Elbasan - Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. 08.06.2018

ElbasanDrejtoria Elbasan

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

Kapet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma-Itali, i dënuar me 4 vjet e 1 muaj burg nga Gjykata Perdonone Italiane për vjedhje

Gjithashtu është kapur dhe ndalur edhe një person në kërkim kombëtar i dënuar me 6 muaj burg për vjedhje

Mbi bazën e Informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë Peqin në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

• A. R, 40 vjeç, banues në Peqin.

Gjykata Perdonone Itali, me vendimin Nr.134/2018CO, e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burg për veprën penale, "Vjedhja" parashikuar nga nenet 624, 61, 99, 81, të Kodit Penal Italian.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në Itali.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar:
• O. G, 36 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendim Nr. 686 datë 22.07.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale "Vjedhja".

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2