Policia e Shtetit, gjatë fundjavës 11 Qershor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia  

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 67 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 21 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 5 persona për narkotikët.

Janë kapur 14 persona në kërkim.

7 persona për Dhunë në familje,     
                                
6 persona për veprën penale "Vjedhja".

3 persona për  Krime ndaj personit.

2 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

1 person për veprën penale "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë"

1 person për veprën penale "Prishja e qetësisë publike"

1 person për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës"

2 persona për veprën penale "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës"

2 persona për veprën penale "Pushtimi i tokës"

1 person për veprën penale "Mashtrimi në shuma të mëdha"

1 person për veprën penale "Falsifikimi".

Janë sekuestruar:
0.6 gramë e 12 doza Kokainë
4 armë zjarri,  6 fishekë, 3 gëzhoja.
1 armë e ftohtë ( 1 thikë), si dhe janë asgjësuar 401 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 161 persona.

Gjatë fundjavës është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
Tiranë- Operacion nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar i koduar “Banesa 2”. Ndalohet ndërtuesi për mashtrim pasi iu shet të njëjtin apartament dy personave të ndryshëm, si dhe procedohen në gjendje të lirë administratorja dhe ekonomistja e firmës së ndërtimit.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2