Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 08 Qershor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 34 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 5 drejtues mjetesh.

8 persona për Narkotikët

1 person për Krime ndaj personit

1 person për veprën penale "Korrupsion pasiv në sektorin privat"

11 persona në kërkim.

2 persona për veprën penale "Vjedhja"

1 person për veprën penale "Dhunë në familje"

2 persona për veprën penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm kryer në bashkëpunim"

1 person për veprën penale "Moskallëzim krimi"

1 person për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit"

1 person për veprën penale "Fshehja e të ardhurave"


Gjithashtu janë sekuestruar:
1 dozë si dhe 3.2 gramë lëndë narkotike Heroinë, 
disa doza lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe janë asgjësuar 641 bimë narkotike Cannabis Sativa .
1 armë zjarri, 2 krehra, 35 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 58 persona.
 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
1-Tiranë, operacioni policor i koduar “Kolaudimi 2”.
Operacion me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e Korrupsionit pranë D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Arrestohet për veprimtari korruptive Inxhinieri i Pikës së Kolaudimit të Mjeteve në Fushë - Prezë, si dhe 3 Agjentë Kompanish të Sigurimit të Mjeteve të cilët luanin rolin e sekserit.

 

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1