gjetën dhe bllokuan dy aparatura të lojrave të fatit.Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, në lagjen nr. 15, në oborrin e banesës të shtetases L.Z vjeç 39, kanë vjedhur një trapano, një gur freksibël dhe një matrapik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin J.P, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A.K, vjeç 67, banues në Greqi, se shtetasi J.P. nuk ka i dhënë një shumë parash. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, E.SH, vjeç 19, banues në fshatin Rrashbull, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Në vijim të Raportit Ditor, më datë 05.06.2018 u ndalua shtetasi në kërkim, F.H, vjeç 25, banues në fshatin Nikël, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Nenet 134,25, 84 dhe 236/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B.C, vjeç 38, banues në fshatin Mollagjesh, pasi në këtë fshat i ka bllokuar një pjesë rruge shtetasit M.C, vjeç 65, banues në Mollagjesh. Neni 277 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Përndjekja”, më datë 05.06.2018, u kap shtetasi në kërkim, XH.Ç, vjeç 21, banues në Elbasan. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan. Neni 121/a i Kodit Penal.

Elbasan
Tentojnë të vjedhin një automjet, arrestohen në flagrancë nga policia.
Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, dy persona tentonjë për të vjedhur një automjet.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë parandaluar vjedhjen si dhe bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve.
E.P 25 vjeç, banues në Elbasan.
J.V, 36 vjeç , banues në Elbasan
Shtetasit e lartpërmendur në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan kanë tentuar të vjedhin mjetin tip “Nisan Terrano” në pronësi të shtetasit H.S.,21 vjeç banues në fshatin
“Polis Qendër” Librazhd.
Si dhe gjatë shoqërimit në Komisariat kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat
penale “Vjedhja në bashkëpunim e mbetur në tentativë” “Kundërshtimi i punonjësit të
policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 134,22, 25 dhe 236 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Librazhd
Librazhd
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestua në flagrancë shtetasi:
L.Ç, 46 vjeç , banues në fshatin “Xhyrë” Librazhd.
Shtetasi i lartëpërmendur në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta bashkëshorten e tij shtetasen A.Ç., 43 vjeçe, banuese në fshatin Xhyrë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën
penale “Dhuna në Familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, në fshatin Dardhë, shtetasi A.P, vjeç 38, banues në fshatin Benë Elbasan, duke punuar në ekonominë pyjore aksidentalisht është dëmtuar me një dru dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen H.K, vjeç 68, pasi bashkëjetuesi, shtetasi E.A, vjeç 56, banues në Korçë, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin L.H, vjeç 28, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 5, në lokal u kap duke ushtruar pa licencë lotari sportive. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 kompjuter, 1 printer dhe 10) televizorë plazma. Nenet 180, 197 e 170/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin B.T, vjeç 23, banues në Kodovjat, Gramsh, pasi gjatë natës, në fshatin Tren, në kasollen e shtetasit F.K, vjeç 59, ka vjedhur 5 dele dhe tre këmborë. Punohet për kapjen e B.T. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec,  për shtetasin  I.B, vjeç 28 banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, ka dëmtuar me sende të forta, mjetin tip “Ford”, të shtetasit B.XH, vjeç 54, banues në Pogradec. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin B.S, vjeç 55, banues në Kuçovë, pasi në lagjen “1 Maj”, ka goditur me mjete të forta shtetasin L.K, vjeç 44 banues në Kuçovë. Nenet 90 e 274 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Fier
Fier
Falë bashkëpunimit Polici-Komunitet, policia arreston në flagrancë një shtetas i cili tentoi të vidhte një banesë.
Dyshohet se autori ka kryer edhe disa vjedhje të tjera banesash për dokumentimin ligjor të të cilave po punohet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit:
L.M 42 vjeç, banues në Pogradec. (I dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.
Gjatë mesnatës, te Salla Operative Fier ka njoftuar një qytetar se në fshatin Peshtan, një shtetas ka hyrë në banesën e shtetasit J.Gj, 46 vjeç, aktualisht me banim në Greqi.
Pas njoftimit të marë nga Salla Operative, është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë në ambientet e brendshme të banesës duke vjedhur shtetasi L.M.
Ky shtetas dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë zonë.
Po punohet intensivisht për dokumentimin ligjor të gjithë veprimtarisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë parashikuar nga Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasen P.T, vjeç 32, banuese në Fier, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018 u ndalua shtetasi në kërkim, K.T, vjeç 28 banues në fshatin Ostren i Madh Dibër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/2/ i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 05.06.2018, në fshatin  Tre Urat, në banesën e gjyshërve, aksidentalisht, e mitura H.K, 3 vjeçe, ka pirë ujë në shishe me insekticide, për pasojë ka vdekur në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.06.2018, shtetasi H.V vjeç 63, banues Çorrush, Mallakastër, kallëzon se më datë 04.06.2018, në lagjen “Uji Ftohtë“, në banesë, i kanë vjedhur një televizor dhe disa enë kuzhine. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E.O, vjeç 34, banues në Vlorë, pasi më datë 04.06.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëjetueses, shtetases I.Z, vjeç 27 banuese në Vlorë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit S.H dhe K.C, vjeç 21 e 23, banues në Vlorë, pasi gjatë natës, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit M.B, vjeç 42, në bashkëpunim, kanë vjedhur motorin tip “Piaggio” një biçikletë dhe dy pompa uji. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan sendet e vjedhur. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, gjatë natës, në fshatin Tragjas, në oborrin e banesës shtetasit H.XH, vjeç 79, i kanë vjedhur 4 dele. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit N.B dhe A.K, vjeç  26 e 29, banues në fshatin Llakatund e Vlorë, pasi më datë 04.06.2018, në lagjen ”Lef Sallata”, në lokal kanë kanosur shtetasin F.M, vjeç 27, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin P.GJ, vjeç 58, banues në  Sarandë, pasi më datë 04.06.2018,  ka hedhur mbeturina në verandën e  lokalit të  shtetasit I.M, vjeç 40, banues në Sarandë. Neni 201 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit E.A, M.L dhe K.V, vjeç 18, 17, 26, banues në Sarandë, pasi në bashkëpunim, kanë goditur me grusht, shtetasin A.M, vjeç 26, banues në Gjirokastër. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K.I, vjeç 55 banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Zinxhira” ka fyer me fjalë, shtetasen E.D, vjeç 46, banues në Gjirokastër. Neni 119 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 05.06.2018, u ndalua shtetasi M.D vjeç 63,  për veprën penale bazuar në nenin 108 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit P.K dhe A.N, vjeç 22  e 44, banues në Lezhë e Shënkoll, pasi në superstradën Lezhë–Milot, P.K duke pasur me qera një lokal, ka marrë pa e vënë në dijeni edhe lokalin e A.N, i cili i ka vendosur dry në derë. Nenet 112 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin B.H, vjeç 30, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Skënderbeg”, në pronësi të tij, iu gjet dhe bllokua një kompjuter për organizim lojëra fati dhe baste sportive pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin G.H, vjeç 53, banues në Milot, pasi në afërsi të urës Fushë Milotit, në skarpatën e superstradës Milot - Lezhë, ka hedhur një sasi dheu dhe ka mbjellë pemë dekorative, pa leje. Neni 199 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018 shtetasi GJ.P, vjeç 56, banues në Laç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar drejtuesen e biçikletës, shtetasen M.S, vjeç 40  e cila pasi ka marrë mjekim në spital është larguar pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 05.06.2017, në fshatin Mazrrek, në vendin e quajtur “Kodër Zhure”, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit në një parcelë u gjetën dhe u asgjësuan 38 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, gjatë natës, në fshatin Oblikë, kanë vjedhur banesën e shtetasit S.F, vjeç 57, ku kanë marrë një televizor plazma, një biçikletë dhe një motorsekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin V.P, vjeç 36, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Tom Kola”, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale ju gjetën e bllokuan një laptop me aksesorë të tjerë, pa leje. Neni 198 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin S.L vjeç 29, banues në fshatin Gegaj, pasi dyshohet se ka falsifikuar kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike. Neni 189 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin T.H, vjeç 30 banues në Lezhë, kthyer deportiv nga Holanda, pasi më datë 09.03.2018, në afërsi të S P K M Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi S.SH, vjeç 42, banues në Berat dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për bashkëshorten, shtetasen L.SH, vjeç 38 banuese në Berat, pasi ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 5 Karta Identiteti dhe 1 leje drejtimi automjeti greke të falsifikuara, me të cilat tentonin të kalonin kufirin së bashku me fëmijët e mitur. Nenet 189/2 e 186/2 të Kodit Penal

Rinas
Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombetar për veprën penale “Mashtrimi”.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë,i shtetasit shqiptar E.B vjeç 31, banues në Ersekë.
Shtetasi E.B është shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 11 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi” bazuar në nenin 143 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Korçë, për shtetasin E.P, vjeç 28, banues në Potgorie, Korçë, kthyer deportiv nga Greqia, pasi më datë 04.06.2018, në afërsi të fshatit Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm.  Neni 297 i Kodit Penal

Më datë 05.06.2018, në aksin rrugor Tren–Zagradec, shërbimet e kufirit kanë kapur 3 shtetasit sirian, imigrantë të paligjshëm, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datat 04.06.2018 e 05.06.2018, në aksin rrugor Shkodër–Han i Hotit dhe tek vendi i quajtur “Hidrovori”, shërbimet e kufirit kanë kapur 9 shtetas të huaj, lindur në Siri e Algjeri, imigrantë të paligjshëm, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave u dërguan në Q K P A Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Morinë, Kukës.
Policia Kufitare arreston një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Norvegjez.
Specialistët e Policisë Kufitare bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht;
I.T 49 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.
Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Norvegjeze.
Gjykata e Borgating Norvegji, me vendim Nr.03-01299M/03,  më datë 12.12.2003,  e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale në fushën e narkotikëve.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2