Kurbin - Finalizohet operacioni i koduar "Kurbini"

Kurbin

Finalizohet operacioni i koduar "Kurbini" (për video kliko mbi link)Kurbin 07.06.2018 1 1

Zbardhen ngjarjet e ndodhura më datë 18.07.2017 dhe 17.08.2017 ku shtetasit N.K., i është bërë atentat duke e plagosur me armë zjarri si dhe makinës së tij i është vendosur lëndë eksplozive.

Hetim me metoda proaktive nga Policia e Kurbinit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Identifikohet autori i dyshuar si organizator dhe porositës i kryerjes së këtyre veprave penale ndaj shtetasit N.K.

Falë një pune profesionale të mirëorganizuar , lokalizohet dhe kapet ky autor i dyshuar

Arrestohen edhe 2 shtetase të tjera për "Falsifikim dokumentesh"

Më datë 06.06.2018, pas një pune intensive hetimore disa mujore ndjekur me metoda proaktive hetimi, nga strukturat për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, është finalizuar me sukses operacioni i koduar " Kurbini".

Si rezultat i tij , u bë i mundur zbardhja e 2 ngjarjeve kriminale të ndodhura me datë 18.07.2017 ku shtetasit N.K., banues në Fushë Milot i kanë vendosur lëndë plasëse eksplozive mjetit të tij si dhe ngjarjes së ndodhur me datë 17.08.2017, ku po ndaj këtij shtetasi është bërë atentat me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur, duke u identifikuar autori i dyshuar si organizatori dhe porositësi i kryerjes së këtyre ngjarjeve kriminale.

Pas një pune të mirëorganizuar profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi për t'u vendosur para përgjegjësisë ligjore, konkretisht:

- F.Gj., 57 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Vrasje me paramendim' mbetur në tentativë" dhe " Shkatërrim prone me eksploziv" kryer në bashkëpunim " parashikuar nga nenet 78-22-25 të Kodit Penal dhe 152 të Kodit Penal.

Motivi i këtyre ngjarjeve dyshohet një konflikt i ndodhur që në vitin 1997 në fshatin Fan të Mirditës, i cili ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit duke mbetur të vrarë 2 shtetas dhe plagosur shtetasi F. Gj. dhe një shtetas tjetër. Për këtë ngjarje është dënuar shtetasi N.K., për veprat penale " Vrasje me dashje" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Po në lidhje me këtë operacion, janë ndaluar edhe shtetaset:

- A.I. 23 vjeçe, banuese në Vlorë

- I.K. 20 vjeçe, banuese në Vlorë

Edhe për këto 2 shtetase Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Shitja e paautorizuar e kartave SIM" parashikuar nga nenet 186/2 dhe 293/d të Kodit Penal pasi këto shtetase kanë falsifikuar dokumentet duke pajisur me karta SIM celulari autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, shtetasin F.Gj., dhe ekzekutorin.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për identifikimin e ekzekutorit të ngjarjeve dhe kapjen e vendosjen e tij para përgjegjësisë ligjore.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip BMW X5 në pronësi të shtetasit F.Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Kurbin 07.06.2018 1 1

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2