Kurbin - Ndërhyrja në kohë rekord e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti i cili agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit

Kurbin

Ndërhyrja në kohë rekord e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti i cili agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit (për video klikoni mbi link) KURBIN 3

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i përdorimit të armës së zjarrit si dhe sekuestrohet arma e zjarrit pushkë

Shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar i konfliktit

Më datë 09.06.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

- R. L, 22 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" " Kanosja" dhe " Prishje e rendit dhe qetësisë publike" parashikuar nga nenet 278/1, 84 dhe 274 të Kodit Penal.

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S.T. 48 vjeç, banues në Kurbin për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje" parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Në mesditën e datës 09.06.2018, shtetasi S.T., tek Ish - Uzina në Laç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.L ( vëllai i shtetasit R.L),ku e ka goditur me mjet të fortë ( levë hekuri) duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin që shtetasi R. L ka marrë vesh për konfliktin, ka marrë një armë zjarri pushkë model 63, me fishekë, dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e shtetasit S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit.

Falë vlerësimit në kohë të situatës dhe njoftimit për konfliktin, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. L., dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë me të cilën kishte kërcënuar dhe qëlluar.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 

KURBIN 2

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2