Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 Qershor 2018

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 09.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.L. vjeç 31, banues në Tiranë, sepse në Kamzë, në një lokal, nga kontrolli fizik i’u gjetën dhe sekuestruan 0.4 gram lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.Ll. vjeçe 20, banuese në Tiranë, sepse në bulevardin “Zogu i I-rë”, tek një club, nga kontrolli fizik i’u gjetën dhe sekuestruan 0.8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
3. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.D. vjeçe 26, banuese në Tiranë, sepse në rrugën “Xhorxh Bush”, tek nje club, nga kontrolli fizik, i’u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 1.4 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1. Më datë 09.06.2018, u referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.H. vjeç 21, banues në Sauk, sepse në Sauk i Vjetër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin L.K. vjeç 25, banues në Tiranë, i cili ka goditur mjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin B.P. vjeç 53, banues në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi L.K., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.06.2018, në rrugën e Paskuqanit, një mjet tip “Smart” ka aksidentuar shtetasen B.P. vjeçe 24, banuese në Babrru, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikim e kapjen e autorit. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.
3. Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L. vjeç 31, banues në Tiranë, sepse në lagjen e “Çollakëve”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubishi”. Neni 291 i Kodit Penal.
4. Më datë 10.06.2018, ou arrestua në flagrancë shtetasi I.G. vjeç 52, banues në Tiranë, sepse në Vorë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Kama” . Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin K.Gj. vjeç 32, banues në Durrës, dhe po punohet për kapjen e tij, sepse në lagjen nr. 17/1, gjatë kontrollit të ushtruar në lokali Euro Lloto, , i’u gjetën 20 qese me peshë 115.5 gr. lëndë bimore të llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin G.D. vjeç 29, banues në Shkodër, sepse ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 0.2 gram lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Sektori për hetimin e krimeve të rënda
1. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit L.H. vjeç 24, banues në fshatin Seferan, sepse ka tentuar të vrasë, duke e plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin D.K. vjeç 45, banues në Seferan, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.H. vjeç 23, banues në fshatin Kusarth, sepse në fshatin Bradashesh, duke drejtuar mjetin tip “Benz” , ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar shtetasin S.Ll. vjeç 35, banues në fshatin Bradashesh, i cili  ka ndërruar jetë në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan. Neni 290 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Në vijim të komunikates datë 30.05.2018, që bënë fjalë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, më datë 09.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim policor M. A. vjeç 44, banues në Pustec. Neni 174 i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.06.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin I.D. vjeç 31,banues në Korçë, sepse në aksin rrugor Korçë -Voskopojë , duke drejtuar me leje drejtimi  motorin  tip “ Suzuki”, është përplasur me mjetin tip “Benz” të drejtuar nga M.B. vjeç 34,banues në Voskopojë, ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorit shtetasi K.H. vjeç 23, banues në Korçë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
1. Gjirokastër
Vazhdon puna për ndalimin e personave të shpallur në kërkim.
Ndalohet një shtetas për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim".
Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit për shtetasin:   
- D.N. 21 vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka vendosur masën e sigurimit personal arrest me burg ndaj të dyshuarit D.N. për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K.N. vjeç 18, banues në Gjirokastër, sepse në  lagjen ”18 Shtatori , u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Nisan” . Neni 291 i Kodit Penal.


II. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 1
1. Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S. vjeç 35, banues në Tiranë, sepse tek Liqeni i Thatë, ka goditur me sende të forta, shtetasin I.Sh. vjeç 44, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 88 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2
1. Më datë 09.06.2018, u referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin U.Gj. vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.06.2018, u referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B. vjeç 23, banues në Tiranë, sepse në agjensinë e marrjes së mjeteve me qera, të shtetasit B.Xh. , nëpërmjet mashtrimit, ka marrë mjetin tip “Daimler” dhe kur e ka dorëzuar nuk i ka shlyer detyrimin monetar . Neni 143 i Kodit Penal.
3. Më datë 09.06.2018, u referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit e mitur me iniciale E.H. dhe K.B. vjeç 14 dhe 15, banues në Tiranë, sepse kanë goditur me sende të forta shtetasin e mitur me iniciale B.Z. vjeç 14, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3
1. Më datë 09.06.2018, shtetasi A.S. vjeç 40, banues në Tiranë, ka bërë kallzim se më datë 03.06.2018, bashkëshortja R.S. vjeç 31, ka braktisur djalin e mitur dhe është larguar. Punohet për gjetjen e shtetases. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Neni 124 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D. vjeç 63, banues në Tiranë. Nenet 134, 150 e 277 të Kodit Penal.
3. Më datë 09.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin e mitur 6 vjeç, banues në Tiranë, sepse babai i tij shtetasi A.M. vjeç 40, banues në Tiranë, gjatë kohës që ka patur në kujdestari djalin, nuk është kujdesur për të. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
4. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.G. vjeç 37, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Kavajës”, ka kanosur me fjalë motrën, shtetasen I.B. vjeçe 39 , banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
5. Më datë 09.06.2018, në Breg Lumi, në banesë, shtetasi M.R. vjeç 42, në gjendje të dehur është rrëzuar nga ballkoni i katit të dytë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.
6. Më datë 10.06.2018, në rrugën e “Barrikadeve”, shtetasit A.B. vjeç 29, banues në Tiranë, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4
1. Më datë 09.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen G.P. vjeçe 36, banuese në Tiranë, sepse bashkëshorti shtetasi A.P. vjeç 43, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
2. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.P. vjeç 43, banues në Tiranë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases G.P. vjeçe 36. Neni 130/a i Kodit Penal.
3. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Sh. vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.
4. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.M. vjeç 37, banues në Tiranë, sepse ka kanosur me fjalë shtetasin Z.C. vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
5. Në vijim të komunikatës datë 08.06.2018, që bën fjalë për vepren penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me datë 09.06.2018, shtetasi E.N. vjeç 40, banues në Tiranë, paraqiti lejen për punimet e brendshme të lokalit, lëshuar nga Njësia Administrative Bashkiake Nr. 3.
6. Më datë 09.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.Sh. vjeçe 85, banuese në Tiranë, sepse djali shtetasi F.Sh. vjeç 63, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
7. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.Sh. vjeç 63, banues në Tiranë, sepse ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës, shtetases S.Sh. vjeçe 85. Neni 130/a i Kodit Penal.
8. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.T. vjeçe 57, banuese në Tiranë, , sepse në banesë, ka goditur (mbesën) shtetasen E.Sh. vjeçe 22, banuese në Tiranë, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5
1. Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B. vjeç 60, banues në fshatin Zall Mner, sepse në Zall Mner, me sende të forta ka thyer xhamin e mjetit tip “Opel” në pronësi të shtetasit Sh.S. vjeç 63, banues në Maqedoni. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
1. Më datë 09.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Sh. vjeç 32, banues në Tiranë, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshes, shtetases Z.Sh. vjeçe 86. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
1. Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.H. vjeç 28, banues në Kavajë, sepse në lagjen nr. 4, ka goditur fizikisht shtetasin O.Xh. vjeç 33, banues në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Durrës
1. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen Z.A. vjeçe 68, banuese në Durrës , sepse ne banese, ka shkelur Urdhrin e Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, duke ushtruar dhunë ndaj shtetases  M.A. vjeçe 54, banuese në Durrës.Neni 320 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.06.2018 u referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për shtetasin A.Q për tentativë për vetplagosje
3. Më datë 09.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.D. vjeç 25, banuese në Durrës, sepse bashkëjetuesi, shtetasi Xh.K. vjeç 25, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
4. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.P.dhe S.K., vjeç 15 dhe 17, banues në fshatin Shënavlash e Durrës, sepse në Xhavzotaj, në  bashkëpunim, kanë vjedhur dyqanin  e shtetasit T.M. ku kanë marrë një shumë monetare. Punohet për kapjen e S.K. Neni 134/2 i Kodit Penal.
5. Më datë 09.06.2018, u refereruan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin me iniciale M.P., vjeç 15, banues në fshatin Shënavlash, sepse gjatë natës, në lagjen nr. 15, në banesën e shtetasit M.E. ka  vjedhur tel dhe kabull elektrik. Neni 134/1 Kodit Penal.
6. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin me iniciale M.P. dhe E.Sh.( i ndaluar me datë 06.06.2018) vjeç 15 dhe 18, banues në fshatin Shënavlash e Rrashbull, sepse më datë 05.06.2018, në lagjen nr. 15, në bashkëpunim,dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasve L.Z. dhe K.Q. Neni 134/2 Kodit Penal.
7. Më datë 09.06.2018, shtetasi Z.H. vjeç 53, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se në orën 22:00, në lagjen nr. 2, dy persona i kanë marrë një shumë monetare dhe një celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë
1. Më datë 09.06.2018, gjatë natës, në fshatin Budull, kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit F.H. vjeç 52, banues në Thumanë, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.06.2018, gjatë natës, në Fushë Krujë, kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A.C. vjeç 19, banues  në Fushë Krujë, ku kanë marrë 3 televizorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
3. Më datë 09.06.2018,  në territorin e Njësisw Administrative Nikël, në dy parcela pronë publike, ambient i shpyllëzuar, me informacion policor, u gjetën të kultivuara respektivisht 165 dhe 134 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa, të cilat u asgjësuan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë. Neni 284 i Kodit Penal.
4. Më datë 09.06.2018, në fshatin Kodër Thumanë, në banesë është vetëvarur shtetasi A.L. vjeç 25. Nga veprimet e kryera rezulton se prej disa vitesh vuante nga sëmundje mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë. Neni 99 i Kodit Penal.
5. Në vijim të komunikatës datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin A.M. vjeç 47, banues në fshatin Kurcaj. Punohet për kapjen e tij. Neni 248 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan
1. Elbasan
Policia e Elbasanit arreston një shtetas kosovar për Dhunë në Familje dhe Mashtrim.
36 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkejetueses.
Gjithashtu ky shtetas nëpërmjet shpërdorimit të besimit ka mashtruar dy shtetas duke u marrë lekë me premtimin se do ti ndihmonte për tu punësuar.
Urdher arresti edhe nga Kosova për këtë shtetas  për tre vepra penale të  mashtrimit të kryera në Kosovë.
Nga Specialistet për Hetimin e Krimit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- B.P. 36 vjeç,  banues në Vushtri, Kosovë.
Arrestimi i tij  u krye sepse  ndaj tij ka bërë kallzim penal shtetasja  S.P 39 vjeçe banuese Elbasan, se shtetasi B.P. ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdusheme ndaj saj, pasi kjo bashkëjetonte me këtë shtetas.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi B.P. nëpërmjet shpërdorimit të besimit i ka marë një sasi prej 100.000 mjë lek shtetasit F.M. 47 vjeç banues në Elbasan duke i premtuar se do e ndihmonte të regjistronte djalin në Akademin e Sigurisë në Tiranë.
Gjithashtu rezulton se shtetasi i mësiperm i ka marrë duke shpërdoruar besimin një sasi prej 50.000 mijë lekesh edhe shtetasit N.L.32 vjeç banues në Elbasan  të cilit i ka premtuar se do e fuste në punë në Aeroportin  “Nënë Tereza” në Tiranë.
Nga verifikimet e bëra me  Policinë e Kosovës,  ka rezultuar se për këtë shtetas ka urdhër arresti për tre vepra penale për mashtrim.
Nga ana jonë është komunikuar me Zyren Interpol Tirana pr kryerjen e verifikimev të mëtejshme për këtë shtetas.
Matrialet hetimore që bëjë fjalë për veprën penale të “Dhunës në Familje” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga neni 130/a dhe 143 i k. penal do ti kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
2. Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.N. vjeç 43, banues në Elbasan, sepse në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases D.N. vjeç 44. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Cërrik
1. Më datë 09.06.2018, shtetësia D.D. vjeçe 62, banuese në Elbasan, ka bërë kallzim, në Belsh, tek tregu, i kanë vjedhur në çantë një shumë monetare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gramsh
1. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin D.Ç. banues në fshatin Drizë, sepse ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin R.R. vjeç 20, banues në Gramsh, sepse në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Audi” për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Korçë
1. Më datë 09.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin V.M. vjeç 59, banues në Korçë, sepse djali shtetasi J.M. vjeç 21, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
2. Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D. vjeç 19, banues në Korçë, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ndaj ish bashkëshortes, shtetases D.C. vjeç 26, banuese Korçë. Nenet 321/2 e 130/a/1 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Devoll
1. Më datë 09.06.2018, në Bilisht, në banesën e shtetasi Sh.F. vjeç 53, nga shpërthimi i një bombole gazi ka rënë zjarr, për pasojë ka dëme materiale dhe është dëmtuar shtetasi Sh.F. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.
Komisariati i Policisë Berat
1. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat, për shtetasin S.T. vjeç 33, banues në Berat, sepse u konstatua duke bërë një shtesë objekti pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
2. Më datë 09.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen T.R. vjeçe 41, banuese në fshatin Drenovicë, sepse vjehrra, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatës e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
3. Më datë 09.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin G.M. vjeç 64, banues në Berat, sepse djali i tij ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatës e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
4. Më datë 09.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, S.N. vjeç 47, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale ”Kallëzimi i rremë”. Neni 305 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kuçovë
1. Më datë 09.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.B. vjeçe 30, banuese në Kuçovë, sepse në banesë, bashkëjetuesi, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Fier
1. Më datë 08.06.2018, në lagjen “8 Shkurti”, në sheshpushimin e pallatit ku banon, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi R.K. vjeç 57. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier.
2. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës  së Parë   Fier, për vlerësim, për shtetasin E.B. vjeç 26, banues në fshatin Qarr, sepse më datë 07.06.2018, në këtë fshat, duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen Y.Ç. vjeçe 66, banuese në Qarr, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë.
3. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasin F.D. vjeç 61, banues në fshatin Kasnicë, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
4. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasin Xh.M. vjeç 47, banues në Fier. Neni 237 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.B. vjeç 61, banues në Vlorë, sepse në lagjen “Partizani”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”  ka aksidentuar shtetasin E.B. vjeç 25, banues në Vlorë, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin V.A., vjeç 55, banues në Vlorë, bazuar në nenin 239 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2018, në Dukat-Fshat, është vjedhur banesa  e shtetasit S.N., vjeç 69. Punohet për përcaktimin e sendeve të vjedhura, identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.F. vjeç 22, banues në Tiranë. Nenet 121/a e 134 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Himarë
1. Më datë 09.06.2018,  shtetasi J.Gj. vjeç 44, banues në Himarë, ka bërë kallzim, se në Himarë, në një nga kabinat e plazhit, ka konstatuar se i kanë vjedhur një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë
1. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin H.D. vjeç 43, banues në Tiranë, sepse në Ksamil, ka bllokuar rrugën që shkon tek plazhi me pretendimin se është pronë e tij. Neni 277 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.06.2018, shtetasi S.D. vjeç 49, banues në Gjirokastër, ka bërë kallëzim se, më datë 07.06.2018, i është larguar nga banesa vajza A.D. vjeçe 17, me ish bashkëshortin, shtetasin E.M. vjeç 21, banues në Fier. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë.
3. Më datë 09.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D. vjeç 26, banues në fshatin Mursi, sepse në Livadhja, duke drejtuar kamionin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin L.R. vjeç 63, banues në fshatin Livadhja, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë. Neni 290/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Përmet
1. Më datë 09.06.2018, në fshatin Katundisht, në kasollen e bagëtive është gjetur i vetëvarur, i mituri E.D. vjeç 14. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Përmet.
Komisariati i Policisë Lezhë
1. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit L.M. dhe K.M. vjeç 60 dhe 24, banues në fshatin Rraboshtë dhe Ishull Shëngjin, me detyrë punonjës sigurie pranë një shoqërie sigurimi private , sepse gjatë natës, në Shëngjin, duke qenë me shërbim, ju është vjedhur me thyerje dyqani i lojërave të fatit në pronësi të shtetasit E.C. ku kanë marrë 4 televizorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 248 e 134 të Kodit Penal.
2. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin G.G. vjeç 55, banues në fshatin Dajç. Neni 201 i Kodit Penal.
3. Më datë 09.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen P.B. vjeçe 55, banuese në fshatin Tale, sepse djali i dajës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
4. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit A.L., K.L. dhe E.M., vjeç 21, 19 dhe 26, banues në Lezhë e Ishull Shëngjin. Nenet 150, 90 dhe 84 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin
1. Kurbin
Ndërhyrja në kohë rekord e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti i cili agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i përdorimit të armës së zjarrit si dhe sekuestrohet arma e zjarrit pushkë
Shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar i konfliktit
Me datë 09.06.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- R.L. vjeç 22, banues në Kurbin për veprat penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" " Kanosja" dhe " Prishje e  rendit dhe qetësisë publike" parashikuar nga nenet 278/1, 84 dhe 274 të Kodit Penal.
Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S.T. 48 vjeç, banues në Kurbin për veprën penale " Plagosje e lehtë me dashje" parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Në mesditën e datës  09.06.2018, shtetasi S.T., tek Ish - Uzina në Laç,  është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.L. ( vëllai i shtetasit R.),ku e ka goditur me mjet të fortë ( levë hekuri) duke i shkaktuar lëndime trupore,  i cili është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Në momentin që shtetasi R.L. ka marrë vesh për konfliktin, ka marrë një armë zjarri pushkë model 63, me fishekë, dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e shtetasit S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit.
Falë vlerësimit në kohë të situatës dhe njoftimit për konfliktin, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë shtetasin R.L. dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë me të cilën kishte kërcënuar dhe qëlluar.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin B.P., vjeç 41, banues në Lester, Milot në Kurbin, me detyrë Kryetar i fshatit Lester, pasi dyshohet se gjatë kontrollit të ushtruar në këtë fshat, në një zonë të pyllëzuar, janë konstatuar 2 parcela të shpyllëzuara, ku janë gjetur të kultivuara 27  bimë narkotike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Nenet 300 dhe 284 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 10.06.2018, në lagjen “Salo Halili”, në afërsi të një karburanti, nga persona të pa identifikuar, është goditur me sende të forta në kokë shtetasi E.Gj., vjeç 29, banues në fshatin Berdicë e Mesme, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Kukës
1. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin I.K. vjeç 21, sepse ka goditur, kanosur e fyer shtetasin M.K. vjeç 57. Nenet 90, 84 e 119 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Tropojë
1. Më datë 09.06.2018, në fshatin Curraj i Poshtëm, në banesë, ka vdekur shtetësia L.P. 19 vjeçe. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tropojë.

III. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
1. Më datë 09.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për të deportuarin nga Zvicra, shtetasin E.M. vjeç 24, banues në Kamzë, sepse më datë 19.01.2017, në afërsi të PKK Bllatë, në brezin jeshil, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
1. Më datë 09.06.2018, nga pala italiane është kthyer, në kategorinë deportiv, për qëndrim ilegal, shtetasi L.Xh. vjeç 52, banues në Kavajë, i cili më datë 20.03.2018, në PKK Blatë, ka kaluar kufirin për në Maqedoni. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.


Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
1. Kapshticë
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
- S.N. 48 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim penal nr 267 datë 24.06.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 2 muaj burg për veprën penale "Kallëzimi i rremë" parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.
Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat.
2. Më datë 09.06.2018, në SPKM Pustec, u kap shtetasi në kërkim M.A. vjeç 44, banues në fshatin Diellas. Neni 174 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
1. Më datë 09.06.2018, në SPKM Qafë Botë, në brezin jeshil u kap duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm, shtetasi V.E. vjeç 34, banues në Roskovec, i shpallur në kërkim për nenin 134 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
1. Më datë 09.06.2018, në SPKM Muriqan, u kap shtetasi në kërkim, R.K. vjeç 54, banues në Tiranë, për nenin 121 të Kodit Penal. Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë.
2. Më datë 09.06.2018,  u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, N.M. vjeç 31, banues në Kosovë, sepse në SPKM Muriqan, nga kontrolli në sistemin tims, rezultoi që e kërkonte Interpol Berna-Zvicër, për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur dhe qëndrim i paligjshëm.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
1. Më datë 09.06.2018, në SPK Morinë, u kap shtetasi në kërkim, I.H. vjeç 33, banues në Shijak, për nenin 143 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.06.2018, në SPKM Morinë, u kap shtetasi në kërkim F.P. vjeç 23, banues në Lezhë për nenin 130/a i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2