Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 06 Qershor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24-orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 23 personave.

6 persona në kërkim,

4 persona për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”,

2 persona për Qarkullimin Rrugor,

3 persona për Narkotikët,

3 persona  për veprën penale "Vjedhja",

2 persona për Krime ndaj personit,

1 person për veprën penale “Dhunë në familje”,

1 person për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”

1 person për veprën penale “Vepra të turpshme”

Gjithashtu janë sekuestruar:
Një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa,
1 armë zjarri,
1 thikë,
1 krehër si dhe 1 gëzhojë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 52 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar operacioni i koduar  “Premtimi”
Elbasan
Finalizohet operacioni policor i koduar "Premtimi".
Goditet aktiviteti  kriminal në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijeve kundrejt  fitimit.
Operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit.
Operacioni nga D.V.P Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Kapen dhe ndalohen dy shtetas si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale.
Sekuestrohen pasaporta biometrike, dokumenta, certifikata të falsifikuara, si dhe 850 Euro.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2