Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07 Qershor 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 07.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.A., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi më datë 06.06.2018, në rrugën “Hysen Xhura”, në lokalin e tij gjatë kontrollit  iu gjetën dhe sekuestruan 11 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 dhe 285/1 të Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.O., vjeç 60, banues në Tiranë, bazuar në nenin 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.P., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh shtetasit K.R., vjeç 19, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.M., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka dhënë si pagesë euro të falsifikuara shtetasit J.V., vjeç 39, banues në Tiranë, punonjës picerie. Nenet 143 e 183 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 06.06.2018, në bulevadin “Gjergj Fishta”, një mjet tip “Seat” pa targa, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z.H., vjeç 76, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital. Ky mjet është gjetur i braktisur në rrugën “Shefqet Musaraj”, i cili u bllokua në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.C., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin O.H., vjeç 34, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 11, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, iu kap dhe bllokua, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283/1 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit R.M., dhe R.M., vjeç 22 e 39, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, janë kapur me nga një shiringë me lëndë narkotike e llojit Heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.A., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në lagjen Nr. 1, Durrës, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “BMW” X5, nuk i ka ndaluar patrullës së policisë. Nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori për hetimin e krimeve të rënda
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit M.H., vjeç 26, banues në Gramsh, pasi dyshohet se në Gramsh, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, pistoletë, shtetasin A.Ç., vjeç 39, banues në fshatin Harunas, Gramsh, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 76, 22 e 278/2 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Berat
Nga Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
•G.K., 57 vjeç, banues në lagjen Dëshmorët e Kombit, Berat.
Arrestimi i tij u krye pasi në vendin e quajtur "Orizaj", Berat u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar automjetin tip 'Benz' në gjendje të dehur, në masën 1.22 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin H.H., vjeç 55, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në segmentin rrugor Fier-Berat, në vendin e quajtur “Kthesa e Kantinës Çobo’’, duke drejtuar kamjonin tip “Benz”, ka dal nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi A.K., vjeç 43, banues në Kuçovë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin A.T., vjeç 48, banues në fshatin Toshkëz, pasi dyshohet se ka aplikuar për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti me gjeneralitete të ndryshuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin P.Sh., vjeç 44, banues në fshatin Hysgjokaj, pasi dyshohet se ka aplikuar për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti me gjeneralitete të ndryshuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Sektori për hetimin e krimeve të rënda
Më datë 05.06.2018, në fshatin Ninsh, Mallakastër, është gjetur i vetëvarur në banesë shtetasi K.F., vjeç 54. Nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se, ka varur veten ditë më parë pasi kufoma ishte e dekompozuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Neni 99 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B.B., vjeç 35, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Lushnje-Fier, në Vajkan, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, është përplasur me autobusin që drejtohej nga shtetasin A.M., vjeç 36, banues në Shkodër. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Vlorë
Ndalohet një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit.
Strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP.Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit:
A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 automjet tip “Audi” , dhe 1 palë targa të tjera italiane, (dyshohen se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit),
1 xhup dhe 1 kapuç.
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 78 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.06.2018, në rrugën “100 Vjetori i Pavarësisë”, pranë fshatit Panaja, shtetasja D.A., vjeçe 28, banuese në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, si pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen H.A., vjeçe 36, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike me të dhënat personale të falsifikuara duke dhënë identitet dhe të dhëna të rreme. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S.Xh., vjeç 29, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike me të dhënat personale të falsifikuara duke dhënë identitet dhe të dhëna të rreme. Neni 189 i Kodit Penal.
Gjirokastër
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit në kërkim:
- H.D., 50 vjeç, banues në Gjirokastër.
Prokuroria  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ka lëshuar urdhrin e ndalimit të datës 03.04.2018, ku është vendosur ndalimi i tij si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 143/2  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin D.Z., vjeç 26, banues në fshatin Sheldi, Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, afër rotondos, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip “Fiat” iu gjetën e iu bllokuan në cilësinë e provës materiale, 18 pako me 9 kg duhan të grirë. Neni  288/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.06.2018, në rrugën e fshatit Hajmel, shtetasi M.V., vjeç 17, banues në Vau i Dejës, duke udhëtuar me biçikletë ka humbur kontrollin, është rrëzuar duke pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.K., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases B.S., vjeçe 49, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Fuat Toptani”, kanë vjedhur kioskën e shtetasit Th.K., vjeç 72, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa paketa cigare dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit T.K., dhe N.Gj., vjeç 59 e 70, banues në Tiranë e Durrës, bazuar në nenin Neni 262/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 06.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.K., vjeç 55, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin U.Q., vjeç 40, banues në Krujë, pasi dyshohet se në rrugën “Zonja Curre”, në pronën e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja M.K., vjeçe 51, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Emine Harizaj”, në banesë, u konstatua duke kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.S., vjeç 43, banues në Tiranë, dyshohet se në bulevardin “Gjergj Fishta”, për mosdhënien e dokumenteve të mjetit tip ”Opel”, ka kundërshtuar punonjësin e policisë. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 06.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.Ç., vjeçe 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, A.Ç., vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.P., vjeç 54 dhe E.Ç., banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Shyri”, në bashkëpunim, kanë kanosur shtetasin E.J., vjeç 35, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tyre. Nenet 84 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.B., vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 05.05.2018, në rrugën “Mihal Duri”, duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, ka aksidentuar biçiklistin L.G., vjeç 37, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për kapjen e L.B. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.B., vjeç 66, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në datë 05.06.2018, në rrugën e “Dibrës”, ka kanosur shtetasin R.B., vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 06.06.2018, në spital shtetases D.P., vjeçe 46, banuese në Shkodër, i kanë vjedhur çantën. Punohet për identifikimit dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen I.Xh., vjeçe 46, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi F.Xh., vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.T., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “5 Maji”, ka kanosur shtetasin O.Sh., vjeç 35, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e I.T. Neni 84 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, më datë 06.06.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.D., vjeç 63, banues në fshatin Urë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Ç.Gj., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Niko Avrami”, në lokalin e tij, u konstatua se ushtonte lojëra fati dhe baste sportive pa leje. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 4 televizor plazma dhe 2 njësi qendrore. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, gjatë ditës, në rrugën “Memo Meto”, është vjedhur banesa e shtetases Sh.G., vjeçe 72, banuese në Tiranë, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.L., vjeç 31, banues në Bathore, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se në Kamëz, ka goditur me mjete të forta shtetasin Gj.U., vjeç 67, banues në Kamëz. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim F.D., vjeç 26, banues në Bathore, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar  me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Sh.D., vjeç 58, banues në Laknas, pasi dyshohet se në Laknas, i ka pushtuar tokën motrës, shtetases B.D., vjeçe 40, banuese në Laknas. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve A.T., dhe Sh.H., vjeç 15 e 16, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në rrugën “Nato”, kanë vjedhur banesën e shtetases M.A., vjeçe 48, banuese në Kamëz, të cilën ia ka lënë në ruajtje shtetasit F.D., vjeç 48, banues në Kamëz, ku kanë marrë dollapët e rrobave. Nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 06.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.N., vjeç 17, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në rrugën “Montreal”, ka dëmtuar me shkelma mjetin tip “Toyota”, pronë e shtetases S.H., vjeçe 26, banuese në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.V., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Sharrë, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, shtetasja P.B., vjeçe 64, banuese në Tiranë, kallëzon se, në rrugën ‘’Lekë Zaharia‘’, gjatë ditës, gjatë kohës që nuk ka qenë në banesë, ka hyrë dikush. Nga verifikimet rezulton se nuk ka asgjë të vjedhur. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe po punohet për shoqërimin e shtetasve E.K., dhe A.K. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.S., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 06.06.2018, në Ysberisht, ka kanosur me fjalë shtetasin K.B., vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H.S., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 06.06.2018, në Ysberisht, u konstatua duke shitur ujë në mënyrë të paligjshme me autobot. Neni 180 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 06.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.I., vjeç 46, banues në Vorë, pasi dyshohet se në rrugën “Demokracia”, gjatë kontrollit të kryer në ambientet e lokalit të tij, u konstatua duke organizuar lotari sportive për të cilat nuk kishte lejen përkatëse. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 televizorë plazma dhe 1 njësi qendrore. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.Gj., vjeç 50, banues në Vorë, pasi dyshohet se në fshatin Bërxullë, në lokalin e tij, u konstatua të ushtrohej aktivitet i basteve sportive pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 televizor plazma dhe 1 njësi qendrore. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin B.K., vjeç 33, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në Kavajë, ka goditur me grusht shtetasen D.K., vjeçe 29, banuese në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasit A.Rr., I.Rr., dhe E.Rr., vjeç 45, 20 e 22, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në Lagjen Nr. 4, Kavajë, kanë goditur me grushte shtetasin G.R., vjeç 30, banues në Kavajë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 06.06.2018, në lagjen Nr17/1, në portën hyrëse të Kishës Katolike, i është vënë zjarri një gome mjeti dhe si pasojë është dëmtuar pjesërisht dera kryesore e Kishës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, në Currila, në gjendje depresive, ka tentuar të vetëvritej duke i vënë zjarrin vetes, shtetasi R.P., vjeç 28, banues në Durrës, i cili ndodhet në spitalin e djegieve Tiranë, nën kujdesin  e mjekëve. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen N.K., vjeçe 62, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në fshatin Shënavlash, është kapur duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.P., vjeç 15, banues në fshatin Shënavlash, pasi dyshohet se më datë 01.06.2018, ka vjedhur një kec dhe një sasi lekësh në oborrin e banesës së shtetasit A.B., vjeç 47. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.K., vjeç 40, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr 17/1, Durrës, në ambientet e lokalit i janë gjetur disa makineri të lojërave të fatit të pa licensuara. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit L.K., dhe L.G., vjeç 41 e 43, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 1, Durrës, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 06.06.2018, në fshatin Mafsheq, në zonën e malit Aratesh, Njësia Administrative Cudhi, Bashkia Krujë, në një territor të pyllëzuar me shkurre, gjatë kontrollit të ushtruar në sipërfaqe të shpyllëzuara u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan, 57 fidanë me bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin Sh.Sh., vjeç 43,  banues në Krujë, pasi dyshohet se në vendin e quajtur Krastë-Krujë, është konstatuar duke djegur një furrë gëlqere, duke ndotur ambientin. Neni 201 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin Sh.M., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Arrameras, ka prerë 15 rrënjë ullinj në tokën e shtetasit E.K., vjeç 79, banues në fshatin Arrameras, me pretendimin se ishin në tokën e tij. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, në Krujë, afër stadiumit, në lëvizje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetasit H.Xh., vjeç 26, banues në Krujë. Nga veprimet hetimore rezulton se, zjarri ka ardhur nga pjesa e motorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 06.06.2018, shtetasi Xh.B., vjeç 53, banues në lagjen “Dyli Haxhire”, gjatë punës në banesë për ndërtimin e një muri, aksidentalisht është rrëzuar nga skela, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Ç.R., vjeç  36, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Prrenjas, pasi dyshohet se në fshatin Rrajcë Fushë, ka kanosur me fjalë, shtetasin Xh.R., vjeç 55, banues në fshatin Rrajcë Fushë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 06.06.2018, është vjedhur banesa e shtetases V.D.,vjeçe 54, banuese në Gramsh, ku kanë marrë një sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim K.F., vjeç 20, banues në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin M.S., vjeç 37, banues në Goskovë, pasi në fshatin Goskovë, nga një kontroll i ushtruar në lokalin në pronësi, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave te fatit. Në cilësinë e provës materiale, iu gjenden dhe bllokuan 1 njësi qendrore, 1 monitor, 1 printer termik dhe 1 televizor. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin V.K., vjeç 71, banues në lagjen Nr. 4, pasi dyshohet se, në aksin Korçë–Polenë, me mjetin fugon tip “Benz”, u kap duke transportuar 6 m³, dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 06.06.2018, ka shkuar në spital e dëmtuar shtetasja Sh.P., vjeçe 68, banuese në Maliq, pasi dyshohet se është konfliktuar me një person të paidentifikuar, i cili e ka goditur në shpatull. Shtetasja Sh.P., pas mjekimit është larguar për në banesë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, gjatë natës, në fshatin Vreshtas, pranë banesës, shtetasit Y.V., vjeç 63, i kanë vjedhur 5 koshere bletësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Devoll
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Xh.Sh., 60 vjeç, banues në Bilisht (i dënuar më parë në fushën e krimeve kundër personit).
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 06.06.2018, ky shtetas dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta, me mjet të mprehtë në banesën e saj, ish-bashkëshorten e tij shtetasen L.N., 51 vjeçe, banuese në Bilisht, e cila ka marrë mjekim në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
H.S., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 06.08.2018, në lagjen nr 1 në Pogradec, ky shtetas u kap duke vjedhur rreth 60 m linear kabëll elektrik, të ndriçimit të qytetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin K.Sh., vjeç 67, banues në Pogradec, pasi dyshohet se lagjen Nr. 5, në hapësirën e përbashkët, të shkallëve të pallatit, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Pogradec-Informacion paraprak
Më datë 07.06.2018, rreth orës 05:20, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur "Lapidari i Petrushës", është gjetur në anë të rrugës e dëmtuar shtetasja M.M, rreth 40 vjeçe, banuese në Alarup, e cila dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, që më pas është larguar nga vendngjarja. Kjo shtetase pas ndihmës së marrë në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 07.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I., vjeç 44, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur ish ”Q.T.U”, është kapur duke drejtuar nën ndikimin e pijeve alkoolike mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasen F.T., vjeçe 53, banuese në fshatin Golem i Vogël, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës, S.Gj., vjeçe 57, banuese në Golem i Vogël. Neni e 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 06.06.2018, në spitalin e Lushnjes ka shkuar shtetasi P.M., vjeç 52, banues në Divjakë, i cili ka pirë medikamente mbi dozë, pasi vuante nga depresioni. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për vlerësim.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit F.T., dhe U.T., vjeç 49 e 23, banues në fshatin Golem i Madh, Lushnje, pasi dyshohet se në fshatin Golem i Madh, kanë goditur me grushte shtetasin A.B., vjeç 63, banues Golem i Madh, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, pasi ky i ka ngacmuar me fjalë bashkëshorten e shtetasit F.T. Nenet 90 dhe 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.N., vjeç 48, banues në fshatin Poro, pasi dyshohet se më datë 03.06.2018, në lokalin e fshatit, ka goditur me grushte shtetasin A.M., vjeç 32. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.06.2018, në lagjen “Lef Sallata”, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit M.Xh., vjeç 64, ku kanë marrë sende të ndryshme shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen B.H., vjeçe 36, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti, K.H., vjeç 35, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 06.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.S., vjeç 29, banues në fshatin Kalasë, pasi në rrugën “Skënderbeu”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.R., vjeç 26, banues në Delvinë, pasi në rrugën “Skënderbeu”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtim motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit i cili bën fjalë për largimin nga banesa, të shtetasit D.H., më datën 06.06.2018, ky shtetas u ndalua në PKK Qafë Botë dhe iu dorëzua familjarëve pasi është i sëmurë mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S.P., vjeçe 64, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nga muaji Prill 2018, në lagjen “Pazar”, nuk pranon që t'i lirojë banesën e dhënë për përdorim nga shtetasi B.Ll., vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.
Gjirokastër
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- P.S., 51 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e  tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, shtetases H.S., 48 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal
Gjirokastër
Informacion paraprak
Në lagjen “18 Shtatori” të qytetit Gjirokastër, rreth orës 20:45, para një lokali “lloto sporti”, shtetasi K. Ll, rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit:
XH.G., 52 vjeç dhe V.B., 36 vjeç, të dy banues në Lazarat.
Të dy shtetasit e plagosur janë transportuar në Spitalin rajonal Gjirokastër, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Autori menjëherë pas ngjarjes është larguar, ku forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 3 gëzhoja pistolete.
Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethana të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin L.M., vjeç 29, banues në Përmet, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasen N.S., vjeçe 60, banuese në Përmet. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 06.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.L., vjeçe 39, banuese në Shëngjin, pasi dyshohet se bashkëshorti, B.L., vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë së Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 06.06.2018, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Knallë”, mjeti autobus tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi P.P., vjeç 57, banues në Spiten, në lëvizje është goditur në pjesën e prapme nga një gur shkëmbor, që është shkëputur nga mali Shëngjin, si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetaset K.D., dhe shtetësja B.Z., vjeç 21 e 27, banuese në Zejmen, Lezhë, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 06.06.2018, në anë të superstradës Lezhë-Milot, në ambientet e një servisi, është djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N.P., vjeç 63, banues në Shënkoll. Nga veprimet e kryera rezulton se, shkak i rënies së zjarrit është shkëndija elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 06.06.2018, në Markatomaj, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit D.T., vjeç 82, banues në Markatomaj, ku janë djegur disa materiale prej druri, dy gica dhe disa pula. Nga veprimet e kryera rezulton se, shkak i rënies së zjarrit ka qenë shkëndija elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin M.B., vjeç 56, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij dhe Lloto Sport, u konstatua një kompjuter për organizimin e lotarive të palejuara. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Lezhë si dhe punohet për kapjen e shtetasit P.Gj., vjeç 28, banues në fshatin Barbullojë Lezhë, pasi dyshohet se në fshatin Kuzhnen, në vendin e quajtur “Lugina e Boshtrimit”, zonë e pyllëzuar, u gjetën dhe u asgjësuan 86 bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen D.T., vjeçe 26, pasi dyshohet se bashkëshorti, V.T., vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës  së Shkallës së Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 06.06.2018, u konstatua se është vjedhur banesa e shtetasit Sh.F., vjeç 44, banues në fshatin Oblikë, ku kanë marrë një televizor plazmë, një tapet, një pompë uji dhe veshmbathje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin D.F., vjeç 52, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, shtetasi K.Sh., vjeç 33, banues në fshatin Golem, ka goditur shtetasin A.Sh., vjeç 15, banues në fshatin Shtoj i Ri, nxënës i kësaj shkolle. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin D.K., vjeç 40, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në rrugën “Mikel Koliçi”, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin M.D., vjeç 43, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin V.M., vjeç 31, banues në fshatin Gomsiqe, pasi dyshohet se në plazh, Velipojë, në zonën e rërës, ka pushtuar tokën në pronësi të Njësisë Administrative Velipojë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, në lagjen “Skenderbeg”, në ambientet e një fabrike, është gjetur me damarët e duarve të prerë, shtetasi I.S., vjeç 35, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim.

Shkodër

Informacion Paraprak

Më datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues në lagjen 'Partizani' Shkodër, i kanë hedhur një granatë, e cila ka shpërthyer duke dëmtuar disa xhama të banesës, nuk ka persona të dëmtuar.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 06.06.2018, në afërsi të ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit, në disa ferra, u gjet e bllokua një automatik model 56, pa fishekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2017, në fshatin Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë, në vendin e quajtur “Lahi i vogël”, zonë e pyllëzuar, gjatë kontrollit të territorit në një parcelë u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 30 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 06.06.2018, në fshatin Koplik i Sipërm, në banesë, është vetëplagosur nga pakujdesia nga një shkëndijë elektrike, shtetasi R.N., vjeç 71, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin M.M., vjeç 38, banues në fshatin Bajzë, pasi dyshohet se ka falsifikuar një kartë identiteti dhe pasaportë biometrike duke ndryshuar të dhënat e identitetit. Neni 189 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin S.Sh., vjeç 17, banues Ceren, Kala e Dodës, pasi dyshohet se në rrugën “Pazari”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 06.06.2018, në DVKM Tiranë, u dorëzuan 4 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Nga intervistimi ka rezultuar se kanë hyrë në territorin e vendit tonë në mënyrë ilegale në Kakavijë. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes ata kërkuan azil në RSH e u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Më datë 06.06.2018, në DVKM Tiranë u paraqitën 5 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, me shtetësi siriane e pakistaneze. Nga intervistimi ka rezultuar se kanë hyrë në teritorin e vendit tonë në mënyrë ilegale nga Kapshtica. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes ata kërkuan azil në RSH e u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 06.06.2018, në P.K.K Rinas, në hyrje, u kap shtetasi në kërkim N.M., vjeç, 28, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nenet 290/2 e 291  të Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, në P.K.K. Rinas, në dalje, u ekstradua nga Shqipëria në drejtim të Kroacisë, shtetasi R.E., vjeç 45, banues në Tetovë, Maqedoni, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Zagrebit, Kroaci, ka nxjerr urdhër arresti për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin  B.I., vjeç 26, banues në  Dibër, pasi dyshohet se më datë 01.09.2017, në afërsi të P.K.K Blladë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E.L., vjeçe 24, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti greke e falsifikuar. Neni 189/2 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 06.06.2018, te kryqëzimi i rrugës së Mirasit, u kapën 2 shtetas të huaj, lindur në Algjeri, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 06.06.2018, në PKK Qafë Botë, në hyrje, u kap shtetasi në kërkim D.H., vjeç 42, banues në Ksamil, Sarandë, pasi dyshohet se më datë 10.05.2018, Komisariati i Policisë Sarandë e ka shpallur në kërkim pasi është larguar nga banesa.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 05.06.2018, ora 16:30,  në vendin  “Epilo-dekor”, Kakavijë, u kapën 17 shtetas të huaj, emigrant të paligjshëm, me shtetësi pakistaneze. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.
Kakavije, Gjirokastër
Punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije kanë bërë ndalimin e shtetasit:
- O.G., 36 vjeç, banues në Elbasan.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë përpunimit të informacionit në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin datë 26.10.2017, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.
Ky shtetas iu dorëzua patrullës së policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin F.Gj, vjeç 17, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 05.06.2018, në afërsi të P.K.K, Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë  06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin D.V., vjeç 17, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 05.06.2018, në afërsi të P.K.K, Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin D.L., vjeç 19, banues në Shkodër bazuar në nenin 298 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, në vendin e quajtur “Shina-Hidrovor”, shërbimet e kufirit kanë kapur 4 shtetas të huaj. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në Republikën e Shqipërisë dhe u dërguan në Q.K.P. të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Më datë 06.06.2018, në afërsi të S.P.K.M. H. Hotit, mbi shina, janë kapur 3 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në Republikën e Shqipërisë, e u dërguan në Q.K.P. të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 06.06.2018, në S.P.K.M Morinë, u kap shtetasi në kërkim G.M., vjeç 32, banues në Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 15 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të pa rregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, në PKK, Morinë, në hyrje, u kap dhe arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi kosovar F.N., vjeç  29, banues në Vushtri, Kosovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore gjermane, për veprën penale “Mashtrimi”.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2