Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 Qershor 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja B.H., vjeçe 33, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.S., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Unaza e Madhe”, tek liqeni i Thatë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur brezin e betonit të rrugës dhe për pasojë është dëmtuar vet, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.I., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi më datë 10.06.2018, në rrugën “Sulejman Delvina”, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar këmbësorin S.Gj., vjeç 58, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.T., vjeç 61, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17/1, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”, është përplasur me  mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D.K., vjeç 29, banues në Lezhë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.H., vjeç 30, banues në Elbasan, pasi në unazën e qytetit Elbasan, duke drejtuar  mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin R.H., vjeç 70, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.Z., 47 vjeç, banues në Remanicë, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Velabisht-Starovë duke drejtuar motoçikletën tip 'Dayton' ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, duke marrë dëmtime të lehta.
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë rrugore rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur në masën 0.91 mg/l, si dhe pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.K., vjeç 63, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, pasi në rrugën dytësore Panaja-Vlorë, në vendin “Pusmezin”, duke udhëtuar në gjendje të dehur me çiklomotorin tip “Yamaha”, me pasagjer shtetasin M.A., vjeç 59, banues në Panaja, është rrëzuar e për pasojë është aksidentuar vetë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse pasagjeri mori mjekim dhe u largua nga spitali. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja L.M., vjeçe 52, banuese në fshatin Sheldi, Shkodër, pasi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, tek vendi i quajtur “Caraj”, duke udhëtuar si pasagjere, me mjetin tip “Benz”, është kapur duke transportuar 35 kuti me nga 200 cigare dhe 5 kg duhan i grirë, për t'i shitur në tregun e Milotit, pa faturë tatimore dhe pa dokumentacion malli. Nenet 288/a, 172, 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

Seksioni për narkotikët
Më datë 11.06.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit  F.Xh., dhe A.H., vjeç 23 e 24, banues në fshatin Dushaj, Fushë-Bulqizë, Dibër, pasi në Lezhë, në mjetin tip “Benz”, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Marijuanë dhe gjatë kontrollit fizik, iu gjetën e sekuestruan 12 doza lëndë e dyshuar narkotike llojit Kokainë. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasit P.Gj., 24 vjeç, banues në Kurbin, i pa pajisur me leje drejtimi, pasi duke drejtuar mjetin Audi A6 në aksin rrugor Laç- Laguna e Patokut, është përplasur me mjetin motor pa targa që drejtohej nga shtetasi A.Gj. 24 vjeç, banues në Kurbin. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit shtetasi A.Gj. si dhe ka marrë dëmtime pasagjeri i motorit shtetasi L.G., 24 vjeç, banues në Patok - Kurbin, i cili ndodhet në Q.Traumave në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin V.R., vjeç 28, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se në aksin rrugor Kurbnesh-Rrëshen, në dalje të Kurbneshit, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja, shtetasja A.N., vjeçe 29, banuese në Tiranë, e cila pasi ka marrë mjekim në spital është larguar për në banesë, pa probleme. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.P., vjeç 22, banues në fshatin Gurës, Kurbin, pasi në PKK Muriqan, Shkodër, në autobusin e linjës Tiranë-Milano, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.F., vjeç 49, banues në fshatin Rrence, Shkodër, pasi në rrugën Shkodër–Koplik, në Golem, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, foristradë, ka aksidentuar me vdekje shtetasin B.B., vjeç 53, banues në fshatin Golem dhe aksidentuar bashkëshorten e tij, A.B., vjeçe 44, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin A.S., vjeç 14, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se në rrugën e nënstacionit elektrik, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Lançia”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Shupenzë-Peshkopi, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka dëmtuar rëndë shtetasin S.K., vjeç 55, i cili ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H.M., vjeç 77, banues në Amerikë, pasi dyshohet se në rrugën “Vath Koreshi”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.P., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, në rrugën “Shyqeri Brari”, kanë vjedhur banesën e shtetases H.M., vjeçe 83, banuese në Tiranë, ku kanë marrë disa bizhuteri floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim, F.P., vjeç 25, banues  në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.06.2018, në rrugën “Ymer Kurti“, në mjetin tip “Volksvagen”, pronë e shtetasit E.K., vjeç 22, banues në Tiranë, disa persona të paidentifikuar, kanë vjedhur një sasi euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 10.06.2018, në rrugën Him Kolli”, në banesë, ka vdekur shtetasi R.K., vjeç 64, banues në Tiranë. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale, si pasojë e ndonjë ataku kardiak. Pritet vendimi i aktit të ekspertit mjeko-ligjor. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.H., vjeçe 44, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e saj, ish bashkëshorti M.B., vjeç 47, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit I.D., G.Xh., dhe E.D., vjeç 29, 23 e 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko”, kanë goditur me grushte shtetasit V.Gj., dhe N.Gj., vjeç 19 e 21, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit A.M., më datë 10.06.2018, u paraqit në komisariatin e policisë, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 10.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen O.K., vjeçe 22, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se babai, A.K., vjeç 59, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.Gj., vjeçe 27, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti M.Gj., vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.V., dhe E.T., vjeç 34 e 32, banues në Tiranë, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar punonjësin e policisë rendit. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, shtetasi A.Gj., vjeç 61, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se, gjatë natës, në rrugën “5 Maj”, pallati nr. 3, i kanë vjedhur motorin 50 cc. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u referuan materilet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.Q., vjeç 32, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vjehrrës, K.K., dhe M.Ç., vjeç 19 dhe 39, banuese në Tiranë, të cilave iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.K., vjeçe 19, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, F.Q., vjeç 32, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.Ç., vjeçe 39, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se dhëndëri i saj, F.Q., vjeç 32, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.Ç., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ankara“ Kamëz, nga biznesi privat, në mënyrë të vazhdueshme ka sjellë shqetësime të ndotjes akustike dhe ndotjes së ajrit, duke shqetësuar shtetasin B.D., vjeç 44, banues në Tiranë. Nenet 274 e 201 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.R., vjeç 29, banues në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.B., vjeç 21, banues në Tiranë, për vepren penale “Përvetësim i produkteve të veprës penale”. Nga veprimet e kryera, E.R., rezultoi autor i dy ngjarjeve të tjera. Nenet 134 dhe 287 të Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.A., vjeçe 33, banuese në Kamëz, pasi dyshohet se bashkëshorti, B.A., vjeç 46, i dënuar më parë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 10.06.2018, në rrugën “Azem Meshi”, në banesë, shtetasi T.D., vjeç 64, banues në Tiranë, u konstatua duke kryer punime në tarracën e banesës, për të cilat dispononte një kthim përgjigje nga Njësia Administrative Kashar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.N., vjeç 31, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, bazuar në nenin 130/a të Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.G., vjeç 28, banues në Mëzes, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi dyshohet se në Mëzez, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e 1 dozë bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283  i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.R., vjeç 27, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e punohet për kapjen e shtetasit S.R., vjeç 30, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”. Nenet 274, 278, 283, 300, 301 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit R.Sh., vjeç 38, banues në Durrës, pasi dyshohet se në fshatin Domje, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes dhe vjehrrës Dh.H., dhe S.H., vjeç 35 e 55, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.M., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 09.06.2018, në aksin rrugor Vorë–Fushë Krujë, ka hedhur inerte duke ndryshuar kufijtë e pronës, parcelë arë, në pronësi të shtetasit H.J., vjeç 71, banues në Vorë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.06.2018, gjatë natës, në  lagjen nr. 18, është vjedhur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Ç., vjeç 50, banues në Durrës, të cilin e kishte parkuar pranë banesës. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin D.D., vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Gjirin e Lalzit, në një kompleks është kapur duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, ka bërë kallëzim shtetasi M.M., vjeç 17, banues në Durrës, se më datë 09.06.2018, në lokalin e tij në lagjen Nr. 12, persona të pa identifikuar, i kanë vjedhur një telefon celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit  E.C., vjeç  26, banues Elbasan, pasi dyshohet se  në lagjen “Emin Matraxhiu”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë të rendit. Neni 242 i Kodit Penal.  

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F.M., vjeç 25, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në qytet, duke drejtuar mjetin “Volkswagen”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Dh.Q., vjeçe 46, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti, I.Q., vjeç 56, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin G.D., vjeç 18, banues në fshatin Togëz, pasi dyshohet se në fshatin Xhyrë, ka goditur me sende të forta shtetasit B.D., dhe Sh.P., vjeç 53 e 64, banues në fshatin Xhyrë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Gramsh
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetasi:
V.M., 51 vjeç, banues në Muçaj, Gramsh.
Shtetasi i lartpërmendur në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme duke e goditur me sende të forta në kokë nënën e tij shtetasen H.M., 76 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Gramshit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Dhuna në Familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.06.2018, shtetasi E.K., vjeç 51, banues në lagjen Nr. 9, ka bërë kallëzim se, pranë banesës, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur një distributor të motoçikletës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, në një pikë karburanti në lagjen nr. 6, një shtetas i paidentifikuar i ka kërkuar rojes së karburantit, lekët e xhiros dhe më pas është larguar pa marrë asgjë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 10.06.2018, në spital ka shkuar shtetasja L.M., vjeçe 35, banuese në Devoll, e cila kishte pirë medikamente mjekësore dhe pas mjekimit u largua në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.D., 26 vjeç, banues në Mat.
Arrestimi i tij u bë pasi gjate natës në fshatrat Lin dhe Buqezë, të rrethit Pogradec, ky shtetas ka vjedhur 7 (shtatë) bagëti të trasha, në pronësi të shtetasve L.B, 55 vjeç dhe R.S, 50 vjeç, E.Sh, 27 vjeç dhe F.Sh, 69 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti tip "FIAT" së bashku me bagëtitë e vjedhura. 
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Pogradec, për shtetasen S.R., vjeçe 61, banuese në fshatin Petrushë, pasi dyshohet se më datë 10.06.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit, R.R., vjeçe 28. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasen V.I., vjeçe 41, banuese në Ura Vajgurore, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi L.I., vjeç 41, ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa duke braktisur fëmijët. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B., vjeç 24, banues në fshatin Syzes, Ura Vajgurore, i dënuar më parë për veprën penale ”Vjedhja”, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Berat “Arrest shtëpie”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.T., vjeç 36, banues në fshatin Kafaraj, pasi dyshohet se më datë 08.06.2018, në Frrakul, duke drejtuar motorin tip “Honda” pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar e ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
G.D., 48 vjeç, banues në Luar, Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit M.Ç, 46 vjeç, banues në Roskovec.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Luar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pajisje elektrike të vjedhura në banesën e shtetasit M.Ç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje" parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin S.T., vjeç 58, banues në Fier, pasi dyshohet se i vëllai, T.T., vjeç 63, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
J.V., 31 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 10.06.2018 ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike duke e goditur me grushte nënën e tij shtetasen Sh.V., 60 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.V., vjeç 24, banues në Patos, pasi në unazën e qytetit Patos, është kapur duke drejtuar në ndikimin e alkoolit, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.K., vjeç 31, banues në Divjakë, pasi në Divjakë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin M.D., vjeç 28, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Fier-Lushnje, në Kolonjë, duke drejtuar mjetin tip “Leksus”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Citroen”, që drejtohej nga shtetasi E.A., vjeç 33, banues në Fier, si pasojë ky mjet ka goditur mjetin para tij të drejtuar nga shtetasi A.N., vjeç 36, banues në Shkodër, si pasojë ka marrë ndihmë mjekësore në spitali i mituri 2 muajsh, i cili është larguar në banesë, udhëtonte në automjetin që drejtohej nga E.A. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasit L.M., dhe A.H., vjeç 50 e 39, banues në fshatin Zharnec, pasi dyshohet se në aksin rrugor Lushnje-Zharnec, në fshatin Zharnec, duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetin tip “Linfa” pa targë, është përplasur me motomjetin tip “Kimora” pa targë, pa dekumentacion, ku si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe pasagjeret, shtetaset A.M., E.M., dhe K.H., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.06.2018, gjatë natës, në fshatin Cerkovinë, është vjedhur lokali i shtetasit E.B., vjeç 42, ka kanë marrë një televizor dhe 3.000 lekë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin S.S., vjeç 57, banues në Borsh, pasi dyshohet se më datë 09.06.2018, në Borsh, ka kanosur shtetasen F.N., vjeçe 50, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Në vijim të informacionit i cili bën fjalë për vjedhjen e një celulari dhe një sasi euro shtetasit Sh.M., më datë 10.06.2018, u ndalua shtetasi në kërkim V.E., vjeç 34, banues në Roskovec, Fier, të cilit, gjatë kontrollit, iu gjetën sendet e vjedhura. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit R.P., dhe J.B., vjeç 19 e 36, banues në Ksamil e Tiranë, pasi dyshohet se më datë 06.06.2018, në lagjen nr. 1, kanë goditur me mjete të forta njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 09.06.2018, gjatë natës, në fshatin Juban, është vjedhur stalla e bagëtive e shtetasit N.L., vjeç 57, ku i kanë marrë dy lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 10.06.2018, në fshatin Kryezi, Fushë Ares, është vjedhur banesa e shtetasit D.A., vjeç 84, ku kanë marrë një sasi euro euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 10.06.2018, në banesë, është vetëhelmuar me ilaçe mbi dozë shtetasia M.S., vjeçe 64,  e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasit L.M., dhe P.F., vjeç 29 e 58, banues në Tiranë e Lezhë, inxhinieri i firmës ndërtuese të HEC-it dhe zjarrmëtari, pasi dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve për ndërtimin e HEC-it në Valbonë, në vendin e quajtur dalja e Dragobisë, kanë kryer një shpërthim me lëndë plasëse, si pasojë janë këputur dy përcjellës të tensionit 10.000 KV si dhe në parcelat e fshatarëve kanë rënë një sasi gurësh. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 10.06.2018, ka bërë kallëzim shtetasja S.P., vjeçe 22, banuese në Fushë Bulqizë, se në banesë, ka konstatuar vjedhjen e disa bizhuterive floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasit K.V., A.Ll., R.Xh., dhe B.R., vjeç 15, 16, 15 dhe 15, banues në Bulqizë e Vajkal, pasi dyshohet se kanë shtyrë për të ndezur, mjetin tip “Benz”, drejtuar pa leje drejtimi nga shtetasit K.V., ku aksidentalisht është rrëzuar shtetasi Sh.S., vjeç 20, banues në Bulqizë, të cilin e kanë lënë tek porta e spitalit, nën kujdesin e mjekëve dhe janë larguar, pa kallëzuar për ngjarjen. Nenet 291 e 300 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.N., dhe u referuam materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin T.L., vjeç 25 e 20, banues në Burrel e fshatin Mallunxë, pasi dyshohet se më datë 09.06.2018, në Burrel, te “Kryqëzimi i Turizmit”, G.N., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Skygo”, pa targë, që drejtohej pa leje drejtimi nga T.L., për pasojë është aksidentuar T.L., dhe pasagjeri A.K., vjeç 17, banues në Burrel, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/2 e 291 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 06.06.2018, në DVKM Tiranë, u paraqitën 5 shtetas pakistanezë, emigrantë të paligjshëm, T.A., S.A., Q.A., I.A., dhe M.A., vjeç 29, 21, 21, 40 e 19, të cilët më datë 03.06.2018, kanë hyrë në mënyrë ilegale nga Kapshtica. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.K., vjeç 20, banues në Dibër, depërtuar nga Gjermania, pasi dyshohet se më datë 06.06.2018, në afërsi të P.K.K, Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 10.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.C., vjeç 31, banues në Pogradec, pasi dyshohet se më datë 05.02.2008, në afërsi të PKK Kapshticë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 10.06.2018, në P.K.K, Hani i Hotit, në afërsi të”Varrit ushtarit”, u kapën shtetasit e huaj, F.G., J.A., M.M., H.M., B.M., A.Y., e B.M., vjeç 18, 20, 20, 21, 21, 20 e 23, lindur në Siri, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave shtetasit u dërguan në Q.K.P. të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Më datë 10.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.P., vjeç 22, banues në Laç, pasagjer në autobusin e linjës Tiranë-Milano, pasi dyshohet se në P.K.K, Muriqan, në çantë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2