Tiranë - Policia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit kontrolle të shumta në lokalet e kryeqytetit

Tiranëd.p.tirane

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, kontrolle të shumta në lokalet e kryeqytetit, zhurma e të cilëve është kthyer në burim shqetësues për qetësinë e qytetarëve.

Konstatohen lokale me zhurmë tej normave të lejuara.

Merret masa e pezullimit të menjëhershëm të aktivitetit të tyre.

Nisur nga telefonatat dhe ankesat e qytetarëve si dhe nga postimet në aplikacionin e “Komisariatit Dixhital” për shqetësimet e vazhdueshme ndaj zhurmave tej normave të lejuara, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, bazuar dhe në Urdhërin Nr.543, datë 30.05.2018 për “Për marrjen e masave të menjëhershme në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera shtetërore, ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane, zonat turistike dhe bregdetare”, gjatë fundjavës ushtroi një sërë kontrollesh në lokalet e kryeqytetit.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në 2 subjekte, lokale në rrugën “Brigada e Vlll” është konstatuar paligjshmëri në lidhje me zhurmat e larta akustike tej normave të lejuara, ku për pasojë nga ana e ISHMPU në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm dhe të plotë të aktivitetit të këtyre 2 subjekteve pas orës 00:00 të natës.

Edhe në fundjavat në vijim, por jo vetëm në fundjava, por në vijimësi shërbimet e Policisë Tiranë në mbështetje të ISHMPU do të vijojnë kontrollet në lokalet e kryeqytetit me qëllim sigurimin e qetësisë publike për qytetarët.

Policia e Tiranës, falënderon qytetarët për besimin dhe fton ata që të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin pa pagesë 112 dhe në “Komisariatin Dixhital” duke ju siguruar për një reagim të shpejtë e të paanshëm.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2