Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 09 Qershor 2018

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës 01drejtoria new

Më datë 08.06.2018, në rrugën “Eshref Frashëri”, shtetasi Xh.M. vjeç 32, banues në Tiranë, ka vrarë me armë zjarri shtetasen Xh.Ç. vjeçe 19, banuese në Tiranë, dhe më pas është vetëvrarë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit pistoletë tip “TT“ model 54, dy fishekë dhe tre gëzhoja. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Nenet 78 e 278 të Kodit Penal.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar

1.Tiranë
Finalizohet nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Banesa 2”.
Iu shet të njëjtin apartament dy personave të ndryshëm.
Ndalohet ndërtuesi për mashtrim si dhe procedohen në gjëndje të lirë Administratoria dhe Ekonomistia e firmës së ndërtimit.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë më datë 08.06.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Banesa 2”, ndaluan shtetasin :
- B.A. 57 vjeç, banues në Tiranë ( me profesion ndërtues dhe aktivitet privat në fushën e ndërtimit )
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi shtetasi G. Sh., ka kallëzuar se është mashtruar nga shtetasi B.A. për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 65 m2, me leje zhvillimore Nr.224, datë 16.06.2010, në vlerën 30 000 Euro, apartament të cilin ndërtuesi B.A. më datë 17.03.2018 ia ka rishitur shtetasit B. I., duke përfituar një shumë 35 milionë lekë.
Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetaset :
- A. A., 57 vjeçe, banuese në Tiranë ( me detyrë Administratore e firmës së Ndërtimit )
- G. Ç., 35 vjeçe, banuese në Tiranë ( me detyrë Ekonomiste e Firmës së Ndërtimit )
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “ Mashtrim në shuma të mëdha”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose Formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 143/2, 189 dhe 190 të Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 08.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B. vjeç 20, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Halil Bega”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford Fiesta”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.R.vjeç 41,banues në Tiranë, sepse më datë 07.06.2018, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasen E.P. vjeç 26, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
Më datë 09.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D. vjeç 36, banues në Pogradec, sepse në rrugën “Sulejman Delvina”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.C. vjeç 36, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Rinasit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.L.vjeç 83,banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi Xh.C. është larguar nga vendi i ngjarjes ku është kapur më pas. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit N.H. dhe K.B. vjeç 51 dhe 33, banues në Tiranë e Durrës, sepse në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi K.B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues N.H. i cili ka përplasur mjetet tip “Ford” dhe “Toyota”, me me drejtues L.V. dhe A.D. vjeç 20 dhe 26, banues në Tiranë. Për pasojë janë aksidentuar pasagjerët në mjetin “Toyota”, shtetasit A.Rr. fëmija i mitur me iniciale E.D, shtetasi K.R. dhe drejtuesi N.H. vjeç 34, 6 muajsh dhe 21, banues në Tiranë, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 08.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.Gj.vjeç 48, banues në Elbasan, sepse në lagjen “Partizani”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Kinron”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Korçë
Më datë 08.06.2018, Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim:
- E. B.31 vjeç, banues në Ersekë.
Shtetasi i mësipërm është kthyer deportiv nga Italia, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të formës së prerë nr 201 datë 11.06.2013 e ka dënuar me 4 vjet burg për veprën penale "Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Në vitin 2013, E.B. nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shtetasi nga Erseka një shumë prej 13 mijë Euro duke i premtuar se do ta ndihmonte për të ikur në Angli.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Fier
Vjedhin shuma të konsiderueshme lekësh më shumë se një herë në hipermarketin ku punojnë duke shpërdoruar detyrën, ndalohen nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetaset:
1.S. Gj. 24 vjeçe, banuese në Lushnje.
2.E. M. 28 vjeçe, banuese në Lushnje.
Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e Hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” më shumë se njëherë" parashikuar nga Nenet 135 e 50 gërma “h” të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 08.06.2018,u arrestua në flagrancë shtetasi L.K. vjeç 64, banues në fshatin Grapsh, sepse në aksin nacional Kakavijë–Gjirokastër, pranë kthesës së fshatit Jorgucat, duke drejtuar mjetin kamionçinë tip “Nissan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë, ka aksidentuar këmbësoret shtetaset S.K. dhe H.Ç. vjeçe 37 e 39, banuese në Gjirokastër, të cilat gjatë rrugës për në spital kanë gjetur vdekjen, si dhe këmbësoren P.Gj. vjeçe 40, banuese në Gjirokastër, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 290/3 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen S.Gj. vjeçe 23, banuese në Malësi e Madhe, sepse dyshohet se ka falsifikuar një vërtetim gjakmarrje të Komisariatit Policisë Malësi e Madhe. Neni 186 i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasen A.L. vjeçe 28, banuese në Shkodër, sepse në lagjen “Partizani”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.
I. 1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë

Seksioni për krimet ekonomik e financiar

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin I.S.vjeç 42, banues në Kavajë, sepse në Plazhin e Golemit, në një lokal, ka tentuar të këmbejë një kartëmonedhë të prerjes 100 euro, e cila dyshohet e falsifikuar. Neni 183 i Kodit Penal.
Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin Neni 149/a i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasen K.L. vjeçe 33, për nenin 149/a të Kodit Penal.
Komisariati Policisë Tropojë

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin S.N. vjeç 35, banues në fshatin Shumicë, sepse dyshohet se ka falsifikuar një kartë identiteti dhe një pasaportë biometrike. Neni 189 i Kodit Penal.
II. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.K. vjeç 55, banues në Tiranë, sepse në banesën e tij, u kap duke bërë ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.Rr. vjeç 57, banuese në Tiranë, sepse ka kanosur shtetasen V.A. vjeç 63, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasinA.R. vjeç 65, banues në Tiranë, sepse në fshatin Petrelë, në tokën e tij, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, shtetasi Z.J. vjeç 62, banues në Tiranë, ka bërë kallzim, se në rrugën “Xhorxhi Martini”, shtetasi U.P. vjeç 37, banues në Tiranë, i ka prishur murin rrethues dhe një pjesë të çatisë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.
Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 08.06.2018, rreth orës 22:45, tek Diga e Liqenit Artificial të Tiranës është konstatuar nga kalimtarët i ulur në një stol dhe pa shenja jete, një shtetas i paidentifikuar i moshës rreth 55 vjeç.
Nga kqyrjet paraprake nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet për vdekje natyrale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.A. vjeç 26, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Zhan Dark”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 07.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.D. vjeç 40. Neni 237 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin B.B. vjeç 60, banues në Tiranë, sepse dyshohet se më datë 07.06.2018, në Selitë të Vogël, duke kryer punime si marangoz , i ka vjedhur një shumë lekësh në banesë shtetases A.P.vjeçe 23,banuese në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale i’u sekuestruan një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.Ll. vjeçe 57, banuese në Tiranë, sepse është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, shtetasi E.M. vjeç 32, banues në Tiranë, ka bërë kallzim se para 10 ditësh, i është larguar nga banesa vëllai, shtetasit B.M. vjeç 41. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.
Më datë 08.06.2018, shtetasi A.H. vjeç 36, banues në Tiranë, ka bërë kallzim se në orën 16:00, në rrugën “Don Bosko”, i kanë marrë telefonin e markës “Iphone 6S”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin V.L. vjeç 50, banues në Vlorë, sepse tek sheshi “Shqiponja”, ka kanosur me fjalë, shtetasin N.M. vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin D.B. vjeç 44, banues në Tiranë, sepse pranë parkut “Rinia”, ka kanosur shtetasin R.M. vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim P.M. vjeç 57, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprat penale “ Prodhimi , mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” , “ Plagosje e lehte me dashje” kryer ne bashkepunim ndaj shtetasit E.M., me datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasit në kërkim I.Sh. dhe M.D. vjeç 34 e 25, banues në Tiranë. Nenet 89, 25 dhe 279 të Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen E.Ç. vjeçe 32, banuese në Tiranë, sepse ish bashkëshorti shtetasi R.Ç. vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.K.vjeç 33, banues në Burrel, sepse nëpërmjet telefonit, ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj ish bashkëshortes E.Ç. vjeçe 33, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e këtij shtetasi. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.N. vjeç 40, banues në Tiranë, sepse në lokalin e tij, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.L. vjeç 38, banues në Tiranë, sepse në Dajt, tek bar restoranti në pronësi, nga punonjësit e UKT-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e ujit. Neni 159 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.M. vjeç 53, banues në Tiranë, sepse ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj ish bashkëshortes shtetases F.Sh. vjeçe 46. Punohet për shoqërimin e shtetasit E.M. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.(Sh). vjeç 46, banuese në Tiranë, sepse ish bashkëshorti E.M. vjeç 53, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 08.06.2018, shtetasi H.A. vjeç 39, banues në Babrru, ka bërë kallzim, se më datë 07.06.2018, ora 21:00, në Paskuqan, i kanë vjedhur motorin tip “Dayang”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit e mitur , vjeç 12, 13 dhe 10, banues në Paskuqan.Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Sh.H. vjeç 33, banues në Tiranë, sepse në lokalin në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Neni 197 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç. vjeç 41, banues në Tiranë, sepse në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes, shtetases T.Ç. vjeçe 35, te cilës bashkë me dy fëmijët e mitur, iu plotësua kërkesë- padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin N.G. vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit B.Ç. dhe Rr.Ç. dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit K.P. dhe B.Ç. vjeç 52, 45, 52 dhe 45, banues në Ndroq e Tiranë, sepse në fshatin Butac, kanë pushtuar tokën e shtetases N.T. vjeçe 43, banuese në Ndroq, dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar në kryerjen e detyrës. Nenet 200 dhe 236 të Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K.D. vjeçe 29, banuese në Tiranë, sepse nëpërmjet telefonit, bashkëshorti, shtetasi E.D. vjeç 35, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.Q. vjeç 35, banues në Rrogozhinë, i sëmur mendor, sepse në banesë ka kanosur për vrasje dajën, shtetasin M.M. vjeç 75, banues në Rrogozhinë. Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin H.K. vjeç 58, banues në Durrës, sepse u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin L.J. vjeç 43, banues në Durrës, sepse u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a/1 Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.K.vjeç 27, banues në Durrës, sepse në lagjen 6, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.H. vjeç 48, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.K. banues në Durrës, sepse në lagjen 6, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetases M.D. vjeçe 29, banuese në Durrës, sepse më datë 07.06.2018, në lagjen 13, Plazh, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, i kanë vjedhur një çantë dorë , ku kishte brenda nje shumë monetare dhe disa dokumente, shtetasit A.M. 56 vjeç, banues në Durrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorëve. Neni 139/2 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit A.A. dhe E.B. vjeç 21 dhe 25, banues në fshatin Rrashbull, sepse në lagjen 13, Plazh, kanë kanosur me fjalë, shtetasin A.Zh. vjeç 23. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.M. vjeç 26, banues në Durrës, sepse në fshatin Hamallaj, duke drejtuar motoçikletën tip “Aprilla”, ka dalë nga rruga, për pasojë, janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe këmbësori B.S. vjeç 83, banues në Hamallaj, pasi kanë marrë mjekime në spital, u larguan për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Gj.Sh. vjeç 48, banues në Shkodër. Neni 277 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Ç.Sh. vjeç 43, banues në Durrës, sepse në në lagjen 15, në banesë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur bashkëshorten e tij, shtetasen A.Sh. vjeç 42, e cila ka ndërruar jetë. Neni 79/C i Kodit Penal.
Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.Rr. vjeç 23, banues në Durrës, sepse në lagjen 1, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 18.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin Xh.M. vjeç 24, banues në fshatin Bathore Tiranë, sepse në fshatin Tapizë, Krujë, i ka pushtuar një sipërfaqe toke, shtetasit A.K. vjeç 43, banues në Tapizë. Neni 200 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Krujë, për shtetasin F.C. vjeç 55, sepse në Fushë–Krujë, ka dëmtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases M.S. vjeç 50 , banuese në Krujë. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.D. vjeç 47, banues në Maminas, sepse në fshatin Rubjek, ka kanosur me fjalë, shtetasin K.Xh. vjeç 18, banues në Rubjek. Neni 84 Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 08.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.M. vjeçe 24, , banuese në fshatin Zavalin, sepse bashkëshorti, shtetasi O.M. vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 08.06.2018, gjatë natës, në lagjen “Haxhias”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit L.K. vjeç 40, ku kanë marrë bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin I.T. vjeç 44, banues në Korçë, sepse dyshohet se për shkak të detyrës, ka kanosur me fjalë, shtetasin L.Th. vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 238 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, gjatë natës, në fshatin Voskopojë, kanë vjedhur banesën e shtetasit V.Sh. vjeç 61 , banues në Korçë, ku kanë marrë disa pajisje elektro shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen K.A. vjeçe 31, banuese në Korçë, sepse bashkëshorti E.A. vjeç 40, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 08.06.2018, jemi njoftuar se në fshatin Voskopojë, një automjet tip "Benz" me targa AA 909 BH me drejtues shtetasin M.B, rreth 34 vjeç, banues në Voskopojë, është përplasur me një motoçikletë tip "Suzuki" me targa AE 939 me drejtues shtetasin I.D, rreth 32 vjeç dhe pasagjer shtetasin K.H, rreth 32 vjeç, të dy banues në Korçë.
Për pasojë kanë marrë dëmtime këta të fundit, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin Y.M. vjeç 39, banues në fshatin Buçimas, sepse në vendin e quajtur “Guri i Kamjes”, me automjetin tip “Ifa”, pa targë, u kap duke transportuar 12 m3 lëndë drusore, pa leje dhe gjatë kontrollit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Nenet 205 e 242 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin U.S. vjeç 45, banues në fshatin Piskupat, sepse ka goditur me sende të forta, shtetasin G.S. vjeç 44, banues në Piskupat. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 08.06.2018, në fshatin Starje, shtetasi S.T. vjeç 33, banues në Starje, është rrëzuar nga kali dhe për pasojë ka marrë lëndime në kokë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.
Komisariati i Policisë Berat

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin E.Q. vjeç 26, banues në Berat, sepse ka kanosur shtetasen A.Zh. vjeç 25, banuese në Berat. Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.B. vjeç 31, banues në Dobrushë, sepse u kap në Malin Novajt, duke nxjerrë pllaka guri. U sekuestrua mjeti tip “Nisan Patrol”, ngarkuar me pllaka guri në cilësinë e provës materiale. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Fier

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë panë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, dhe punohet për kapjen e shtetasve I.O. dhe S.O. vjeç 54 dhe 18, banuese në Levan sepse shtetasja A.O. vjeç 28, banuese në Levan, ka bërë kallzim se është dhunuar fizikisht nga vjehrri dhe kunatin i saj, shtetasit e proceduar.Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin Z.H. vjeç 54, banues në fshatin Vidhisht, Rroskovec, sepse ka goditur fizikisht shtetasin F.H. vjeç 37, banues në Vidhisht. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 07.06.2018, gjatë kontrollit të territorit, në tokë pa pronar, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjorgos, njësia Administrative Cakran, janë gjetur dhe asgjësuar 75 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa të cilat u asgjësuan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier. Neni 284 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, në fshatin Gorishovë, është gjetur i vetëvarur në banesën e tij shtetasi F.T. vjeç 54, banues në Gorishovë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.
Më datë 08.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin R.(Y.)G. Vjeç 35, banues në Patos, sepse vëllai i tij, E.G. vjeç 37, ushtron dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkalles së Parë Fier. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin O.L. vjeç 26, banues në Patos, sepse në unazën e qytetit Patos, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, ka dalë nga rruga, për pasojë, është aksidentuar pasagjeri, J.M. vjeç 15, banues në Patos, i cili pas mjekimit dhe është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
Fier
Mashtron një shtetas duke i marë 7500 euro, ndalohet nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasen:
-L.Ll. 51 vjeçe, banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier (E dënuar më parë për "Mashtrim")
Ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Mashtrimi" parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, ora 22:20 në lagjen “Liri Gero”, shtetasi R.K. vjeç 58 , duke u ngjitur për në banesën e tij, në katin e tretë, ka humbur ndjenjat dhe është rrezuar te shkallët e pallatit dhe gjatë transportimit për në spital ka gjetur vdekjen. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.
9.Më datë 08.06.2018, ora 19:40, në fshatin Frakull, shtetasi A.T.vjeç 36 , duke drejtuar motoçikletën tip “Honda”, ka dalë nga rruga, e për pasojë ka marrë dëmtime, e ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.
Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 08.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen P.H. vjeçe 19, banuese në fshatin Grabian - Divjakë, sepse bashkëjetuesi G.Sh. vjeç 23, banues në fshatin Grabian, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkalles së Parë Lushnjë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Divjakë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin:
-T.K. 31 vjeç, banues në Gradisht, Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 08.06.2018, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M.K, 68 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 07.06.2018, në fshatin Mesaplik, në banesë, në gjendje depresioni, është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, shtetasi R.Rr. vjeç 28. Me cilësinë e provës materiale u bllokua pistoleta tip “Ekol Special”, kalibri 7.65 mm, me 4 fishekë, pa leje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë.Nenet 99 e 278 të Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen A.K.(K.) vjeçe 36, banuese në Vlorë. Neni 277 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, gjatë natës, në fshatin Nartë, në një magazinë të shtetasit L.S. vjeç 61, banues në Tiranë, kanë vjedhur disa kabllo elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit G.D. dhe H.T. vjeç 15 dhe 16, banues në Vlorë, sepse kanë goditur fizkisht shtetasin P.C. vjeç 22. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, ora 17:30, në fshatin Matogjin, në malin e Çipinit, larg qendrës së banuar, në një pyll me pisha, ka rënë zjarr dhe më datë 09.06.2018, në orën 01:15, zjarri është fikur dhe nuk ka problem. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Informacion paraprak.
Më datë 09.06.2018, ora 03:40, është sjellë nga familjarët në Spitalin Rajonal Vlorë, e pajetë shtetasja A.Xh. vjeçe 64, banuese në Treblovë, Selenicë. Nga hetimet paraprake dyshohet për shkaqe natyrale. Informacion paraprak.
Komisariati i Policisë Sarandë

Sarandë
Në zbatim të plan masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik.
Arrestohet në flagrancë një shtetas, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.
Seuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe një automjet.
Në kuadër të zbatimit të plan masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, policia ka vijuar kontrollet e shumta me qëllim evidentimin dhe parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale.
Si rezultat i kontrolleve është arrestuar në flagrancë shtetasi:L. N. 27 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.
Ky shtetas është konstatuar në lagjen ''Nr.1'', duke qarkulluar me mjetin tip ''Smart'', në të cilin mbante një armë zjarri pistoletë pa leje.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:arma e zjarrit pistoletë tip ''TT'' si dhe automjeti.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Policia shprehet e vendosur dhe e gatshme për të goditur çdo rast paligjshmërie me qëllim garantimin e një sezoni turistik sa më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin D.M. vjeç 18, banues në Sarandë, sepse në lagen nr.1, u kap duke drejtuar pa leje drejtim motomjetin tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 07.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Lezhë, për shtetasit E.T., J.Ll., M.N. dhe R.Gj. vjeç 19, 18, 19 dhe 21 , banues në Merqi, Troshan, Gjadër e në Shëngjin, sepse Shëngjin, janë konfliktuar fizkisht me njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.B. vjeç 57, banues në Ishull - Lezhë, sepse në Ishull Lezhë, ka kanosur me fjalë, shtetasen M.B. vjeç 64, banues në fshatin Krajen. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin D.Ll. vjeç 70, banues në fshatin Mabe. Neni 277 i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës datë 02.06.2018, që bënë fjalë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit Gj.N. e S.N. vjeç 36 dhe 19, banues në Lezhë, dhe punohet për kapjen e shtetasit K.N. vjeç 22, banues në Lezhë. Nenet 278/4, 84, 89, 25 dhe 274 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F.H. vjeç 19, banues në fshatin Fushë Kuqe, sepse në këtë fshat, ka goditur fizikisht shtetasin L.M. vjeç 55, banues në fshatin Gorre. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin H.T. vjeç 64, banues në Shkodër, sepse në lagjen “Perash”, ka plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin M.T. vjeç 71, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin A.V. vjeç 44, banues në Velipojë, sepse në qendër Velipojë, ka plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin N.M. vjeç 58 , banues në Velipojë. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin D.Gj. vjeç 19, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër, sepse nëpërmjet telefonit ka kanosur, shtetasin Gj.P. vjeç 67, banues në fshatin Razëm. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës,për shtetasin Q.E. vjeç 55, banues në Kukës, sepse në Kukës, ka ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin A.D. vjeç 46, banues në fshatin Berishë, sepse në fshatin Shëngjergj, duke peshkuar në liqenin e Fierzës, me lëndë plasëse, është vetëplagosur, e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 278/5 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 08.06.2018, në Batër, në minierën e kromit, shtetasi N.L. vjeç 53, banues në fshatin Gurrë e Madhe, me profesion minator zjarrmëtar në këtë minierë, në galeri, duke vendosur një granatë për zhbllokim, i ka shpërthyer, e për pasojë ka marrë dëmtime në fytyrë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.
Më datë 08.06.2018, në fshatin Gjuras, shtetasi S.T. vjeç 62, banues në Gjuras, ka rënë nga një pemë në një lartësi 5 metër, ku për pasojë, është dëmtuar e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.
Komisariati i Policisë Mat

Klos
Kapet dhe arrstohet në kohë rekord autori i cili në qytetin e Klosit plagosi me thikë shtetasin G.P.
Në vijim të informacionit paraprak, ku gjatë paraditës së sotme datë 08.06.2018, në verandën e një lokali, u konfliktuan dy persona, dhe mbeti i plagosur me thikë njëri prej tyre, shërbimet e policisë të Komisariatit Mat, dhe të stacionit të Policisë Klos, vijuan krehjen e zonës për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes u largua nga vendi i ngjarjes.
Si rezultat i kontrollit në afërsi të fshatit Pleshë-Klos, u arrit të kapet dhe arrestohet në flagrancë shtetasi :
- S.R. rreth 28 vjeç, banues në fshatin Patin-Klos, autori i dyshuar i cili plagosi me thikë shtetasin G.P, i cili po merr ndihmë mjekësore në Tiranë.
Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta (konflikt i çastit).
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një thikë.(e përdorur nga autori).
Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.
III. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Më datë 08.06.2018, pranë DVKM, Tiranë, nga Komisariati i Policisë Nr.6, Tiranë, janë shoqëruar 8 shtetas të huaj të cilët kanë hyrë ilegalisht në kufirin tokësor Greko-Shqiptar në afërsi të Kakavijës, Gjirokastër, më datë 08.06.2018, K.K., K.H., Sh.H., A.M., N.A., X.A., H.H. dhe B.R. vjeç 32, 22, 21, 27, 23, 23, 27, dhe 45, me shtetësi Irakene. Në përfundim të procedurave u vendos të dërgohen në QKPA Babrru Tiranë.
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B.B. vjeç 26, banues në Shkodër, sepse në PKK Rinas, gjatë kontrollit, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale pasaporta e paraqitur me emër të një shtetasi tjeter, që kërkonte të shfrytëzonte ngjashmërinë. Neni 189 i Kodit Penal.
Më datë 08.06.2018, në PKK Rinas, u ekstradua për në Itali, shtetasi në kërkim ndërkombëtar F.I. vjeç 27, banues në fshatin Stojan Mat, sepse Gjykata e Italiane, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Vrasja me dashje”. Nenet 81, 110, 112, 575 dhe 577 të Kodit Penal Italian.
Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.M.vjeç 33, banues në Tepelenë, sepse më datë 05.04.2018, në afërsi të PKK Konispol, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më datë 08.06.2008, u arrestua në flagrancë shtetasi M.T. vjeç 20, banues në Turqi, me sepse në SPK Port, Durrës, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kartë identiteti Rrumune e cila dyshohet të jetë e falsifikuar dhe po e përdorte për të kaluar kufirin. Neni 189 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 07.06.2018, nga shërbimet S P K Kapshticë, në kufirin e gjelbër në fshatin Tren, Devoll, u kapën 3 shtetas të huaj të cilët kanë kaluar kufirin e RSH, në mënyrë të paligjshme, A.M., M.A. dhe S.A. vjeç 21, 20 dhe 29 , me shtetësi Siriane. Në përfundim të procedurave u vendos të ridërgohen në QKPA, Babrru, Tiranë.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 08.06.2018, në SPKM Tre Urat, u kap shtetasi në kërkim E.K. vjeç 33, banues në Leskovik, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 20 ditë burg për dhunë në familje. Neni 130/a i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 07.06.2018, nga shërbimet e SPK Hot, Shkodër, mbi shina tek Hani Hotit, u kapën 4 shtetas te huaj, M.J., R.A., F.K. dhe M.S. vjeç 22, 22, 19 dhe 22 , me shtetësi Siriane dhe më datë 08.06.2018, nga patrulla e përbashkët Shqiptaro- Malazeze , në kufirin e gjelbër në Muriqan , u kapën 2 shtetas të tjerë te huaj, të cilët ishin larguar nga QKPA Babrru, Tiranë, M.M. e S.A. vjeç 33 dhe 27, nga Tunizia e Maroku. Në përfundim të procedurave u vendos që për të 6 shtetasit e huaj të dërgohen në QKPA Babrru, Tiranë.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1