Policia e Shtetit vijon të gëzojë besim të lartë te qytetarët, studim nga instituti IDRA gjatë periudhës prill-maj 2018

Policia e Shtetit vijon të gëzojë një besim të lartë te qytetarët, sipas një studimi të bërë nga instituti IDRA gjatë periudhës prill-maj 2018. Në këtë studim janë zhvilluar 1500 intervista me qytetarë në të gjithë vendin.Akademia 08.06.2018 1.1

Sipas studimit kur qytetarët pyeten se sa mirë e bën punën Policia e Shtetit, 63% e publikut shprehen se ajo është duke bërë një punë të mirë ose shumë të mirë.

Përsa i përket nivelit të sigurisë në zonat e banimit edhe këtu kemi të dhëna pozitive të cilat janë të përafërta ose dhe më të mira se mesatarja e Bashkimit Europian.

Të pyetur nëse ndihen të sigurt kur lëvizin në orët e vona në lagje, 3 në 4 shqiptarë deklarojnë se ndihen të sigurt ose shumë të sigurt.

Pyetjes nëse kanë qenë viktimë e një grabitjeje ose sulmi fizik në 5 vitet e fundit, 7% e popullsisë e ka pranuar këtë, por duke e krahasuar me mesataren e vendeve të e BE-së, ky është një rezultat pozitiv pasi mesatarja e BE-së është 10 pikë më shumë se Shqipëria.

Nota të mira Policia e Shtetit ka marrë edhe përsa i përket parandalimit të krimit, por edhe reagimin e saj pas njoftimit të një ngjarje. Kështu qytetarët e intervistuar kanë vlerësuar me 59 pikë nga 100, Policinë e Shtetit në parandalimin e krimeve dhe 62 pikë nga 100 mbërritjen e shpejt në vendngjarje pas njoftimit, e cila lëviz me 8 pikë me mesataren e Bashkimit Europian.

Gjatë prezantimit të studimit e pranishme ishte zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe Drejtori i Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gjovalin Loka. Ai deklaroi se këto tregues do të shërbejnë për përmirësimin e punës së Policisë së Shtetit.

Akademia 08.06.2018 1.1

Akademia 08.06.2018 1

Akademia 08.06.2018 2

Akademia 08.06.2018 3

Akademia 08.06.2018 4

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2