Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08 Qershor 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike
Më datë 06.06.2018, shtetasi J.GJ, banues në Tiranë, kallëzon se është mashtruar nëpërmjet blerjeve online nga një person i panjohur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 143/b i Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 07.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., vjeç 37, banues në Vlorë, pasi tek Dogana, afër një karburanti, gjatë kontrollit, iu gjetën e bllokuan 1 dozë lëndë narkotike e llojit Heroinë, 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 2 celularë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u arrestuan në flagrancë shtetaset E.N., dhe N.H., vjeç 22 dhe 60, banuese në fshatin Çekrezë. Nenet 283/2 e 324/a të Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.Sh., Z.J., vjeç 40 e 37 dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin O.Sh., vjeç 66, banues në Yzberisht e Tiranë, pasi në Yzberisht, në një lokal gjatë kontrollit fizik A.Sh., iu gjetën e bllokuan 3.2 gr, lëndë narkotike e llojit Heroinë dhe në banesën e O.Sh., iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit, E.M., dhe I.K., i dënuar më parë, vjeç 25, e 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bardhyl“,gjatë kontrollit të mjetit tip "BMW" të shtetasit I.K., dhe gjatë kontrollit fizik, iu gjetën e bllokuan disa qese farmaceutike me 85 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe E.M., për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Nenet 283/2 e 236/1 të Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kolaudimi 2”.

Operacion me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e Korrupsionit pranë D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Arrestohet për veprimtari korruptive Inxhinieri i Pikës së Kolaudimit të Mjeteve në Fushë - Prezë, si dhe 3 Agjentë Kompanish të Sigurimit të Mjeteve të cilët luanin rolin e sekserit.

Më datë 07.06.2019, Specialistët për Hetimin e Korrupsionit pranë D.V.P. Tiranë, pas një pune intensive një mujore me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kolaudimi 2”, arrestuan për veprimtari korruptive shtetasit:

- A.A., 31 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë inxhinier pranë Pikës së Kolaudimit të mjeteve në Fushë - Prezë)

- A.C., 28 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh )

- G.S., 29 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)

- H.M., 30 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë muajit maj 2018, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin, gjatë testimit të kontrollit teknik të mjeteve, kanë kaluar mjete me mangësi teknike duke iu kërkuar dhe marrë shuma monetare pronarëve të këtyre mjeteve, ku agjentët e kompanive të sigurimit të mjeteve (shtetasit A.C., G.S., dhe H.M.), luanin rolin e sekserit midis pronarëve të mjeteve dhe inxhinierit të Pikës së Kolaudimit të Mjeteve (shtetasit A.A.).

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari korruptive.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga nenet 164/b dhe 186/3 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. A., për veprën penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 245/2-25 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. C., për veprat penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” dhe “Moskallëzim krimi” parashikuar nga nenet 245/2 dhe 300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve G. S., dhe H. M.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi e shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, më datë 07.06.2018, u ndalua shtetasi R.S., vjeç 19, banues në Tiranë, për moskallëzimi krimi. Neni 300 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për aksidentimin me vdekje të shtetasit Z.H., e largim nga vendi i aksidentit, më datë 07.06.2018, u ndalua shtetasi S.D., vjeç 28, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti tip “Seat”, pa targë. Nenet 273 e 290/3 të Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen F.Gj., vjeçe, 18, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslim Shyri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin  tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.A., vjeç 50, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se në rrugën Vorë–Fushë Krujë, tek lapidari pranë kthesës së Rinasit, duke drejtuar mjetin  tip “Daimler Chrysler”, ka përplasur mjetin tip “Ford”, me drejtues A.K., vjeç 50, banues në fshatin Ahmetaq, Prezë, për pasojë është dëmtuar A.K., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.S., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘‘Dëshmorët e 4 Shkurtit“, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ‘‘Suzuki“. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.Rr., vjeç 24, banues në Durrës, pasi dyshohet se në Kodrën e Vilës, iu gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale, motori tip  “Yamaha”, i vjedhur në Greqi më datë 15.05.2008. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen K.N., vjeçe 17, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka aplikuar për t'u pajisur me pasaportë  biometrike me të dhëna të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Elbasan
Vijon puna nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• E.Rr., 26 vjeç, banues në lagjen "28 Nëndori", Elbasan.
Në lagjen "Haxhias", Elbasan, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.77 mg/l
•  K.M. 43 vjeç, banues në fshatin "Bradashesh", Elbasan.
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi Rinia", Elbasan, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.01 mg/l.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për  shtetasin S.D., vjeç 32, banues në Elbasan, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në unazën e qytetit të Gramshit, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një të mitur 6-vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.Z., vjeç 54, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Kushtrimi”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dajang”, ka dalë nga rruga, për pasojë, është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Gjirokastër
Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë.
Arrestohet një shtetas për përkrahjen e autorit të krimit.
Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Delvinë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë i mundur arrestimi i shtetasit:
- P.Xh., 39 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër.
Ky shtetas ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, shtetasin K.Ll., i cili u shpall në kërkim pasi ditën e djeshme në lagjen “18 Shtatori”, ka plagosur me armë zjarri shtetasit V.B., dhe Xh.G., 36 dhe 52 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale të parashikuara nga nenet 302, 79, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 07.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.I., vjeç 19, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Besëlidhja”, në ambientet e një lokali, gjatë kontrollit, iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Sh., vjeç 56, banues në Shkodër, pasi në fshatin “Omaraj”, u kap me mjetin tip “Benz”, duke transportuar 13 m³, dru zjarri, me faturë shoqëruese malli, të falsifikuar, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit E.N., vjeç 23, banues në fshatin Omaraj, Shkodër, pasi dyshohet se në Omaraj, duke drejtuar mjetin tip “Ifa”, pa targë, është përplasur me mjetin tip “Land Rover“, me drejtues A.M., vjeç 55, banues në Shkodër, për pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B., vjeç 33, banues në fshatin Gradec, Malësi e Madhe, pasi në rrugën Lëvizja e Postrribës, Shkodër, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Më datë 07.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.S., vjeç 26, banues në Peshkopi, pasi në Peshkopi, te “Llinxha”, ka vrarë me automatik prindërit F.S., dhe Z.S., vjeç 55 e 53, banues në Peshkopi. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe bllokua një automatik, model 56, dhe dy krehra me 35 fishekë, pa leje. Neni 79/c e 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.06.2018, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Dibër, për shtetasin D.S., vjeç 17, banues në Brezhdan, Peshkopi, pasi dyshohet se  në kryqëzimin e “Ish degës ushtarake”, Peshkopi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 07.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasin K.M., vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë djali, E.M., vjeç 38, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të vetëgjyqësisë, ka mashtruar duke mos kryer pagesën e qirasë për banesën, shtetasen P.Ç., vjeçe 52, banuese në Tiranë. Nenet 277 e 143 të Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.P., dhe E.Ç., vjeç 54 e 45, banues në Tiranë, bazuar nenin 121/a, të Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.S., vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ramadan Sokoli”, iu gjet e bllokua një telefon celular i shtetasit H.H., vjeç 66, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.Gj., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e Dibrës, ka goditur me grusht, shtetasen M.L., vjeçe 54, banuese në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta", më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit në kërkim L.Xh., dhe A.Xh., vjeç 36 dhe 34, banues në Tiranë. Nenet 89, 25 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, shtetasi R.G., vjeç 31, banues në Tiranë, kallëzon se ka konstatuar të dëmtuara dyert e dritaret e një ambienti brenda spitalit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen S.F., vjeçe 36, banuese në Tiranë, bazuar në nenin 124 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Sitki Çiço”, kanë vjedhur banesën e shtetases R.K., vjeçe 64, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit R.F., dhe N.F., vjeç 56 e 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kongresi i Manastirit”, kanë kanosur njëri- tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen J.B., vjeçe 34, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti N.B., vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 07.06.2018, shtetasi G.L., vjeç 17, banues në Kamëz, kallëzon se në autobus ka konstatuar se i kishte humbur telefoni. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe kanosja për shkak të detyrës, më datë 07.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.K., vjeç 23, banues në Bathore, Kamëz.  Nenet 236, 238 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.Gj., vjeç 70, banues në Yzberisht, pasi dyshohet se në rrugën “Azem Meshi”, në dyqanin e tij, ka ndërtuar një shtesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin A.Z., vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se djali, shtetasi J.Z., vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë parën Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.G., vjeç 31, banues në Vorë, pasi dyshohet se në lagjen Mema, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 07.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.Ç., vjeçe 31, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se kunati E.M., vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.T., vjeç 66, banues në Kavajë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjikë ndaj bashkëshortes V.T., vjeçe 49, të cilës, iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.K., vjeç 40, banues në Kavajë, pasi në lagjen Nr. 2, në Kavajë, u kap duke vjedhur, në banesën e shtetasit Th.S., vjeç 62, banues në Kavajë. Nga veprimet e kryera rezulton autor i disa vjedhjeve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, në Kavajë, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi I.Ç., vjeç 74, banues në Kavajë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës sëParë Kavajë, për vlerësim.

Më datë 07.06.2018, në Rrogozhinë, te shinat, treni i linjës Durrës-Lushnje, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin P.V., vjeç 81, banues në Durrës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, më datë 08.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.L., vjeç 34, banues në Levan, Fier. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.V., vjeç 33, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 15.05.2018, i ka vjedhur biçikletën shtetasit A.T., vjeç 48, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K.K., vjeç 21,  banues në Xhafzotaj, pasi dyshohet se në Xhafzotaj, ka goditur me mjete të forta shtetasin A.P., vjeç 55, banues në Xhafzotaj. Neni 89  i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, gjatë natës, në Shkallnur, është  vjedhur lokali "Lloto Sport", në pronësi  të shtetasit G.T., vjeç 26, banues në  Shkallnur, ku kanë  marrë 3 televizorë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Xh.H., vjeçe 60, banuese në Durrës, pasi dyshohet se nusja e djalit E.M., vjeçe  37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006. Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 07.06.2018, në fshatin Cudhi, Zallë, Njësia Administrative Cudhi, në “Finare”, në një vend të pyllëzuar, pa pronar, gjatë kontrollit u gjetën 38 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Z.L., vjeç 28, banuese në Shijak, pasi dyshohet se në lagjen “Popullore”, në lokalin e tij, të marrë me qira, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale  iu bllokuan 1 njësi qendrore kompjuterësh, monitor kompjuteri dhe 1 printer, që shërbente për printimin e biletave. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit I.H., vjeç 33, banues në fshatin Ardhishtë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka vjedhur një sasi euro shtetasit V.H., vjeç 34, banues në fshatin Fllakë. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 07.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim O.G., vjeç 36, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për vlerësim, për shtetasin K.V., vjeç 33, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, pasi dyshohet se në muajin Prill, në pikën e karburantit, shtetasit A.E., vjeç  41, banues në fshatin Shtërmen, i ka marrë disa herë naftë, pa i shlyer detyrimet financiare.

Komisariati i Policisë Peqin
Elbasan
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma-Itali, i dënuar me 4 vjet e 1 muaj burg nga Gjykata Perdonone Italiane për vjedhje
Mbi bazën e Informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë Peqin në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
• A.R., 40 vjeç, banues në Peqin.
Gjykata Perdonone Itali, me vendimin Nr.134/2018CO, e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burg për veprën penale, "Vjedhja" parashikuar nga nenet 624, 61, 99, 81, të Kodit Penal Italian. Kapja dhe ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në Itali.

Komisariati i Policisë Librazhd
Prrenjas
Informacion Paraprak
Më datë 07.06.2018 në fshatin "Farret" Njësia Administrative  Stravaj, Bashkia Prrenjas,  është vetëvarur me litar në banesën e tij shtetasi:
• L.V., 44 vjeç, banues në fshatin "Farret Stravaj"
Shtetasi i lartpërmendur është gjetur i vetëvarur, pa shenja dhune në banesën e tij nga familjarët, dhe nga dëshmia paraprake e tyre rezulton se viktima vuante nga depresioni.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për të miturin shtetasin O.Ç, vjeç  13, banues në fshatin Rrajcë–Fushë Përrenjas, pasi dyshohet se më datë 06.06.2018, në banesën e tyre të përbashkët, i ka vjedhur një sasi lekësh gjyshit F.Ç., vjeç 80. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, shtetasja L.J., vjeçe 61, banuese në Elbasan, kallëzon se, i është larguar nga banesa djali T.J., vjeç 30. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Më datë 07.06.2018, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin A.G., vjeç 47, banues në fshatin Rrajcë, Përrenjas, pasi dyshohet se në fshatin Rrajcë-Fushë, po ndërtonte një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 07.06.2018, në Gramsh është hedhur nga ballkoni i banesës shtetasi Xh.K., vjeç 84, i sëmurë mendor, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit E.K., dhe F.Ll., vjeç 33 e 32, banues në Mallakastër e Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, duke drejtuar mjetet tip “Saab”, dhe motorin pa leje drejtimi tip “Lifan” pa targë, janë përplasur dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit F.L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin P.Ç., vjeç 21, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 12,  u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 07.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A., vjeç 19, banues në fshatin Plasë, pasi gjatë natës, në fshatin Plasë, ka vjedhur banesën e shtetasit S.F., vjeç 72, banues në Korçë, ku ka marrë një kazan rakie. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin E.G., vjeç 39, banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se në aksin rrugor Maliq–Libonik, për shkak të detyrës, nuk i është bindur punonjësit e policisë të rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 07.06.2018, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Petrushe, një mjet i paidentifikuar, ka përplasur këmbësoren M.M., vjeçe 40, banues në Alarup, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u  referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin B.T., vjeç 35, banues në fshatin Remenj, pasi dyshohet se  në fshatin Remenj, ka goditur me grusht shtetasin A.Z.,  vjeç 54, banues  në Pogradec. Neni 90/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.S., vjeçe 45, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se bashkëshorti D.S., vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallë  së Parë Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.06.2018,  u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë   Pogradec, për shtetasin S.S., vjeç 23, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen nr 1, ka kanosur e ka goditur me grushte shtetasin A.K., vjeç 21, banues në Pogradec. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 07.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit  të mbrojtjes për shtetasen M.L., vjeçe 35, banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti A.L., vjeç 38, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Fier, për shtetasin E.Ç., vjeç 44, banues në Fier, pasi dyshohet se në lokalin e tij në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, gjatë kontrollit është konstatuar lidhje e paligjshme në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin R.Ç., vjeç 32, banues në Fier, pasi dyshohet se në banesën e tij, po ndërton një shtesë, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, shtetasi A.J., vjeç 35, banues në Fier, kallëzon se, në lagjen “1 Maji” Fier, i kanë vjedhur nga biçikleta një çantë, me 1 telefon, portofolin me lejen e drejtimit, kartën e identitetit, 2 karta krediti dhe 2000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.06.2018, gjatë kontrollit, në fshatin Buzmadh, Njësia administrative Cakran Fier, tek “Pylli i Lumit Vjosë”, pronë publike, në pyll, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 163 bimë narkotike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, në fshatin Levan Fier, shtetasi Ll.P., vjeç 62, banues në fshatin Levan, duke drejtuar mjetin bujqësor, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është aksidentuar me vdekje Ll.P., dhe pasagjeri E.M., vjeç 37, banues në fshatin Levan, i cili pas mjekimit u largua në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, në lagjen “Sheq i Madh”, në tokën e tij, është gjetur i vdekur shtetasi M.H., vjeç 73, banues në lagjen “Sheq i Madh”. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet kaluan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen Sh.D., vjeçe 49, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 05.06.2018, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A.P., vjeçe 33, banuese në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen L.M., dhe A.M., vjeçe 35 e 17, banuese në fshatin Levan, pasi dyshohet se më datë 06.06.2018, kanë fyer shtetasen A.Z., vjeçe 31, banues në Vlorë, bazuar në nenin 318 të Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin F.R., vjeç 31, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 01.06.2018, në lagjen “Lef Sallata”, ka dëmtuar mjetin pronë e shtetasit B.A., vjeç 75, banues në Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.H., vjeç 35, pasi dyshohet se më datë 06.06.2018, në lagjen “Pavarësia”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes B.H.,  vjeçe 36, banuese në Vlorë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin D.S., vjeç 37, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 07.06.2018, në lagjen “Hajro Çakërri“, në magazinën e tij, ka ndërtuar një mur pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Vlorë- Informacion paraprak
Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:44, në fshatin Mesaplik, është vetëvrarë në banesën e tij me armë zjarri pistoletë shtetasi R.R., vjeç 26. Nga verifikimet paraprake dyshohet se e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 07.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M., vjeç 26, banues në fshatin SMT, bashkia Finiq, pasi më datë 06.06.2018, në  Sarandë, në rrugën “Skënderbeu”, te “Rrapi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin D.I., vjeç 47, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, ka kanosur me fjalë, shtetasin R.Dh., vjeç  43, banues në Sarandë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi dyshohet se më datë 04.06.2018, shtetasi A.K., vjeç 49, banues në Sarandë, ka konstatuar vjedhjen e banesës, ku i kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin E.L., vjeç 35, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 06.06.2018, ka dëmtuar duke kaluar me mjet tip “Fadrom”, tokën e shtetasit G.G., vjeç 41, banues në Vlorë. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për L.O., vjeç 32 banues në Shalës, Konispol, pasi dyshohet se ka goditur me mjete prerëse, shtetasin M.P., vjeç 20, banues në Konispol, cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin V.D., vjeç 57, banues në Gjirokastër,  pasi dyshohet se para disa ditësh, në fshatin Topovë, te “Kroji i Zërës”, i ka dëmtuar plastmasin në tokën e shtetasit H.D., vjeç 67. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin L.K., vjeç 25, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “18 Shtatori”, në lokalin e marrë me qira, u kap duke ushtruar veprimtari të lojërave të fatit, pa leje. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin K.N., vjeç 40, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në Balldre, ka ndërtuar një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.Ll., vjeçe 27, banuese në Milot, pasi dyshohet se bashkëshorti E.Ll., vjeç 36, banues në Milot, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Kurbin
Kurbin
Finalizohet operacioni i koduar "Kurbini"
Zbardhen ngjarjet e ndodhura më datë 18.07.2017 dhe 17.08.2017 ku shtetasit N.K., i është bërë atentat duke e plagosur me armë zjarri si dhe makinës së tij i është vendosur lëndë eksplozive.
Hetim me metoda proaktive nga Policia e Kurbinit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Identifikohet autori i dyshuar si organizator dhe porositës i kryerjes së këtyre veprave penale ndaj shtetasit N.K.
Falë një pune profesionale të mirëorganizuar, lokalizohet dhe kapet ky autor i dyshuar
Arrestohen edhe 2 shtetase të tjera për "Falsifikim dokumentesh"
Më datë 06.06.2018, pas një pune intensive hetimore disa mujore ndjekur me metoda proaktive hetimi, nga strukturat për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, është finalizuar me sukses operacioni i koduar " Kurbini".
Si rezultat i tij , u bë i mundur zbardhja e 2 ngjarjeve kriminale të ndodhura me datë 18.07.2017 ku shtetasit N.K., banues në Fushë Milot i kanë vendosur lëndë plasëse eksplozive mjetit të tij si dhe ngjarjes së ndodhur me datë 17.08.2017, ku po ndaj këtij shtetasi është bërë atentat me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur, duke u identifikuar autori i dyshuar si organizatori dhe porositësi i kryerjes së këtyre ngjarjeve kriminale.
Pas një pune të mirëorganizuar profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi për t'u vendosur para përgjegjësisë ligjore, konkretisht:
- F.Gj., 57 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Vrasje me paramendim' mbetur në tentativë" dhe "Shkatërrim prone me eksploziv" kryer në bashkëpunim " parashikuar nga nenet 78-22-25 të Kodit Penal dhe 152 të Kodit Penal.
Motivi i këtyre ngjarjeve dyshohet një konflikt i ndodhur që në vitin 1997 në fshatin Fan të Mirditës, i cili ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit duke mbetur të vrarë 2 shtetas dhe plagosur shtetasi F. Gj. dhe një shtetas tjetër. Për këtë ngjarje është dënuar shtetasi N.K., për veprat penale " Vrasje me dashje" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Po në lidhje me këtë operacion, janë ndaluar edhe shtetaset:
- A.I., 23 vjeçe, banuese në Vlorë
- I.K., 20 vjeçe, banuese në Vlorë
Edhe për këto 2 shtetase Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin më datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Shitja e paautorizuar e kartave SIM" parashikuar nga nenet 186/2 dhe 293/d të Kodit Penal pasi këto shtetase kanë falsifikuar dokumentet duke pajisur me karta SIM celulari autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, shtetasin F.Gj., dhe ekzekutorin.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për identifikimin e ekzekutorit të ngjarjeve dhe kapjen e vendosjen e tij para përgjegjësisë ligjore.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip BMW X5 në pronësi të shtetasit F.Gj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasve M.D., dhe S.D., vjeç 21 e 28, banues në Laç, pasi dyshohet se në lagjen nr.4, Laç, kanë goditur shtetasin R.P., vjeç 17, banues në Laç, bazuar në nenet 89, 25, 279 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Shkodër
Informacion Paraprak
Më datë 07.06.2018  në orën 11.40 jemi njoftuar se në fshatin Mes, Shkodër në Lumin Kir është mbytur në ujë shtetasi M. M. 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj Ri.
Trupi i pajetë u dërgua në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër
Po kryhen veprimet proceduriale me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 07.06.2018, shtetësia K.Sh., vjeçe 21, banues në Shkodër, kallëzon se, më datë 05.06.2018, i është larguar nga banesa bashkëjetuesi Gj.J., vjeç 23, banues në Shkodër. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Më datë 07.06.2017, në fshatin Pepaj, Njësia Administrative Shosh, te “Shpati Pepajve” dhe në lagjen Gurrë, te “Pylli me lajthi”, pronë publike, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 220 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, gjatë natës, në fshatin Shtoj i Vjetër, kanë vjedhur në zyrat e një kompanie, me pronar shtetasin L.T., vjeç 47, ku kanë marrë një sasi euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin P.M., vjeç 85, banues në Shkodër, pasi dyshohet se djali N.M., vjeç 53, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 07.06.2018, gjatë natës, në fshatin Ramekaj, është vjedhur zyra një kompanie, me pronar shtetasin A.Gj, vjeç 49, ku kanë marrë Hard-Diskun e Serverit të dhënave të Kompanisë dhe 2 USB flash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin I.I., vjeç 39, banues në Shënavlash, Durrës, bazuar në nenet Neni 275, 84, 119 të Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit e mitur A.I, A.A dhe A.V, vjeç 14, 12 e 11, banues në fshatin Topojan. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 500 lekë dhe 2 USB. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin B.B., vjeç, 57, banues në  fshatin Canaj, pasi dyshohet se në Canaj, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasen E.D., vjeçe 26, banues në fshatin Koçanaj, pasi dyshohet se ka aplikuar për kartë identiteti dhe pasaportë biometrike duke falsifikuar dokumentet. Neni 189 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 07.06.2018, në fshatin Vranisht, duke punuar në kopsht, ka rënë në gjendje kome dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasja N.M., vjeçe 53, banuese në Has. Nga veprimet rezultoi se kjo shtetase vuante nga tensioni i lartë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.D., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 15.05.2018, në afërsi të PKK, Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 07.06.2018, në PKK, Port, Durrës, u kap shtetasi Kosovar në kërkim G.P., vjeç 26, banues në Kosovë, pasi Gjykata Themelore Prishtinë, ka lëshuar dy urdhra “Arresti”, për veprën penale “Vjedhja”.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 07.06.2018, në SPK, Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim E.A., vjeç 19, banues në Korçë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1  i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 06.06.2018, në Shkodër, në vendin e quajtur “Vukpalaj”, u kapën  17 shtetas të  huaj të cilët më datë 06.06.2018 janë larguar nga QKPA Babrru Tiranë, nga Palestina, Libia, Maroku, Libia, Siria dhe Pakistani. Në përfundim të procedurave u vendos të ridërgohen në  QKPA,  Babrru  Tiranë.

Më datë 07.06.2018, në kufirin e gjelbër tek ”Varri i ushtarit”, u kapën 7 shtetas të huaj, të cilët më datë 05.06.2018, janë larguar nga QKPA Babrru Tiranë, nga Algjeria, Maroku, Libia dhe Siria. Në përfundim të procedurave u vendos të ridërgohen në  QKPA,  Babrru  Tiranë.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1