Durrës - Zbatim plan masash nga Qarkullimi Rrugor gjatë fundjavës.

Durrës

Zbatim plan masash nga Qarkullimi Rrugor gjatë fundjavës. ( për video klikoni mbi link) DURRES 4
Qëllimi: Parandalimi I aksidenteve rrugore dhe rritja e sigurisë në rrugë.

Vetëm në fundjavë janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 674 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 64 leje drejtimi.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës gjatë fundjavës, në vijim të zbatimit të planit të masave me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë kanë ushtruar kontrolle në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit.

Shumë drejtues mjetesh janë këshilluar nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor si: mospërdorimi I pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, vendosjen e rripit të sigurimit, mosperdorimin e aparateve celularë gjatë drejtimit të mjetit, respektimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.

Për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe Kodit Penal gjatë fundjavës janë marrë masat si më poshtë vijojnë:

• janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;
• janë pezulluar 54 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 10 leje drejtimi për drejtues të mjeteve nën ndikimin e alkoolit;
•janë ndëshkuar 38 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit;
• janë ndëshkuar 73 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;
• janë vendosur 674 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respktojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke eleminuar cdo shkak që shërben si burim aksidenti.

Kontrolle të tilla nga ana e Punonjësve të Qarkullimit Rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe fundjavë.

 

DURRES 3

DURRES 1

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1